KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Haki Çako u rrëmben bashkive tenderat e emergjencave civile
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Haki Çako u rrëmben bashkive tenderat e emergjencave civile
AnalizeFinanceFokusKryesoreZhvillim

Haki Çako u rrëmben bashkive tenderat e emergjencave civile

Përditësimi i fundit: 8 Tetor, 2026 9:06 am
146 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) pritet të kthehet në një nga institucionet me fuqinë më të madhe ekonomike dhe tenderuese në vend. Një projektligj i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes e kalon kompetencën e tenderave për mbrojtjen civile tek AKMC, duke i hequr këto proccedura prokurimi nga bashkitë apo institucionet e tjera.

Në ligjin ekzistues të vitit 2019, AKMC-ja kishte kryesisht një rol koordinues, teknik dhe monitorues. Kur ndodhnin fatkeqësi natyrore ose kur duheshin blerë mjete logjistike (si zjarrfikëse, pajisje shpëtimi apo ndërhyrjeje), tenderat zhvilloheshin në mënyrë të decentralizuar nga vetë ministritë e linjës (si ajo e Infrastrukturës, Shëndetësisë apo Mbrojtjes) dhe nga 61 bashkitë e vendit sipas territoreve të tyre.

Projektligji i ri i propozuar përmbys tërësisht këtë skemë përmes ndryshimeve në Nenin 23, ku AKMC-së i jepet zyrtarisht statusi i Organit Qendror Blerës. Ky ndryshim specifikon se agjencia merr kompetencën ekskluzive për:

• Rindërtimin e infrastrukturës kritike: Lidhjen e marrëveshjeve me operatorët ekonomikë për rehabilitimin dhe rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga fatkeqësitë në emër të të gjitha institucioneve të tjera.

• Blerjet logjistike operative: Hartimin e standardeve dhe blerjen e centralizuar të të gjitha mjeteve dhe pajisjeve logjistike për të gjitha strukturat operacionale të Sistemit Kombëtar të Mbrojtjes Civile.

Për vitin 2026, buxheti i akorduar për Emergjencat Civile dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) kap një vlerë totale prej 5.1 miliardë lekësh (afro 53 milionë euro).

Fondi prej 5.1 miliardë lekësh administrohet nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Ai përfshin fonde për investime infrastrukturore (si rehabilitimi i digave), blerjen e makinerive dhe pajisjeve të reagimit emergjent, rritjen e pagave të personelit si dhe fondet për dëmshpërblimin e qytetarëve të prekur nga fatkeqësitë natyrore.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

LIDL/ 100 milion euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Der Standard: Rama duket gjithmonë e më nervoz!

Në Budapest paratë gjenden në pyje, ndërsa në Tiranë korrupsioni mbetet pa ndëshkim

GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me 2 vjet burg

Landfilli i Fushë-Krujës punon pa lejë mjedisore, IKMT hesht

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në 1 vit Rama i dha 32 milion euro Ron Yeffet-it! Ja si përdoren paratë
Artikulli tjetër Projektligji për mjedisin ngre pikëpyetje për standardet e BE-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Independent”: Pse NATO nuk do mblidhet në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Nëntor, 2026
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Koment Kryesore Politike Sociale 16 Nëntor, 2026
Kush po shkakton kaos në Evropë?
Analize Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 16 Nëntor, 2026
Protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.