KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ILDKPI nuk ka parë pasurim të paligjshëm të pushtetarëve gjatë vitit 2025
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > ILDKPI nuk ka parë pasurim të paligjshëm të pushtetarëve gjatë vitit 2025
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionZhvillim

ILDKPI nuk ka parë pasurim të paligjshëm të pushtetarëve gjatë vitit 2025

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2026 10:58 am
74 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Teksa SPAK vijon të shtojë listën e politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar, që pasurohen në formë të paligjshme, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) nuk sheh thuajse asgjë. Krisma nuk ka pasur, e nëse  ka pasur, kanë qenë diku larg.

VNA ka siguruar raportin e tij vjetor për vitin 2025. Për këdo që ka pritur ndonjë kthesë serioze në zbulimin e pasurive të paligjshme të pushtetarëve, ky dokument nuk është gjë tjetër veçse një dëshmi e radhës e një institucioni që mjaftohet me statistika burokratike dhe “përparime” në letër, ndërkohë që korrupsioni galopant mbetet i paprekur në terren.

Më poshtë renditen gjetjet më kritike të këtij raporti, të cilat konfirmojnë se pas fasadës së integrimit evropian fshihet një dështim i madh institucional.

Premtohet metodologjia e “Red Flags”, po ku ishin deri tani?
Një nga pikat më kritike të raportit është pranimi implicit se deri më sot, ILDKPKI ka kontrolluar pasuritë e zyrtarëve me sy mbyllur, pa një analizë të mirëfilltë risku. Vetëm në vitin 2025, nën presionin e Bashkimit Evropian dhe Kuvendit, po tentohet të futet një model i bazuar në indikatorë risku (“Red Flags”). Raporti thotë:

“…ka avancuar metodologjinë e verifikimit të deklarimeve përmes një modeli kontrolli të bazuar, jo vetëm në skemën e parashikuar nga kuadri ligjor në fuqi, por edhe në draftimin e përfshirjen e indikatorëve të riskut (“Red Flags”)…”

Dhe ku ndodhet ky sistem kaq jetik sot? Ende nëpër letra e manuale “në proces zhvillimi”. Raporti konfirmon se: “ILDKPKI është në kontakt me ekspertët e projektit mbi zhvillimin në proces të manualit të brendshëm të verifikimit të shenjave paralajmëruese…”. Pyetja që lind natyrshëm është: Si janë kontrolluar deri më sot pasuritë e politikanëve tanë pa u përdorur këta tregues risku?!

Gjoba po, në prokurori jo…
Në analizën statistikore, ILDKPKI përpiqet të shesë si sukses vendosjen e 75 masave administrative me gjobë dhe vetëm 16 referime penale përgjatë vitit 2025. Ky raport dëshmon qartë se institucioni preferon të vendosë gjoba të thjeshta financiare sesa të çojë zyrtarët e korruptuar para drejtësisë penale.

Për vitin 2025, raporti tregon se:“Janë aplikuar në total 33 masa administrative me gjobë për shkelje të kuandrit ligjor për deklarimin e interesave private” dhe “Janë aplikuar në total 15 masa administrative me gjobë për shkelje të kuandrit ligjor për parandalimin e konfliktit të interesave”.

Kjo qasje “gjobit dhe harro” është bërë një lloj takse komode për zyrtarët e lartë. Pagesa e një gjobi është një çmim qesharak për të fshehur miliona euro pasuri të padeklaruara. Ky nuk është track-record i një lufte pa kompromis, por një bilanc administrativ i mjerueshëm.

Lufta ndaj konfliktit të interesit, një tjetër ligj zvarrë
Saga e paaftësisë vijon me kuadrin ligjor për konfliktin e interesit. Ndërsa GRECO dhe BE theksojnë se legjislacioni shqiptar mbetet “relativisht kompleks”, ILDKPKI mjaftohet me deklaratën se projektligji i depozituar që në vitin 2021 (!) pritet të miratohet në tremujorin e parë të vitit 2026. Katër vite zvarritje për një projektligj që duhet të ishte shtylla e integritetit zyrtar. Raporti thekson se ky ligj i ri:

“…synon modernizimin dhe konsolidimin e kuadrit ligjor ekzistues… me qëllim garantimin e ushtrimit të paanshëm të funksioneve publike dhe parandalimin e ndikimit të interesave privatë në proceset e vendimmarrjes…”

Nëse ky modernizim vjen me ritme të tilla breshke, administrata publike do të vazhdojë të mbetet e mbytur nga interesat privatë edhe për shumë vite të tjera.

Raporti i ILDKPKI për vitin 2025 është një autogol institucional. Ai dëshmon se lufta ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë në Shqipëri mbetet peng e mungesës së akteve nënligjore, metodologjive të mbetura rrugëve në fazë “draftimi” dhe një dëshire të madhe për t’u mbrojtur pas gjobave sesa pas prangave. Partnerët ndërkombëtarë mund të vazhdojnë t’i zgjedhin drejtuesit e këtij institucioni si “zëvendëspresidentë” rrjetesh ndërkombëtare, por për qytetarët shqiptarë, ky institucion mbetet një nga zhgënjimet më të mëdha të reformës në drejtësi.

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Botërori 2026/ Për herë të parë 3 ceremoni hapëse

Shpërthimi me tritol në tokën e fisit Nikulaj në Lezhë

Valë emigrantësh drejt Kretës, qindra mbërrijnë nga Libia

Ministri britanik i Mbrojtjes dorëhiqet

Berishës iu hoq “non grata” amerikane, por DASH ende pa konfirmim publik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tërhiqet SPAK-u/ Zhbllokohen paratë e Zvërnecit
Artikulli tjetër “Al Jazeera”: Protesta para Kryeministrisë nisi pasi Ivanka Trump tha, se Sazani është ishull privat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Klaus Gjasula transferohet te Hoffenheimi
Aktuale Sociale Sporti 11 Qershor, 2026
Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 11 Qershor, 2026
Një leksion i çmuar nga Argjentina
Analize Bota Finance Fokus Politike Sociale 11 Qershor, 2026
Papa çmonton axhendën e Sançezit
Analize Opinion Politike Zhvillim 11 Qershor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.