KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lirohen të gjithë të akuzuarit në rastin e “grushtshtetit” në Mal të Zi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Lirohen të gjithë të akuzuarit në rastin e “grushtshtetit” në Mal të Zi
FokusRajoni

Lirohen të gjithë të akuzuarit në rastin e “grushtshtetit” në Mal të Zi

Përditësimi i fundit: 12 Korrik, 2024 1:03 pm
159 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Të 13 të akuzuarit për rastin e “grushtshtetit” në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi në vitin 2016, u shpallën të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Podgoricë.

Vendimin e mori një trup gjykues prej tre anëtarësh i gjyqtarit Zoran Radoviq.

“Nuk kishte asnjë provë se të akuzuarit ishin fajtorë për veprat për të cilat ngarkoheshin, kështu që ata lirohen nga akuzat”, tha Radoviq.

Vendimi liroi shtetasit rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të akuzuar për organizimin dhe financimin e ndryshimit të dhunshëm të Qeverisë në Mal të Zi.

Gjithashtu u liruan udhëheqësit e Frontit Demokratik pro-rus, Andrija Mandiq – kryetar aktual i Kuvendit të Malit të Zi – dhe deputetët Millan Knezheviq dhe Mihajllo Çagjenoviq, pastaj gjenerali në pension i xhandarmërisë serbe, Bratisllav Dikiq, si dhe shtatë shtetas të tjerë serbë, të arrestuar në ditën e zgjedhjeve më 2016.

Gjykatësi Radoviq tha se që dikush të shpallet fajtor, duhet të ketë fakte të sigurta “dhe të tilla nuk ka”.

“Armë nuk kanë hyrë kurrë në Mal të Zi. Pajisjet që është dashur të përdoren për të hyrë me forcë në Kuvend, nuk janë futur në Mal të Zi. Dhe, pretendimi se njësitë speciale është dashur të qëllojnë në policinë malazeze, nuk është vërtetuar”, tha ai.

Në shpalljen e aktgjykimit nuk morën pjesë as prokurorët specialë dhe as të akuzuarit, por vetëm avokatët mbrojtës.

Prokuroria Speciale pritet ta apelojë vendimin.

Ky është vendimi i dytë i Gjykatës së Lartë në një proces që zgjat që shtatë vjet, i bazuar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, e cila i ngarkonte të pandehurit për tentativë terroriste për të rrëzuar Qeverinë me dhunë, në vitin 2016.

Të gjithë të akuzuarit u dënuan në shkallë të parë në vitin 2019 me gjithsej 70 vjet burg.

Dy vjet më vonë, Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim dhe urdhëroi gjykim të ri.

Çfarë thoshte aktakuza e Prokurorisë Speciale?

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, shtetasit rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, ishin organizatorët dhe financuesit e tentativës për rrëzimin me dhunë të Qeverisë në Mal të Zi, në ditën e zgjedhjeve, më 16 tetor të vitit 2016.

Të gjithë u akuzuan se kanë tentuar t’i sulmojnë me armë qytetarët e mbledhur para Kuvendit të Malit të Zi dhe policinë, si dhe të kryejnë sulme të gjera terroriste në njësitë speciale të policisë.

U akuzuan, po ashtu, se kanë synuar të marrin Kuvendin, të shpallin fitoren e Frontit Demokratik, si dhe të arrestojnë ose likuidojnë kryeministrin e atëhershëm të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Asnjë nga të akuzuarit nuk e pranoi fajësinë dhe ata mohuan se njiheshin mes vete.

Ish-udhëheqësi i Frontit Demokratik pro-rus, Andrija Mandiq, është kryetar aktual i Kuvendit të Malit të Zi, ndërsa Millan Knezheviq është anëtar i shumicës qeverisëse.

Ata e akuzuan Qeverinë e asaj kohe, të udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviqit, se po kryente hakmarrje politike kundër Frontit Demokratik – atëkohë në opozitë – përmes Prokurorisë Speciale.

Partia e Gjukanoviqit e humbi pushtetin në vitin 2020. Ndërkohë, kryeprokurori special, Millivoje Katniq, i cili përfaqësonte aktakuzën në këtë gjykim, u zëvendësua.

Megjithatë, Prokuroria e re Speciale, e udhëhequr nga Vlladimir Novoviq, nuk e ndryshoi dhe as s’e hodhi poshtë aktakuzën e Katniqit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shkodër/ Shpërthim me tritol, në banesën e policit të kriminalistikës

PD krijon grup avokatësh për protestuesit e shoqëruar apo arrestuar

Të lënduarit gjatë protestës në Tiranë, një efektiv i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Katër protestues nën kujdes mjekësor

Qeveria duhet të kuptojë pa humbur kohë se, sot kërkohet zgjidhje politike madhore

Protestuesit e shtrirë përtokë, reagon Policia: S’janë në komisariat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 10 000 të burgosur u liruan më herët, por burgjet në Britani sërish në krizë
Artikulli tjetër BE “fshikullon” platformën X: Po mashtron përdoruesit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Egnatia ndal Midtjyllandin, rrogozhinasit marrin një pikë të merituar në Elbasan
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 16 Tetor, 2026
Milan shpërthen në Europa League, ‘poker’ ndaj Salzburgut!
Aktuale Analize Sociale Sporti 16 Tetor, 2026
Trump shkarkon Paolo Zampollin nga Departamenti i Shtetit
Bota Fokus Politike Zhvillim 16 Tetor, 2026
Tirana mes flakëve e tymit, në ditën e tretë të protestës së studentëve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.