KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Miri i “Vale Recycling” merr 365 mijë € për asgjësimin e mbetjeve spitalore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Miri i “Vale Recycling” merr 365 mijë € për asgjësimin e mbetjeve spitalore
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Miri i “Vale Recycling” merr 365 mijë € për asgjësimin e mbetjeve spitalore

Përditësimi i fundit: 20 Prill, 2026 10:22 am
29 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Biznesi i pistë e asgjesimit të mbetjeve spitalore ka qenë një më fitimprurësit për disa kompani, të cilat deri para pak kohësh kacafyteshin dhe akuzonin njëra-tjetrën, apo pronarët e tyre, për abuzime të mëdha në bërjen e dokumenteve. Aktualisht, pas hyrjes në “lojë” me letra të oligarkut Klodjan Allajbeu, pronari i Spitalit Amerikan, firmat kanë filluar bashkëpunimet, madje në disa raste i hapin “rrugën” për të marrë tendera në spitalet universitarë, rajonalë apo edhe lokalë.

Vox News ka raportuar në vijimësi për tenderat e dyshimtë për asgjesimin e këtyre mbetjeve, aktorët e përfshirë, arrestimet, hetimet apo edhe vendimet tepër të dyshimta të institucioneve shtetërore për të favorizuar disa individë. Në këto radhë do të rikthehemi te kompania VALE RECYCLING, në pronësi të Elvis Mirit, e cila ka “fshirë” çdo përjashtim apo hetim dhe vijon të marrë para publike.

Redaksia ka analizuar dokumente të reja, përkatësisht një vendim të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, të datës 16 prill 2026, e cila e ka nxjerrë fitues Mirin për një tender me vlerë 365 mijë euro për asgjesimin e mbetjeve spitalore. Dokumentet e përpiluara nga institucionet shtetërore duket se i përshtaten më së miri kësaj firme, pasi megjithëse ka ofruar më shumë sesa konkurenti, sërish është shpallur fituese.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, në datën 16 prill 2026, OBP ka shpallur fituesin e tenderit të hapur pak javë më parë. Objekti i tenderit është “trajtim dhe asgjesim i mbetjeve të rrezikshme spitalore”, me një fond limit prej 35,204,880 lekë ose 364,628 euro pa tvsh. Kohëzgjatja e tenderit është 24 muaj.

Në dokumente shkruhet se kriteret e përzgjedhjes së fituesit është oferta ekonomikisht e favorshme bazuar në kosto dhe jo në çmim. Pikërisht ky kriter lë shumë vend për diskutime, pasi nuk fiton gjithmonë firma që ofron më pak, por ajo që plotëson letrat e institucioneve shtetërore.

Një skemë që po vijon të përdoret masivisht, ku firmat që marrin pjesë, vlerësohen me pikë, pavarësisht çmimit që kanë dhënë. E tillë ka qenë procedura aktuale, ku oferta dha kompania MEDI – TEL që ofroi 29,961,600 lekë pa TVSH. Totali i pikëve të marra ka qenë 233,85 pikë.

Ndërkohë, operatori ekonomik V.A.L.E. RECYCLING ofroi 34,830,360 lekë pa TVSH. Megjithëse ka ofruar dukshëm më shumë, rreth 50 mijë euro, kompania e Elvis Mirit mori 249,9 pikë. Më pas, u shpall edhe fituese.

Metamorfoza e Elvis Mirit për një periudhë të shkurtër është mbreslënëse, pas një seri ulje ngritjesh. Prokuroria e Tiranës e akuzon për një tender të mëparshëm të Spitalit Shefqet Ndroqi, të cilën e ka fituar me letra false. Ndërkohë, vetë ky spital e shpalli Mirin dhe Allajbeun fitues të tenderit në vitin 2025.

Metamorfoza është ndryshim i madh dhe i dukshëm që pëson dikush a diçka. Kështu ka ndodhur edhe me Elvis Mirin, i cili në vitin 2025 fitoi tenderin e majmë prej 1.2 milionë eurosh nga Senatoriumi. Në datën 2 maj 2025 ai u shpall fitues, teksa në fund të muajit maj po 2025, Prokuroria e Tiranës nxori një njoftim ku lajmëronte se kishte përfunduar hetimet për Mirin dhe disa zyrtarë të tjerë për abuzime të mëdha në marrjen e tenderëve.

Vox News ka raportuar në disa investigime këtë skemë të dyshuar kriminale, të asgjesimit të mbetjeve spitalore. Redaksia jonë ka analizuar edhe procedura të mëparshme, ku dy firmat kanë përplasur “brirët”, teksa në letra shkruajnë për favorizime për njërën apo tjetrën. Madje, Elvis Miri u arrestua në vitin 2024, ku “çudia” zgjati vetëm disa javë, pasi ai u lirua dhe me vendim gjykate hoqi edhe pezullimin për të marrë pjesë në tendera.

Elvis Miri u arrestua në qershor të vitit 2024 për abuzime me dokumentet që merrte pjesë në tenderat e mbetjeve spitalore. Ai u akuzua se ka marrë pjesë në mbi 200 tendera për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016, teksa ka akuzohet se ka mashtruar në lidhje me pajisjet e kompanisë.

“Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve’, ‘menaxhimi i mbetjeve’ dhe ‘aktivitetet e rrezikshme’” tha policia në 2024-ën. Krahas tij u akuzuan edhe disa inspektore të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. “Nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë” do të deklaronte policia.

Pas hetimeve dhe arrestimit, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit i pezulloi lejen mjedisore këtij subjekti. Firma i është drejtuar gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, ku ndër të tjera, ka kërkuar sigurimin e padisë për pezullimin e zbatimit të këtij akti. Kjo gjykatë ka pranuar kërkesën “duke pezulluar zbatimin e aktit administrativ deri në zgjidhjen përfundimtare të cështjes administrative”.

Disa muaj pas hetimeve dhe arrestimeve, Elvis Miri fillimisht u lirua nga gjykata dhe më pas, në muajin janar 2025, u rikthye si administrator i firmës “V.A.L.E RECYCLING”. Operacioni, sipas këtyre dokumenteve dhe veprimeve, rezultoi vetëm një “flluskë”, pasi ai arriti që brenda disa muajsh të rikthehej në tenderat publikë.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bonus-malus ul siguracionet për shoferët e mirë

Golemizohet Himara! Rama jep leje për kulla në perlën e Jugut

Sa po humbin shqiptarët nga lufta në Lindjen e Mesme?

Si pastrohen milionat e mafies së kokainës përmes sistemit Hawala

Bardh Spahia dënohet me 100 mijë lekë gjobë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore
Artikulli tjetër Bardh Spahia dënohet me 100 mijë lekë gjobë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 20 Prill, 2026
“Show me pranga” i SPAK-ut përfundon me dënime qesharake
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 20 Prill, 2026
Sherri mes shoferëve alarmoi Ambasadën e Katarit në Tiranë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Prill, 2026
Edi Rama bën vlerësuesin për ekzekutivin italian
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 20 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.