KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një muaj paraburgim për të dyshuarit për vrasjen e policit Lika
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Një muaj paraburgim për të dyshuarit për vrasjen e policit Lika
AktualeAnalizeFokusRajoni

Një muaj paraburgim për të dyshuarit për vrasjen e policit Lika

Përditësimi i fundit: 23 Prill, 2025 8:18 am
221 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për të caktuar një muaj paraburgim për gjashtë të dyshuarit e arrestuar një ditë më parë në lidhje me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

Të dyshuarit, të cilët u identifikuan nga prokuroria vetëm me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., vijnë nga Kaçaniku në jug të Kosovës. Ata akuzohen për vrasje të rëndë.

Muhamed Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jeton në Kaçanik, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.

Në vendimin e Gjykatës Themelore thuhet se ekziston dyshim i bazuar se “të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë”.

Menjëherë pas përfundimit të seancës në Gjykatën Themelore të Ferizajt për caktimin e masës, dy nga avokatët e të dyshuarve, thanë se klientët e tyre – R.M. dhe D.G. – mohojnë të kenë qenë të përfshirë në këtë vrasje.

Avokati i R.M., Musa Konxheli, tha se “ne konsiderojmë se s’ka këtu ndonjë grup apo organizim për këtë vrasje”. Konxheli tha se, gjatë kohës së vrasjes, klienti i tij ka qenë me të fejuarën e vet.

Avokatja e D.G., Fehmije Gashi-Bytyqi, tha se klienti i saj akuzohet se ka strehuar në shtëpinë e tij vrasësin e dyshuar të policit Lika, por shtoi se ai pretendon që nuk ka qenë në dijeni për krimin dhe vetëm më vonë e ka marrë vesh se çfarë ka ndodhur.

Para se të publikohej vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Konxheli bëri të ditur se ai kishte kërkuar masën e arrestit shtëpiak për klientin e tij.

Ai u vra pasi u qëllua mbrapa shpinës nga një i mitur, i cili veproi në bashkëkryerje me pesë të dyshuarit e tjerë, rreth mesnatës së 1 prillit pak pasi kishte hyrë në ndërtesën ku jeton, tha prokuroria.

Që të gjashtë të dyshuarit u arrestuan të hënën gjatë një operacioni të gjerë policor në Kaçanik dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, thanë gjatë një konference për media në Ferizaj se dyshimet e para janë se motivet e vrasjes kanë të bëjnë me punën e rreshterit si zyrtar policor.

“Dyshimet e tona të deritanishme janë se vrasja e rreshterit tonë ka ndodhur për shkak të detyrës së tij zyrtare. Megjithatë, motivet do të qartësohen edhe pas intervistimit të personave të dyshimtë dhe pas ekzaminimit të dëshmive të gjetura. Kjo mbetet të vërtetohet”, tha Hoxha.

Hoxha dhe Çerkini thanë se disa prej tyre kanë të kaluar kriminale dhe se Lika kishte punuar në zgjidhjen e disa rasteve ku ata dyshoheshin për vepra penale.

“Disa nga të arrestuarit kanë pasur të kaluar kriminale dhe kanë qenë të arrestuar në të kaluarën për raste në lidhje me prirje ekstremiste”, tha Hoxha.

Megjithatë, avokatja Gashi-Bytyqi theksoi se në kërkesën për masën e paraburgimit nga Prokuroria nuk përmendet as “lidhshmëri ideologjike islame” e as “që ka të bëjë me punën e policit”.

Policia kreu bastisje në nëntë lokacione në Kaçanik dhe në një fshat të Klinës të hënën, duke sekuestruar dy vetura, telefona mobilë, disa laptop, një armë zyrtare, maska, tyta armesh dhe fishekë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE-ja propozon t’i kthejë më shpejt azilkërkuesit, në Kosovë
Artikulli tjetër Shpërthim i fuqishëm në një depo municioni, në një bazë ushtarake ruse

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.