KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Show me pranga” i SPAK-ut përfundon me dënime qesharake
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Show me pranga” i SPAK-ut përfundon me dënime qesharake
AnalizeFokusKryesoreOpinionZhvillim

“Show me pranga” i SPAK-ut përfundon me dënime qesharake

Përditësimi i fundit: 20 Prill, 2026 10:14 am
55 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Në tre vitet e fundit, Prokuroria e Posaçme (SPAK) e ngriti stekën e hetimit dhe arrestimit të zyrtarëve të lartë në nivele të panjohura më parë. Eksponentë të rëndësishëm politikë, drejtorë që menaxhonin buxhete miliona euro, provuan përkohësisht qelitë.

Megjithatë, në gjykatë po konfirmohet gjithnjë e më shumë dyshimi i skeptikëve të SPAK-ut se operacionin e kësaj strukture të posaçme hetimore ishin më shumë shoë me pranga se sa brum hetimor.

Shumë çështje të rëndësishme po përfundojnë me dënimin e drejtuesve të rëndësishëm shtetërore vetëm me afatet e paraburgimit. “Boldnews.al” ka bërë një përmbledhje të rasteve më tipike, të cilat kanë nisur, tek-tuk në opinionin publik, kryesisht në rrjete sociale, të krijojnë edhe dyshimin se pas “tolerimit” me dënimin e zyrtarëve, qëndrojnë edhe “pazare” të natyrave të ndryshme, përfshirë ato politike.

Vangjush Dako

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është padyshim një prej personazheve më të rëndësishëm politikë që ka provuar prangar e urdhëruara nga Prokuroria e Posaçme.

Ai nuk ka mbajtur asnjëherë post ministri, por, për nga afërsia me kryeministrin Edi Rama dhe aftësinë e tij për të krijuar i pari sistemin e “patronazhimit” të qytetarëve, Dako padyshim konsiderohej si njeri thuajse i paprekshëm nga drejtësia.

Vangjush Dako ia kishte hedhur të shpëtonte nga dyshimet për vepra të rënda penale, përfshirë edhe ato për bashkëpunimin me krimin e organizuar.

Megjithatë, Dako u arrestua në 6 qershor 2023, nën dyshimet për shkelje në dy procedura tërësisht minore, një për një tender dhe një tjetër për një leje ndërtimi. Ai u lirua në shkurt të vitit 2024, në përfundim të afateve hetimore. Në nëntor të vitit 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi Vangjush Dakon me 2 vjet e 8 muaj, dënim i cili iu konvertua në shërbim prove.

Lefter Koka

Ish-ministri i Drejtësisë, Lefter Koka, është zyrtari më i lartë i dënuar për atë që konsiderohet si “afera e inceneratorëve”.

Ai është shpallur fajtor me vendime ende jo-përfundimtare për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera për procedura që lidhen me dhënien me koncesion të tre impianteve inekzistentë të djegies së mbeturinave në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Lefter Koka u arrestua në 14 dhjetor të vitit 2021. Megjithëse mbi të rëndojnë dënime të rënda nga vendime që ende nuk janë përfundimtare, Koka doli nga qelia në dhjetor 2025, në përfundim të afateve të paraburgimit.

Rrjepaj-Rrapaj

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, së bashku me ish-ministrin Ilir Beqja, konsiderohen si personazhet kyç të asaj që konsiderohet si “afera e Sterilizimit”.

Në gusht të vitit 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Rrjepajt dhe Rrapajt, nën dyshimet se kanë krijuar një skemë për të shtuar në mënyrë fiktive me plot 50 milionë euro kontratën e koncesionit për “Sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale spitalore”. Ndërsa për Ilir Beqjan, gjykata në atë kohë caktoi masën “detyrim për paraqitje”.

Në mars të vitit 2026, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj u dënuan me nga 6 vjet burgim, i cili u konvertua në 4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Një muaj më pas, në 17 Prill 2026, të dy ata u liruan nga qelia, pasi kanë shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.

Evis Berberi

E njëjta skemë me afatet e paraburgimit duket se po zbatohet edhe për ish-drejtuesin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi.

Në 14 Mars 2024, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) e arrestuan Berberin në zyrë, nën dyshimet e “korrupsionit pasiv”. Ai akuzohej se, nëpërmjet një rrjeti bashkëpunëtorësh në sektorin privat, ka kanalizuar paratë e tenderave publikë tek kompani që kontrolloheshin prej tij në hije.

Në të njëjtin hetim janë edhe pasardhësi i tij në krye të ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe një ish-vartës i tij, i cili më pas u emërua drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi.

Së fundmi, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 10 vite burgim për Berberin, i cili, nëse shpallet fajtor, përfiton uljen me 1/3 e dënimit, pra maksimalisht 6 vjet. Nëse ndiqet logjika e zbutjes së kërkesave të Prokurorisë nga gjykata, me shumë mundësi, edhe Evis Berberi do të mbyllë llogaritë me këtë dosje vetëm me kohën e paraburgimit.

Ndërkohë, dy të bashkëpandehurit e tjetër, Gjyli dhe Elezi, të cilët janë hetuar me masën e arrestit në shtëpi, është thuajse e sigurt që do të mbyllin gjithçka me “paraburgimin”, pasi edhe Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e tyre me pak më shumë se një vit burgim, të konvertuar në shërbim prove.

Për skeptikë të ndryshëm, lirimi i shpejtë i Evis Berberit mund të jetë si një “bonus” edhe për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila, nga liria, pritet të përballet si e bashkëpandehur në një dosje tjetër të ish-kreut të ARRSH-së.

Shefat e “Bankers”

Në Korrik të vitit 2025, Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin ose caktimin e masave të tjera më të buta për thuajse të gjithë zinxhirin drejtues të kompanisë koncesionare të naftës, “Bankers Petroleum”.

Ata dyshohet se kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në në vlerën e miliona eurove.

Dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, nën argumentin se personat dhe kompani të tjera bashkëpunëtorë me “Bankers” kanë vepruar në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Me kalimin e kohës, asnjë prej të dyshuarve nuk është pas hekurave, për shkak të afateve të paraburgimit.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bonus-malus ul siguracionet për shoferët e mirë

Golemizohet Himara! Rama jep leje për kulla në perlën e Jugut

Sa po humbin shqiptarët nga lufta në Lindjen e Mesme?

Si pastrohen milionat e mafies së kokainës përmes sistemit Hawala

Bardh Spahia dënohet me 100 mijë lekë gjobë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sherri mes shoferëve alarmoi Ambasadën e Katarit në Tiranë
Artikulli tjetër Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Miri i “Vale Recycling” merr 365 mijë € për asgjësimin e mbetjeve spitalore
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 20 Prill, 2026
Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 20 Prill, 2026
Sherri mes shoferëve alarmoi Ambasadën e Katarit në Tiranë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Prill, 2026
Edi Rama bën vlerësuesin për ekzekutivin italian
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 20 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.