KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si po i shpëtojnë pasuritë nga sekuestrimi, bosët e drogës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si po i shpëtojnë pasuritë nga sekuestrimi, bosët e drogës
AnalizeFokusKryesoreOpinionZhvillim

Si po i shpëtojnë pasuritë nga sekuestrimi, bosët e drogës

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2026 1:54 pm
411 Shikime
Share
11 Min. Leximi
SHARE

Disa nga figurat kryesore të trafikut të kokainës në Shqipëri kanë rikthyer dhe po rimarrin pasuritë e sekustruara nga SPAK dhe prokuroritë e zakonshme në bazë të ligjit anti-mafia, ligj i cili tashmë është shndërruar në një relike.

Kokat e trafiqeve kanë mundur të thyejnë me lehtësi SPAK-un dhe prokuroritë e zakonshme, duke rikthyer pasuritë e sekuestruara, ndërsa pasuria e disa bosëve të drogës as nuk i është nënshtruar hetimit fillestar për t’u sekustruar.

Si e rimori Balili resortin

I dënuar me 15 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, reduktuar në 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, Klement Balili, i cilësuar nga mediat greke si ‘Eksobari i Ballkanit’, ka rikthyer pasuritë e sekustruara.

Në nëntor të vitit 2017, dhjetra forca policore rrethuan me bujë resortin Santa Quaranta buzë detit të Sarandës në zbatim të një vendimi sekuestrimi të bazuar në ligjin “Antimafia”. Pas sekuestrimit, resorti “Santa Quaranta” shërbeu si aset i çmuar për Agjencinë e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK në gjenerimin e të ardhurave.

Por 8 vjet më pas, resorti i është rikthyer pronarit të mëparshëm, Bashkim Balili, ndërsa AAPSK ndodhet në një proces gjyqësor për të përcaktuar se cila do të jetë pjesa e vet takuese prej 40% e godinës. Rikthimi i resortit në duart e familjes Balili u mundësua nga një vendim i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i shtatorit 2020, konkretisht nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila liroi nga burgu edhe dhëndrin e Sali Berishës.

Vendimi çliroi nga masa e sekuestros kompaninë që administronte resortin dhe konfiskoi në favor të shtetit vetëm 40% të objektit. Më pas Balilët arritën të kapin Agjencinë e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara, duke hyrë në pazar për dhënien e ambienteve me qira për 5 muaj gjatë sezonit veror, duke i marrë po vetë.

Ben Qimja shpëton pasurinë

Arben Isufaj, i njohur si Ben Qimja, u dënua nga drejtësia italiane në vitin 2014 për trafikimin e kokainës nga Holanda drejt Italisë dhe episode të tjera të trafikut të drogës mes viteve 2004-2005. Përmes kompanisë, “Isufaj- 2004” ndërtoi tre pallate në Fier dhe e zgjeroi biznesin e ndërtimeve edhe në Tiranë.

Në maj të vitit 2021, SPAK regjistroi një procedim pasuror në ngarkim të tij, duke sekuestruar një sërë pasurish të dyshuara, përfshirë edhe kompaninë e ndërtimit “Isufaj-2004”. Por vetëm dy vjet më vonë, masa e sekuestrimit u revokua me pretendimin se Isufaj e kishte financuar biznesin e tij të ndërtimit me parapagimet e klientëve të tij.

Bosit drogës Alban Xhepa rikthehen 6 milionë euro pasuri

Bosi i drogës në Itali, Alban Rexha, ka arritur të çajë rrjetën e Prokurorisë, duke rikthyer të gjitha pasuritë që i sekuestruan. Në shkurt të vitit 2021, Prokuroria e Tiranës njoftoi me bujë të madhe se kishte sekuestruar një pasuri prej 6 milionë eurosh, të shtetasit Alban Xhepa, i dënuar 3 herë në Itali për trafik droge si dhe për krime kundër personit.

Hetimet nisën pas një transferte parash të bërë nga Qipro për në Shqipëri, lëvizje që ndezi “llampat” e hetueseve shqiptarë. Por më kalimin e muajve, Alban Rexha ka lëvizur në prapaskenë, duke u ndezur llamba të tjera hetuesve shqiptarë, duke thyer sistemin e drejtësisë. Prokuroria ia ka kthyer dy vjet më pas një nga një pronat Rexhës si të ishin të ligjshme. Tashmë mbetet që Prokuroria edhe ta dëmshpërbleje trafikantin që i ka bllokuar pasurinë për dy vite me radhë në mënyrë të padrejtë.

Eduart Dautit i rikthehet kompania e ‘drogës’

Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka rikthyer shoqërinë “Alba Exotic Fruit” tek pronarët e saj, pasi fillimisht SPAK dhe më tej Prokuroria e Durrësit pushuan akuzat për “grup të strukturuar kriminal” dhe “trafik narkotikësh” ndaj dy aksionerëve, vëllezërve Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni.

Vendimi për heqjen e sekuestros ndaj shoqërisë “Alba Exotic Fruit” është miratuar nga Gjykata e Durrësit në 15 Korrik 2025. Më herët, në 25 Prill 2025, gjyqtari i Durrësit, Xhevdet Lika, pranoi kërkesën e prokurores dhe njëkohësisht drejtueses së caktuar përkohësish në Prokurorinë e qytetit, Suela Beluli, për pushimin e akuzave penale për pronarët dhe subjektin tregtar.

Hetimet për dy biznesmenët dhe kompaninë e tyre nisën në vjeshtën e vitit 2021, pasi u shënuan disa episode të sekuestrimit të lëndës narkotike kokainë që mbërrinte në portin e Durrësit nëpërmjet kontenierëve me banane të porositur në Ekuador nga “Alba Exotic Fruit”.

Si Fejzo Zekaj shpëtoi pasuritë nga sekuestro

Fejzo Zekaj, përmes kompanisë Fz Construcion ka ngritur një qytezë te Liqeni i Thatë me paratë e trafikut të drogës. Zekaj është dënuar në Itali me 7 vite burg si pjesë e një dy linjave të trafikut të heroinës në Breshia të Italisë, njëra linjë e nga Bullgaria, ndërsa tjera nga Turqia.

Lehtësia sistematike se si Zekaj ka përkulur shtetin shqiptar, përmes prokurorëve dhe gjyqyarëve të korruptuar, duke i shpëtuar dy herë ekstradimit në Itali, vuajtjes së dënimit dhe 3 herë sekuestrimit të pasurisë, e bën atë të veçantë nga trafikantët e tjerë, që pastrojnë paratë drogës në ndërtim. ‘Çelësi i suksesit’ mund të jetë edhe ish prokurorja Rovena Gashi, e shkarkuar nga Vetingu, por edhe segmente të tjera të drejtësisë, të identifikuara.

Nga viti 2007 deri më sot, Fejzo Zekaj ka ngritur një perandori ekonomike në zonën e Farkës dhe Liqenit të Thatë, duke kamufluar kompaninë në emrin e familjarëve të tij. Pjesë e kësaj perandorie është edhe kompleksi i vilave “White Hause”.

Trafikanti Kristian Boçi po shpëton pasurinë

Trafikanti i drogës Kristian Boçi allias Agustin Boçi allias Kristian Botsi, të cilit Prokuroria e Tiranës i ka sekustruar 50 milionë euro pasuri, po hedh një pjesë të parave për të hequr sekuestron. Edhe pse çështja është nën hetim, sinjali i parë u dha në korrik të vitit 2024 kur Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ktheu për rigjykim në gjykatën e Tiranës sekuestron “50 milionë euro” të biznesmenëve Elman Abule dhe Kristian Boçi.

Gjykata e Apelit njoftoi se e mori vendimin për rigjykimin e çështjes në shkallën e parë, pasi prokurorja Arta Marku mbajti qëndrimin në seancë se “vendimi i gjykatës së Tiranës është i paarsyetuar dhe konfondohet midis Ligjit Antimafia dhe Kodit të Procedurës Penale”.

U kthen pasuritë e sekuestruara vëllezërve Jahelezi

Në mars të vitit 2024, Gjykata e Apelit ka rrëzuar gjykatën e shkallës së parë, SPAK dhe OFL-në e fmashme, duke u rikthyer gjashtë vëllezërve Jahelezi pasuritë e sekuestruara. Vëllezërit Orges Jahelezi (Artan Elezi) i dënuar me 6.8 vite për laboratorin e heroinës në Has, Gramoz Jahelezi i dënuar për plagosjen e Flamur Toskës dhe i hetuar më pas për vrasjen e Toskës në një tjetër atentat, Elvis Jahelezi (Franc Jahelezi), Enio Jahelezi (Lul Jahelezi), Xhevdet Jahelezi dhe Luan Jahelezi kanë në pronësi Cinco Cavalli Clab, Amsterdam Clab, hotel Deluxe, Albanopolis Hotel etj.

Në shkurt të vitit 2020, OFL i kërkoi Orges Jahelezit të justifikonte pasuritë në emrin e tij dhe të afërmve, duke proceduar më pas me sekustrimin emergjent të pasurive, për të cilat OFL pretendonte se nuk kishin burim të ligjshën. SPAK konfirmoi vendimarrjen e OFL, duke i kërkuar GJKKO sekuestrimin e pasurive të vëllezëve Jahelezi. Në shtator të vitit 2020, GJKKO konfirmoi kërkesën e SPAK-ut. Por, me vendim nr. 42, në 7 mars të vitit 2024, Gjykata e Apelit e gjeti të padrejtë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke kthyer pasuritë në gjendjen e mëparshme.

Trifon Murataj, “i paprekshmi” i kokainës

I skeduar edhe nga DEA amerikane si një El Chapo shqiptar, Trifon Murataj, u shpall në kërkim nga drejtësia shqiptare në 4 nëntor 2022, për trafik sistematik kokaine nga vendet e Amerikës Latine, përmes importit të bananeve. Sipas disa raportimeve mediatike, Murataj i ka zgjidhur punët, duke hequr masën e sigurisë përmes Gjykatës së Durrësit, por statusi i tij në raport me drejtësinë mbetet i paqartë.

Por absurdi konsiston në faktin se kompania e Muratajt vijon aktivitetin. Ndaj tij nuk ka asnjë hetim pasuror, të paktën zyrtarisht. Kompania nuk është sekustruar. Madje, muaj më parë, kur zyrtarisht ishte në kërkim, Trifon Murataj, përmes një numri amerikan që përdor nga Tirana, nisi t’u shkruante dhe t’u telefononte drejtuesve të lartë të policisë në Tiranë, duke i akuzuar dhe kërcënuar ata se po i dëmtonin biznesin e bananave me vonesat në port për shkak të kontrolleve për kokainë.

 

Marrë nga Prapaskena.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tregu në krizë për punëtorë, fatura e shpopullimit që po paguan Shqipëria
Artikulli tjetër ‘Diella e Ramës propagandë e pastër’/ Si inteligjenca artificiale fsheh korrupsionin e qeverisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.