Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar këtë të martë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në qytetin e Sarandës. Në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar 12 persona, 3 prej të cilëve në Sarandë dhe 9 në Delvinë por vetëm 5 prej tyre janë identifikuar deri më tani.
Në Sarandë janë ndaluar Bledar Haderi, Gelbert Koshi, dhe Dhurim Logli, ndërsa në Delvinë janë ndaluar, Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penalë, dhe Orges Kalo.
Gjithashtu mësohet se janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe janë sekuestruar disa celularë që dyshohet se janë përdorur në aktivitete kriminale.
Bëhet me dije se hetimet kanë nisur nga SPAK, por çështja për moskompetencë i ka kaluar më pas Prokurorisë së Gjirokastrës. Operacioni është ende në zhvillim.
Marrë nga Dosja.al