KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut
AktualeAnalizeHI-TechKryesoreSocialeSporti

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Përditësimi i fundit: 16 Gusht, 2026 6:23 pm
30 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kur kanë mbetur edhe vetëm pak ditë nga nisja e Serisë A, tifozët shqiptarë të futbollit italian rrezikojnë të përballen me një surprizë të pakëndshme. Liga e Serisë A ka ndërprerë zyrtarisht sinjalin për platformën që ka ekskluzivitetin e transmetimit të kampionatit Italian në Shqipëri, për shkak të përplasjeve mbi transmetimet në Itali.

Përmes një njoftimi zyrtar Liga e Serisë A, deklaroi se sinjali do të mbetet i ndërprerë derisa Tring të ndërpresë ofrimin e shërbimit në territorin italian duke shkelur kështu kontratën që ka për të drejtat e transmetimit të këtij aktiviteti.

Ndërprerja e sinjalit vetëm pak ditë para fillimit të kampionatit, i lë të gjithë tifozët shqiptarë në pamundësi për të parë një nga kompeticionet futbollistike më të ndjekura në Shqipëri, kampionatin italian të futbollit. Të paktën, derisa Tring të ndërpresë ofrimin e këtij shërbimi edhe në Itali.

Lufta

Lufta e Lega Serie A kundër piraterisë hap një front të ri me Tring, platforma ligjore që operon në Shqipëri dhe që mban rregullisht të drejtat për të transmetuar kampionatin italian në këtë vend.

Megjithatë, problemi është se sinjali i platformës rezulton i aksesueshëm edhe nga Italia, duke shkelur kushtet e parashikuara në marrëveshjen me Ligën. Dhe kështu, tani përplasja është ndezur: pas një sërë letrash kontestimi, ka ardhur drejtpërdrejt ndërprerja e sinjalit.

E themeluar në vitin 2004 dhe sot e kontrolluar nga Vertex Holding, Tring ka një qarkullim vjetor prej rreth 15 milionë eurosh. Platforma ka një marrëveshje komerciale me DigitAlb, konkurrentin historik me të cilin ka bashkuar ofertën sportive.

Në këtë mënyrë, Tring ofron Champions League, Serie A, Bundesliga, NBA dhe MotoGP, përveç Premier League, Liga, Ligue 1, Europa League, Conference League dhe Formula 1. Paketa e plotë kushton rreth 250 euro në vit.

Për Serie A, Tring i paguan Ligës rreth 4 milionë euro në vit për të drejtat në Shqipëri. Megjithatë, nyja kryesore përfaqësohet nga shpërndarja e sinjalit: platforma përdor transmetimin satelitor, i cili nuk mund të kufizohet vetëm brenda kufijve shqiptarë, por edhe shërbimi përmes internetit rezulton i aksesueshëm nga Italia, në celular dhe smart tv, pa pasur nevojë për përdorimin e një VPN-je. Është pikërisht ky tejkalim sinjali (overspill) që ka bërë të nisë ndërhyrja e Ligës.

Situata ishte diktuar që në sezonin e kaluar dhe kishte çuar në dërgimin e letrave të para të kontestimit ndaj Tring, i cili gjithsesi mbetet një partner zyrtar i Serisë A.

Çështja i është sinjalizuar edhe UEFA-s, duke qenë se platforma transmeton në Shqipëri edhe kompeticionet europiane, gjithmonë mbi bazën e marrëveshjeve të rregullta për të drejtat televizive territoriale. Tani Liga ka vendosur të kalojë nga kontestimet tek veprat, duke bllokuar sinjalin.

“Lega Calcio Serie A komunikon se, duke filluar nga sot, nuk do t’i ofrojë sinjalet e Serie A Enilive dhe Coppa Italia Freçiarossa për transmetuesin shqiptar TRING, të paktën derisa ky emetues të japë garanci të mjaftueshme se do të arrijë të shmangë që nga Italia të mund të përdoret kjo platformë për të parë ndeshjet e kampionatit dhe të Kupës së Italisë”.

Komunika sqaron edhe motivin e ndalimit: “Kontrata aktualisht në fuqi, siç duket, ndalon në mënyrë taksative çdo formë të tejkalimit të sinjalit (overspill) në Itali dhe imponon gjeolokacionin e sinjaleve OTT vetëm në Shqipëri”. Furnizimi me sinjale do të mbetet i pezulluar derisa Tring t’i garantojë Ligës respektimin e kufijve territorialë të parashikuar në kontratë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Zjarri gjigant në Belgjikë kërcënon edhe Gjermaninë, shumë të evakuuar
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.