KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla
AnalizeFokusHI-TechKryesoreOpinionSociale

Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

Përditësimi i fundit: 18 Dhjetor, 2025 9:44 am
178 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Edhe pse Këshilli i Ministrave miratoi në mars vendimin për mbylljen e platformës TikTok për minimizimin e dhunës ndërmjet nxënësve në shkolla, duket se pothuajse një vit pas marrjes së kësaj mase episodet e dhunës nuk janë ulur, teksa ekspertët shprehen se kjo i shërbeu më shumë shmangies së përgjegjësisë institucionale dhe censurës gjatë fushatës zgjedhore.

Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në disa qytete kryesore të vendit, ku grupe adoleshentësh janë sulmuar midis njëri-tjetrit fare pranë ambienteve të shkollave në Sarandë, Shkodër dhe Durrës. Në një rast me pasojë tragjike humbjen e jetës.

Dukshëm, vendimi i qeverisë shqiptare në mars të vitit 2025 për mbylljen e platformës TikTok nuk ka ndikuar në minimizimin e rasteve të dhunës në institucionet e arsimit publik shqiptar.

Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), i tha BIRN se mbyllja e TikTok-ut për të minimizuar dhunën e të rinjve në shkolla në fakt nuk ishte zgjidhje e problemit, por transferim i përgjegjësisë së të gjithë aktorëve tek teknologjia.

“Fajësojmë TikTok-un për të dalë nga situata”, tha Bino.

“Kjo të jep një iluzion sigurie dhe një narrativë justifikuese që, përballë një gjëme të madhe si vrasja e një të riu nga bashkëmoshatari në shkollë, duket sikur qeveria po bën diçka për të zgjidhur situatën”, tha Blerjana Bino.

Edhe pse fillimisht vendimi për mbylljen e TikTok-ut u kritikua nga një sërë organizatash të shoqërisë civile dhe aktivistë të lirisë së shprehjes, kryeministri Rama asokohe këmbënguli se vendimi i tij nuk ishte “i nxituar”, por bazohej në një anketim me rreth 65,000 prindër, 90 për qind e të cilëve kishin kërkuar mbylljen e TikTok-ut me pretekstin se duhej luftuar fenomeni i dhunës që i kishte rrënjët në rrjetet sociale.

Drejtuesi i organizatës Qëndresa Qytetare, një organizatë që merret prej vitesh me forcimin e rolit të qytetarëve, si edhe me problemet e arsimit, tha gjithashtu se mbyllja e TikTok-ut nuk dha rezultatin për të cilin u iniciua.

“Me shtimin e rasteve të dhunës në shkolla, mbyllja e TikTok-ut tregoi se ishte një masë pa ndikim në parandalimin e dhunës mes të miturve”, tha Rigels Xhemollari.

“Dyshoj se për periudhën që u mbyll pati më shumë efekt kontrolli të përmbajtjeve elektorale në zgjedhje”, pranoi Xhemollari.

Ngjashëm, edhe Blerjana Bino theksoi se mbyllja e TikTok-ut, përveç se nuk zgjidhi problemin e dhunës, dëmtoi edhe komunikimin e partive me qytetarët gjatë fushatës zgjedhore 2025, duke cenuar hapësirat demokratike të komunikimit.

“Për sa kohë nuk pati një vlerësim të bazuar në evidencë për të arsyetuar vendimin e mbylljes së platformës, kjo lë hapësira për të deduktuar se ka pasur qëllime të tjera dhe siguria e të rinjve është përdorur si justifikim”, tha Bino.

Ekspertët pranuan se dhuna ndaj të rinjve në fakt është një fenomen shoqëror kompleks dhe nuk ka një zgjidhje të vetme, të tillë si mbyllja e platformave të caktuara.

Xhemollari i tha se Qëndresa Qytetare i ka propozuar Ministrisë së Arsimit disa masa që mund të kontribuojnë realisht në uljen e nivelit të dhunës në institucionet e arsimit.

“Ne kemi propozuar orarin 8 me 4 për shkollat publike, si masë që të miturit të mbahen nën mbikëqyrje dhe kontroll gjatë kohës që janë jashtë mbikëqyrjes prindërore”, tha Xhemollari.

Sipas Xhemollarit, kjo nga ana tjetër rrit mundësinë për angazhimin sportiv, kulturor dhe individual të të rinjve, larg ofertave të kontingjentëve kriminalë dhe të drogës.

Edhe ekspertja Bino është e mendimit se theksi duhet vënë te roli parësor i shkollës dhe i të gjithë ekosistemit të arsimit publik e privat në vend.

“Përmirësimi i sigurisë, përmirësimi i orarit të mësimit dhe zbatimi real i konceptit të shkollës si qendër komunitare, ku fëmijët dhe të rinjtë mund të angazhohen në aktivitete sportive e edukuese, do të mund të ishte një zgjidhje afatgjatë”, tha Bino

Ajo shtoi se më tej duhen forcuar gjithashtu marrëdhëniet prindër – mësues, në mënyrë që të ketë dialog të vazhdueshëm për reagimin në kohë dhe zgjidhjen e problemeve, si edhe të forcohen kapacitetet e mësuesve dhe psikologëve në shkolla.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Grammy 2026 shënon rekorde

A është Trumpi më popullor nga sa thonë sondazhet?

Bisedimet tripalëshe të paqes për Ukrainën u shtynë

Të vdekur nga shpërthime në Iran/ Shkaqet të paqarta

Kosovë:Votat u rinumëruan, besueshmëria e procesit e dëmtuar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit
Artikulli tjetër Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Situata në frontin e luftës: “Ukraina nuk po humb, Rusia nuk po fiton”
Aktuale Analize Bota Fokus Opinion 2 Shkurt, 2026
Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Janar, 2026
Moska regjistron reshjet më të dendura të borës, në më shumë se 200 vjet
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 30 Janar, 2026
Belinda Balluku ‘kërkon’ pasaportën
Aktuale Fokus Kryesore Politike Sociale 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.