Hapet rezidenca artistike, “Vila 31 x Art Explora”.
Rezidenca e ish diktatorit Enver Hoxha është shndërruar në një ambient të hapur e kulturor për të pritur artistët shqiptarë e të huaj për organizimin e ngjarjeve kulturore.
Kryeministri Rama: Më vjen mirë që sot mbaron një rrugë shumë e gjatë përzgjatje çfarë do të ndodhë me këtë godinë, dilemave se çfarë programi mund të ishte kjo godinë e tundimeve për ta shembur, për ta kthyer në diçka tjetër dhe mbaron me mënyrën më të mirë, në radhë të parë falë dy arkitektëve këtu. Unë besoj që dy arkitektët kanë një meritë të jashtëzakonshme për mënyrën si e kanë transformuar këtë shtëpi me fantazma në hapësirë që ka një program të ndryshëm nga ai që ishte programi i kësaj shtëpie duke ruajtur një përmbajtje nga pikëpamja e dekorit që jo vetëm e bën këtë qendër më të jetueshme dhe tërheqëse, frymëzuese në shumë aspekte, shumë faleminderit për punën e bërë.
Në këtë shtëpi për shumë vite ka jetuar një njeri që funksiononte vetëm me urdhra, unë kam vetëm një urdhër duartrokitjen e rastit s’duhet ta bëni hajt se fola unë por me shumë nderim për arkitektët, shumë respekt, kush nuk duartrokiti duhet të shkojë të vizitohet.
Ministri Gonxhe: Do e trembim fantazmën e Enverit, me art me përfshirje një pjesë e Shqipërisë që integrohet me tregun, e gjejmë veten shumë mirë këtu.