KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 170 protestues kallëzojnë Ramën në SPAK
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 170 protestues kallëzojnë Ramën në SPAK
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

170 protestues kallëzojnë Ramën në SPAK

Përditësimi i fundit: 26 Gusht, 2026 6:08 pm
28 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Rreth 170 pjesëmarrës në protestat e zhvilluara së fundmi kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Rama duke kërkuar hetim mbi dokumentacionin e bërë publik në kuadër të dosjes “Albanian Files”.

Përveç Ramës, kërkohet që hetimi të shtrihet edhe ndaj çdo funksionari tjetër publik apo subjekti privat që mund të rezultojë i përfshirë në procedurat e planifikimit, financimit dhe zhvillimit të projekteve të caktuara në territor.

Kallëzuesit kërkojnë hetim për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas kallëzimit, dokumentacioni i administruar përmban të dhëna, akte administrative, dokumente planifikimi, vendime institucionale dhe materiale teknike që lidhen me projekte me ndikim në territor, mjedis, pronën private, trashëgiminë kulturore dhe zonat e mbrojtura.

Në material përmenden si raste konkrete Baks-Rrjoll, ku përfshihet projekti turistik “Blue Borgo” në Bashkinë Shkodër, Divjakë-Karavasta, në territorin e Parkut Kombëtar, si dhe Zvërneci, në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Kallëzuesit pretendojnë se këto raste paraqesin elemente të përbashkëta në mënyrën e planifikimit, shqyrtimit dhe miratimit të projekteve, duke kërkuar që SPAK të verifikojë nëse ka pasur shkelje të përsëritura të detyrimeve ligjore.

Në fokus janë procedurat e planifikimit territorial, ndryshimet ose përshtatjet e instrumenteve të planifikimit, konsultimi publik, transparenca administrative, vlerësimi i ndikimit në mjedis, regjimi i zonave të mbrojtura dhe trashëgimia kulturore.

Çfarë kërkohet të verifikojë SPAK?

SPAK-ut i kërkohet të përcaktojë nëse miratimi i një “rregulloreje të veçantë” për një projekt të vetëm, në vend të procedurës standarde të Planit të Detajuar Vendor (PDV), ka përbërë përshtatje të instrumentit të planifikimit ndaj një projekti të paracaktuar.

Po ashtu, kërkohet të verifikohet nëse, përpara Vendimit nr. 39/2024, janë kryer procedurat e parashikuara nga ligji, përfshirë nismën për hartimin e PDV-së, njoftimin dhe konsultimin publik dhe procedurën e plotë të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM).

Në kallëzim i referohen përmasave të projektit, me mbi 1.4 milionë m² shtrirje dhe mbi 550 mijë m² sipërfaqe ndërtimi mbi dhe nën tokë.

Një tjetër pikë e hetimit është statusi i investitorit strategjik, i akorduar më 31 dhjetor 2024.

Kallëzuesit kërkojnë të përcaktohet nëse ky status është bazuar në një vendim të vlefshëm të Komitetit të Investimeve Strategjike, në përputhje me Ligjin nr. 55/2015, apo nëse është përdorur pa një bazë formale të dokumentuar.

Në fokus është edhe roli i Edi Ramës si kryetar i KKT-së/KKTU-së, për të përcaktuar nëse ka marrë pjesë në miratimin e një akti që përcakton në mënyrë të veçantë kushtet urbanistike në favor të një subjekti privat dhe nëse ky rol është ushtruar në përputhje me detyrimin për paanësi dhe mbrojtjen e interesit publik.

Prona dhe punimet para lejes

SPAK-ut i kërkohet të verifikojë gjithashtu titullin juridik mbi tokën objekt zhvillimi dhe pretendimet e banorëve të Rrjollit për cenimin e së drejtës së pronësisë, në raport me procedurat e kalimit të pronësisë, vënies në dispozicion të pasurive shtetërore ose shpronësimit për projektin në Rrjoll dhe projektin e lidhur në Velipojë.

Një tjetër element është data faktike e fillimit të punimeve, lloji dhe përmasat e ndërhyrjeve të kryera përpara lëshimit të lejes së ndërtimit.

Kallëzuesit kërkojnë që të krahasohet koha e nisjes së punimeve me datën e vendimit për miratimin e lejes së ndërtimit, si dhe me datën e lëshimit, publikimit dhe njoftimit të dokumentit në sistemin “e-Leje”.

Hetimi duhet të përcaktojë edhe nëse punimet e kryera përpara lëshimit të lejes përputhen me projektin e miratuar më vonë. Sipas kallëzimit, një përputhje e tillë mund të jetë indicie se zbatimi faktik i projektit kishte nisur përpara përfundimit të procedurës ligjore të lejes.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro

Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori gati për aventurën e re në Lindjen e Mesme

UEFA dhe FIFA ulin “armët”, organi më i madh i futbollit europian tërhiqet nga bojkoti

Si i ngritën shqiptarët rrjetet e kokainës në Ekuador?

KLGJ rrit pagën e gjyqtarëve! Shtohet rroga me 65 mijë lekë nga 1 gushti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Projektet e resorteve luksoze, me kapital të huaj, nxisin zemërim në Ballkan
Artikulli tjetër KLGJ rrit pagën e gjyqtarëve! Shtohet rroga me 65 mijë lekë nga 1 gushti

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Projektet e resorteve luksoze, me kapital të huaj, nxisin zemërim në Ballkan
Analize Kryesore Opinion Rajoni Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
Fatura e ‘kripur’ që la pas ish-zyrtari i akuzuar për korrupsion
Analize Finance Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
I kërkohet gjykatës amerikane, të anullojë gjobën për koncesionin e 4 vendburimeve
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.