KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Akademiku Artan Fuga: Studentët kanë gjithmonë të drejtë! Mos bëjë ndokush krimin kombëtar, t’i dhunojë!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Akademiku Artan Fuga: Studentët kanë gjithmonë të drejtë! Mos bëjë ndokush krimin kombëtar, t’i dhunojë!
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

Akademiku Artan Fuga: Studentët kanë gjithmonë të drejtë! Mos bëjë ndokush krimin kombëtar, t’i dhunojë!

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2026 9:07 am
9 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me protestat studentore, duke shprehur mbështetjen e tij për të rinjtë dhe duke kundërshtuar dhunën ndaj tyre.

Fuga thekson se studentët nuk duhen paragjykuar apo etiketuar si të dhunshëm pa prova, ndërsa nënvizon se ata kanë të drejtë të protestojnë dhe të kërkojnë përmirësimin e kushteve të tyre ekonomike, sociale dhe akademike.

Ai shprehet se, gjatë viteve të punës me studentët, ka vërejtur më shumë shqetësim për vështirësitë e jetës dhe pasigurinë për të ardhmen sesa prirje për dhunë. Për këtë arsye, Fuga kundërshton përgjithësimin e akteve të mundshme të individëve të veçantë për të gjithë studentët.

Reagimi:
Studentët kanë gjithmonë të drejtë!

Nuk dhunojnë njeri, mos bëjë ndokush krimin kombëtar t’i dhunojë!

Unë jam i sigurt se studentët e mi nuk janë të dhunshëm!

Nuk kanë prirje psikologjike të dhunshme.

Jam i sigurt se për më tepër, në vite, kam vërejtur me trishtim se më tepër një pjesë e madhe e tyre kanë shfaqur prirje për të vuajtur në heshtje për vështirësitë e jetës dhe ankthin për të ardhmen, sesa të kenë kërkuar me insistim, me mobilizim studentor të drejtat e tyre, që o Zot, sa të gjera dhe të mëdha duhet të jenë!

Dhe këtë, sado kritik të jesh, e kanë bërë sepse kanë besuar, ndonjëherë me sinqeritet naiv, sepse kanë respekt, shpesh më të madh sa duhet, për vlerat bazë të shoqërisë.

Nuk iu intereson dhuna në shoqëri sepse ata janë të zotët për të çarë në një konkurrencë paqësore me të tjerët në karrierë.

Nuk kanë marrë dhe as përvetësuar kurrë mësime për dhunë nga unë dhe nga kolegët e mi.

Për ta mund të them se në vite më shumë kanë qenë të vuajtur, por kurrë, asnjëherë, të dhunshëm.

Ndaj e kam vështirë, madje të pamundur, madje e refuzoj çdo insinuatë, apo çdo formulë klishe në media, propagandë qeveritare, apo poshtërsi intelektuale nga çdokush që pretendon pa prova se studentët, të paktën ata me të cilët punoj unë dhe kolegët e mi, bëjnë dhunë në qytet, thyejnë, vënë zjarre, kërcënojnë, apo çdo etiketë e këtij lloji që iu ngjisin si pa të keq, apo dhunojnë me gurë policë !

Thënë këtë, ndonjë individ i veçantë i mpleksur rastësisht në ndonjë ngjarje të dhunshme, çka nuk e di ende, çka nuk ka asnjë informacion, dhe kjo është e rëndë për institucionet përkatëse, nuk përfaqëson studentët, për t’i bërë pis ata.

Studentët nuk duan vetëm të ardhme, por ata janë e ardhmja e vendit, shtresa më e kulturuar e tij, në pjesën dërmuese vajza, ata janë shpresa e emancipimit të shoqërisë shqiptare!

Prandaj, jam i sigurt se cdo dhunim i studentëve të mi, apo ndalim i tyre pa prova, çdo trajtim jo në bazë të ligjit të çdo studenti, pa dyshim është jo vetëm i tejskajshëm, i pavlefshëm dhe shumë i dëmshëm nga ana shoqërore, më cënon drejtpërdrejt mua dhe kolegët e mi, si edhe dëmton rëndë palcën e ADN së kulturës shqiptare, i hap kombit plagë të rënda në dekada, e bën kujtesën e tij kolektive edhe më të dhëmbur sesa është nga dramat dhe traumat që maskarenjtë, kolaboracionistët, tradhtarët e kombit, diktatorët, të çmendurit dhe budallenjtë me pushtet, tregtarët e interesave kombëtare shkëmbyer me pushtet të pamerituar, i kanë shkaktuar gjatë historisë.

Studentët kanë nevojë të dëgjohen! Ka dhjetëra mënyra paqësore, të respektueshme, për t’u vënë veshin kërkesave të tyre sociale, ekonomike, pedagogjike madje edhe politike.

Nga qeverisja, nga politika në përgjithësi, nga vetë stafet universitare, sepse ata kanë të drejtë të jenë mosbesues, besimi i tyre është abuzuar, të kërkojnë, sepse kërkesat e tyre janë hedhur në kosh me premtime politike boshe, kanë të drejtë të aspirojnë për diploma cilësore, sepse diplomat dhe arritjet e tyre i kanë përbuzur duke sunduar në shoqëri mekanizma false dhe cinike promovimi social.

Politika deri tani i ka gënjyer, asgjë nuk ka bërë nga premtimet e disa viteve më parë, arbitrariteti i qeverisjes shkon deri aty sa ende nuk ka një statistikë të papunësisë intelektuale, ende nuk vepron meritokracia për të promovuar në vende pune më të mirët, ende nuk ka një parashikim nga qeverisjet për profesionet intelektuale për dhjetë vjetët e ardhshëm në vend, shoqëria jonë është zhveshur nga teknologjia, kultura, novacioni shkencor që të mund të integrojë të diplomuarit, ende në shoqëri sundon klani, miqësia, paraja për të zënë një vend pune, ende gjithçka për universitetet është e centralizuar në duart e politikës, arritur deri në skandalin derisa iu kërkohet të pranojnë që studentët e Tiranës t’i kenë konviktet në Durrës!!! Nuk është thelbi, po absurditeti politik imagjinoni se ku ka arritur, deri ku abuzohet me shpirtin e vuajtur studentor, deri ku shkelen politikisht dhe nga administrata dhe qeverisja të drejtat e tyre!

Unë përsëris atë që vazhdoj të them publikisht gjatë viteve: Studentët kanë gjithmonë të drejtë! Kush dëshiron t’ja shpjegoj këtë, jam gati!

Studentët si shtresë shoqërore nuk dhunojnë njeri, ndaj mos i bëni pis, ndaj larg duart nga sytë, nga trupi, nga shpina, nga kyçet e duarve të studentëve!

 

Marrë nga Balkanweb.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pedagogët i bashkohen revoltës studentore, nisin marshimin në Tiranë

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Ku përfundojnë mbetjet?

2 500 euro për policët, 0 për mësuesit

Loja me karriget bosh e Ramës: një butafori cinike mbi hematomat e studentëve!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Alberta voton për të mbetur pjesë e Kanadasë
Artikulli tjetër Rama vendos karriget në Bulevard dhe fton të rinjtë, protestuesit të prerë: S’ka dialog!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Senatori i Miçiganit reagon për protestat në Tiranë
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 20 Tetor, 2026
Balluku në SPAK, hetimet zgjaten edhe me 3 muaj
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 20 Tetor, 2026
Qeveri analfabetësh/ Lëmsh me shpërblimin e policëve
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Zhvillim 20 Tetor, 2026
Meloni përgatit masa të ashpra pas trazirave në Milano
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 20 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.