KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori
AktualeFokusPolitikeRajoni

Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori

Përditësimi i fundit: 2 Prill, 2025 1:59 pm
234 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 250 euro kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin që nuk ishte paraqitur në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Gjykata e Prishtinës më 04.03.2025 kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori dhe për të dëshmuar lidhur me këtë rast.

Përkundër që kishte urdhër nga Gjykata e Prishtinës, Kurti përsëri nuk ishte paraqitur. Në po të njëjtën ditë, kryeministri kishte zgjedhur për të shkuar në një vizitë pune në Gjilan për të përuruar gur themelin e një çerdhe.

Pas këtij veprimi të kryeministrit të vendit, Gjykata e Prishtinës e ka dënuar atë me 250 euro.

Për dënimin me gjobë ankesë ka paraqitur zyra Kryeministri, Albin Kurti më 13.03.2025.

KALLXO.com kishte dërguar email tek Gjykata e Prishtinës për të kuptuar se çfarë është vepruar nga ana e Gjykatës për mos-paraqitjen e dëshmitarit për të dëshmuar në objektin e Prokurorisë Speciale, por që asnjëherë nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi.

KALLXO.com  kishte dërguar plotë pesë e-maile në drejtim të gjykatës, por pa sukses në marrjen e përgjigjeve

Pyetje lidhur me këtë rast i janë dërguar edhe zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziut më datë 01.04.2025, mirëpo i njëjti nuk ka kthyer përgjigje lidhur me këtë rast.

Ndonëse ishte thirrur për të dëshmuar tri herë nga Prokuroria, çka kishte rezultuar pa sukses për organin e akuzës – pa një zgjidhje për ta bindur kryeministrin Kurti për të dhënë dëshmi për rastin e rezervave shtetërore në objektet e Prokurorisë Speciale – atëherë Prokuroria i ishte drejtuar Gjykatës.

Prokuroria kishte kërkuar nga Gjykata që të nxjerrë Vendim për urdhërimin e dëshmitarit, Albin Kurtit, që të paraqitet në objektet e Prokurorisë Speciale për të dhënë dëshmi – lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Kjo kërkesë e PSRK kishte ardhur pasi tri thirrjeve me rend nuk i’u ishte përgjigjur kryeministri i vendit, Albin Kurti.

 

Marrë nga Kallxo.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në protestë për pagën minimale
Artikulli tjetër Ndërtimi i bunkerëve privatë në Spanjë rritet 200%

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.