KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Banka e Shqipërisë ndalohet të financojë qeverinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Banka e Shqipërisë ndalohet të financojë qeverinë
AnalizeFinanceFokusKryesorePolitike

Banka e Shqipërisë ndalohet të financojë qeverinë

Përditësimi i fundit: 6 Tetor, 2026 1:44 pm
42 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Banka e Shqipërisë do të ndalohet zyrtarisht të financojë dhe të kreditojë qeverinë në mënyrë absolute. Ky është thelbi i një projektligji të ri të depozituar në Kuvend nga deputetja Milva Ekonomi, i cili vjen si një kusht i prerë nga Brukseli për të mbyllur Kapitullin 17 të integrimit evropian.

Edhe pse në përditshmëri Banka e Shqipërisë ka vite që operon me vetëpërmbajtje dhe nuk i mbulon vrimat e buxhetit, ky ndryshim shkatërron përgjithmonë dritaret ligjore që ekzistonin në prapaskenë.

Së pari, zhduket përfundimisht koncepti i overdraftit. Ligji i vjetër i jepte qeverisë të drejtën të merrte një kredi të përkohshme direkte nga banka qendrore për nevoja të buxhetit. Me formulimin e ri, ky mekanizëm ndalohet në mënyrë të prerë dhe pa asnjë ekuivok. Shteti detyrohet të ketë një disiplinë të hekurt fiskale.

Së dyti, bllokohet rreptësisht tregu primar i borxhit. Banka nuk mund të blejë më bono thesari apo obligacione direkt në momentin kur ato emetohen nga Ministria e Financave.

Përjashtimi i vetëm i lënë në ligj është pastër teknik: nëse bankës i maturohen titujt ekzistues që ka në bilanc, ajo mund të blejë saktësisht të njëjtën vlerë vetëm për të mos dëmtuar strukturën e saj, por me çmim tregu, maturim të njëjtë dhe njoftim paraprak. Askujt nuk mund t’i shitet më borxh i ri “me urdhër”.

Stoku ose portofoli i investimeve që Banka e Shqipërisë mban aktualisht në bilancin e saj në formën e titujve të qeverisë shqiptare, bono thesari dhe obligacione, luhatet historikisht në një fashë të rregullt prej 40 deri në 55 miliardë Lekë.

Gjatë viteve të fundit, pesha e Bankës së Shqipërisë në strukturën e përgjithshme të borxhit të qeverisë ka ardhur vazhdimit duke u ulur në mënyrë agresive, duke u stabilizuar sot në rreth 3% deri në 4% të totalit të borxhit publik.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Soros kundër testeve të drogës te foshnjat
Artikulli tjetër Francis Halzen fiton Çmimin Nobel në Fizikë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.