Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka kërkuar dorëheqjen e kryeparlamentares Elisa Spiropali.
Ai akuzoi Spiropalin se ka përjashtuar deputetët e opozitës nga seancat plenare në shkelje të ligjit dhe në bashkëpunim me bandat kriminale.
“Duhet të dorëhiqeni nga funksionet se për 30 ditë keni penguar opozitën pa ligj dhe rregullore me urdhër të krimit të mos marrë pjesë në seancat plenare në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses, Kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit, i keni vënë deputetëve të opozitës kangjella hekuri, në shkelje të ligjit keni futur forcat speciale për të ndaluar në Kuvend deputetë e opozitë. Ti zonjë që je përfaqësuese e krimit të organizuar do duhet të dorëhiqesh se për një muaj nuk ke lejuar deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre. Bashkë me këtë zonjën e vezëve në rresht të dytë do duhet të ndjeni vetëm turp dhe si shenjë përgjegjësie për atë që i keni bërë kësaj salle, duhet të jepni dorëheqjen”, tha Bardhi.
Po ashtu, edhe Asllan Dogjani, deputet i PD, akuzoi Spiropalin se ka përjashtuar demokratët nga punimet e kuvendit në mënyrë jo ligjore.