KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale
AktualeFokusKryesoreOpinionPolitike

Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale

Përditësimi i fundit: 25 Gusht, 2026 5:39 pm
43 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, duke kërkuar monitorimin e procesit të rishikimit të Reformës Administrativo-Territoriale në Shqipëri.

Në letrën e firmosur nga kryetari Fisnik Qosja dhe drejtori ekzekutiv Arlind Hoxha, Shoqata ngre shqetësime për mënyrën se si është zhvilluar procesi, duke pretenduar se komisioni parlamentar e ka mbyllur punën pa përfunduar të gjitha fazat e përcaktuara në kalendarin zyrtar.

Sipas tyre, nga 16 aktivitetet e parashikuara janë zhvilluar vetëm analizat paraprake dhe raundi i parë i konsultimeve në qarqe. Ndërkohë, disa prej fazave kryesore, përfshirë raundet e tjera të konsultimeve, sondazhin publik, takimet me institucionet ndërkombëtare dhe publikimin e dokumentit politik me alternativat e reformës, nuk janë realizuar.

Shoqata sqaron se nuk kundërshton në parim ndryshimin e numrit të bashkive apo hartës territoriale, por kërkon që vendimmarrja të mbështetet në një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me standardet evropiane për autonominë vendore.

Në letrën drejtuar Këshillit të Evropës përmendet edhe mungesa e dëgjesës së parashikuar për Bashkinë e Tiranës, ndërsa vëmendje i kushtohet edhe kundërshtimeve të shfaqura në disa bashki që preken nga propozimet për riorganizimin territorial.

Shoqata kërkon që institucionet evropiane të vlerësojnë nëse procesi ka respektuar standardet e konsultimit dhe pjesëmarrjes së autoriteteve vendore dhe komuniteteve përpara se të merret vendimi përfundimtar.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, për spiunazh dhe shantazh

Kroacia ngre alarmin : Serbia po armatoset me armë sulmuese

Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Duhet shfuqizuar ligji për zonat e mbrojtura

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen
Artikulli tjetër BE po ndryshon rregullat e zgjerimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Turqia dënon pesë kryetarë bashkie të opozitës
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 25 Gusht, 2026
BE po ndryshon rregullat e zgjerimit
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 25 Gusht, 2026
Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Gusht, 2026
Nuk ndalet rënia e Euros/ Arrin minimumin e ri, pranë 92.4 lekëve
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.