KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bashkitë mbeten në “tako”, 42 prej tyre nuk kryejnë as gjysmën e detyrave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bashkitë mbeten në “tako”, 42 prej tyre nuk kryejnë as gjysmën e detyrave
AnalizeFinanceFokusKryesorePolitikeZhvillim

Bashkitë mbeten në “tako”, 42 prej tyre nuk kryejnë as gjysmën e detyrave

Përditësimi i fundit: 28 Gusht, 2026 4:54 pm
21 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Bashkitë e Qarkut të Kukësit kanë nivelin më të ulët të mbulimit të funksioneve në vend, ndërsa të dhënat tregojnë një hendek të thellë mes njësive vendore në aftësinë për të financuar dhe ushtruar përgjegjësitë që u ngarkon ligji.

Në rang kombëtar, 42 nga 61 bashki nuk arrijnë të financojnë as gjysmën e funksioneve të matshme.

Sipas të dhënave të Indeksit të Funksionalitetit të Bashkive (IFB), të përfshira në Raportin Përfundimtar për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0 të mazhorancës, qarku i Kukësit regjistron nivelin mesatar më të ulët të mbulimit funksional, me vetëm 39,2%.

Në të njëjtën pjesë të poshtme të renditjes janë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës, me nga 39,9%, ndërsa Elbasani arrin në 46,2%.

Në skajin tjetër, mbulimin më të lartë të funksioneve e ka qarku i Lezhës, me 56,9%, i ndjekur nga Durrësi me 53,9%. Dibra dhe Shkodra kanë një nivel mesatar prej 50%.

Dobësitë e qarkut të Kukësit pasqyrohen edhe në rezultatet individuale të bashkive. Bashkia Kukës merr vetëm 37,3 pikë nga 100 në Indeksin e Funksionalitetit, ndërsa Tropoja renditet me 36,5 pikë. Këto rezultate i pozicionojnë të dyja njësitë ndër bashkitë me kapacitetet më të dobëta financiare dhe administrative në vend.

Në nivel kombëtar, diferencat mes bashkive janë të ndjeshme. Kamza renditet e para me 100 pikë nga 100, e ndjekur nga Tirana me 99,4 pikë, Himara me 90,9 pikë dhe Durrësi me 87,2 pikë.

Në grupin e bashkive me rezultatet më të larta hyjnë gjithashtu Lezha me 79,8 pikë, Shijaku me 79,6, Shkodra me 77,1, Vlora me 74,2, Saranda me 73,6 dhe Patosi me 71,7 pikë. Gjirokastra dhe Korça qëndrojnë gjithashtu mbi nivelin e 70 pikëve, përkatësisht me 70,3 dhe 70,2 pikë.

Në fund të renditjes është Pusteci, me 0 pikë, ndërsa Rrogozhina merr vetëm 8,3 pikë. Rezultate të ulëta kanë edhe Konispoli me 30,7 pikë, Tepelena me 32,6, Fushë-Arrëzi me 34,2 dhe Memaliaj me 36,4 pikë.

Të dhënat tregojnë se madhësia e popullsisë apo pesha ekonomike nuk garantojnë automatikisht funksionalitet më të lartë. Kavaja, për shembull, merr 46,7 pikë, Dibra 48,6, Pogradeci 49,3 dhe Maliqi 49,7 pikë. Edhe Fieri, një ndër bashkitë më të mëdha në vend, arrin vetëm në 55,4 pikë.

42 bashki nuk financojnë as gjysmën e funksioneve

Problemi është më i gjerë se rezultatet e disa njësive të veçanta. Sipas raportit, 42 nga 61 bashki mbulojnë më pak se gjysmën e funksioneve të matshme, ndërsa vetëm pesë bashki arrijnë të financojnë dhe ushtrojnë të paktën 24 funksione.

Kjo tregon se ekzistenca e një buxheti dhe e një administrate vendore nuk do të thotë domosdoshmërisht se bashkia disponon burimet e nevojshme për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë që i janë caktuar me ligj.

Indeksi i Funksionalitetit të Bashkive është ndërtuar në një shkallë nga 0 në 100 dhe synon të vlerësojë nëse njësitë vendore kanë kapacitetet financiare dhe organizative për të ushtruar në mënyrë të qëndrueshme funksionet e tyre.

Në përllogaritjen e tij përfshihen pesë elemente: autonomia fiskale, ngurtësia buxhetore, mbulimi funksional i ponderuar, eficienca e stafit dhe barra e detyrimeve të prapambetura.

Raporti sqaron se “funksionaliteti” nuk mat drejtpërdrejt cilësinë e shërbimeve që qytetarët marrin nga bashkia. Indeksi vlerëson kryesisht nëse ekzistojnë kushtet financiare dhe administrative që i mundësojnë një njësie vendore të ushtrojë funksionet e veta dhe ato të deleguara.

Kukësi, më i varur nga fondet e kushtëzuara

Funksionaliteti i dobët lidhet edhe me shkallën e kufizuar të autonomisë financiare të një pjese të bashkive.

Në nivel kombëtar, transferta e kushtëzuar arrin në 35,3 miliardë lekë, kundrejt 23,8 miliardë lekëve të transfertës së pakushtëzuar. Fondet që qeveria qendrore u jep bashkive për përdorime të përcaktuara paraprakisht janë kështu rreth 11,5 miliardë lekë më të larta se transfertat që njësitë vendore mund t’i përdorin sipas prioriteteve të tyre.

Varësia është më e dukshme në qarqe si Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra, ku pesha e transfertave të kushtëzuara është më e lartë. Bashkitë e këtyre qarqeve kanë një bazë më të kufizuar të ardhurash të veta dhe, njëkohësisht, më pak hapësirë për të vendosur në mënyrë autonome se si do të përdoren fondet.

Raporti e lidh këtë problem edhe me parimet e Kartës Europiane të Autonomisë Vendore, sipas së cilës njësitë vendore duhet të disponojnë një pjesë sa më të madhe të burimeve financiare që mund t’i përdorin në përputhje me prioritetet lokale.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së

4,26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet ende e pistë!

Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi?

Jared Kushner, fytyra e re oligarkisë amerikane

A ia vlen të investosh në obligacionet e shoqërive tregtare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria me naftën 30% më të shtrenjtë në rajon
Artikulli tjetër Socialistët ndryshojnë vendin e mbledhjes, Rama takon të vetët në Pallatin e Brigadave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Fushat e naftës në Venezuelë po ndryshojnë lojën për SHBA-të, OPEC-un dhe Hormuzin
Analize Bota Ekonomi Opinion Politike Zhvillim 29 Gusht, 2026
30 minuta alarm në qiell! Bien radarët dhe mbylljet hapësiras ajrore shqiptare
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Ndalohet hyrja e anijes “Hanuman” në portin e Durrësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.