Procedura e ndjekur nga Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci në lidhje me emerimin e Denis Leshit si Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës Shkodër ka ngritur disa pikëpyetje. Kjo pasi ky emërim ka ardhur disa muaj pasi i njëjti person mbante postin si Drejtor i Përgjithshëm Juridik në Shkodër, ka dhënë dorëhqjen nga ky post pas disa shkeljeve që janë zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
KLSH ka gjetur shkelje në Bashkinë Shkodër në vitin 2025, në një kohë kur Benet Beci ndodhej dhe në hetim për punën në KESH. Por në vend që hetimet të zbulonin autorin e shkeljeve që është Beci, ka dal juristi i bashkisë Denis Lesha që ka dhënë dorëheqjen për të mbajtur përgjegjësinë.
Për këtë veprim ‘fisnik’ të Leshës, Beci e ka shpërblyer duke i dhënë një post më të lartë atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës. Në vend që shkeljet e KLSH- së të hetoheshin dhe të merreshin masat e duhura, Lesha është ngritur në detyrë. Ndërkohë që me këtë veprim, Beci ka siguruar dhe pushtetin e tij në Prefekturë, kur në të vërtetë duhej që Bashkia të varet nga Prefektura dhe jo e kundërta.
Marrë nga Dosja.al