GJKKO ka liruar nga masa e arrestit shtëpiak kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën.
Sali Berisha mbërriti në selinë e PD, teksa u prit me entuziazëm nga deputetët dhe mbështetësit.
“Kryedemokrati mbajti fjalën e tij, ku tha “të dashur miq. U krye dhe kjo punë! Piramida më e madhe e mashtrimit mori sot goditjen më fatale. Përshëndes çdo shqiptar. Sot Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë. Sakrifica, mundi u shpërblye.”, tha Berisha.