KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Biden po përballet me “presione” të reja për të hequr dorë nga gara presidenciale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Biden po përballet me “presione” të reja për të hequr dorë nga gara presidenciale
AnalizeBotaPolitikeZhvillim

Biden po përballet me “presione” të reja për të hequr dorë nga gara presidenciale

Përditësimi i fundit: 11 Korrik, 2024 7:00 am
156 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Fushata e Presidentit Biden për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë po përballet me pengesa të reja ndërsa ish kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësja demokrate Nancy Pelosi tha se “i takon presidentit të vendosë” nëse duhet të qëndrojë në garë.

Aktori me famë botërore dhe donator i rëndësishëm i fushatës së demokratit Biden, George Clooney tha se presidenti nuk duhet të garojë. Senatorë dhe kongresmenë demokratë thanë se druheshin lidhur me aftësitë e demokratit Biden për të mundur republikanin Donald Trump.

Stuhia deklaratave të ashpra, pavarësisht këmbënguljes së fortë të Presidentit Biden se nuk do të tërhiqet nga gara, nxjerr në pah dallimet e thella për këtë çështje mes udhëheqjes demokrate.

Ligjvënësi Pat Ryan i Nju Jorkut është bërë demokrati i tetë në Kongresin amerikan që i kërkoi publikisht Presidentit Biden që të tërhiqet nga gara.

“Dua që ai të bëjë atë që vendos vetë”, tha ligjvënësja demokrate Nancy Pelosi të mërkurën në emisionin televiziv “Morning Joe” të kanalit MSNBC. Ajo nuk tha se zoti Biden duhet të qëndrojë në garë.

Ndërsa Presidenti Biden ka thënë në mënyrë të përsëritur se ai ka marrë vendimin e tij, tha ajo, “Ne të gjithë po e inkurajojmë atë që ta marrë atë vendim, sepse afati po mbaron”.

Është një moment vendimtar për presidentin dhe partinë e tij, pasi demokratët po shqyrtojnë atë që dikur ishte e paimagjinueshme, largimin nga gara të një presidenti në detyrë, vetëm pak javë përpara kuvendit të Partisë Demokrate ku pritet emërimi i zotit Biden si kandidati zyrtar i demokratëve në zgjedhjet e nëntorit.

Këtë javë, Presidenti Biden po pret në Uashington udhëheqës botërorë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s, me takime të stërzgjatura, bisedime dhe darka diplomatike, duke nxjerrë në pah aftësitë e tij.

Presidenti Biden gëzon mbështetje të fortë në Kapitol nga grupi i ligjvënësve me ngjyrë, të cilët ndikuan fuqishëm tek elektorati në zgjedhjet dhe fitoren e zotit Biden në vitin 2020, duke e cilësuar atë si zgjedhjen më të mirë për të mundur përsëri zotin Trump në vitin 2024.

Ligjvënësja demokrate Ilhan Omar e Minesotës tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se “demokratët po humbasin terren sa më shumë luftojnë lidhur me kandidaturën e zotit Biden”.

Vëmendja është përqendruar gjerësisht për sinjale të mundshme nga demokratja Pelosi, ndërsa komentet e saj kanë rëndësi të madhe për drejtimin që duhet të marrë partia mes alternativave të mundshme në fushatën kundër republikanit Donald Trump.

Muajin e kaluar, aktori i famshëm George Clooney organizoi një mbrëmje madhështore për mbledhje fondesh nga yjet e Hollywood-it për fushatën e demokratit Joe Biden kur merrte pjesë edhe vetë presidenti.

Përmes një shkrimi në gazetën New York Times të mërkurën, aktori Clooney tha se ai e donte zotin Biden, por me të kandidat, partia do të humbiste Shtëpinë e Bardhë dhe kontrollin në Kongres.

“Ky nuk është vetëm mendimi im, kështu mendon çdo senator, kongresmen dhe guvernator me të cilët kam folur privatisht”, shkruante zoti Clooney.

Ai theksoi dallimet që kishte vënë re tek mosha e presidentit gjatë darkës në Los Anxhelos, krahasuar me vitet e kaluara.

Senatori Michael Bennet, demokrat nga shteti Kolorado, foli të martën vonë lidhur rrezikun e një presidence të dytë të zotit Trump, duke nënvizuar se i takon presidentit “t’i shqyrtojë” alternativat.

Në një intervistë për rrjetin CNN, zoti Bennet tha se kishte folur privatisht me kolegët e tij duke u thënë se besonte se republikani Trump “është në rrugën e duhur për t’i fituar zgjedhjet dhe ndoshta me shumicë të madhe duke fituar Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve”.

Një tjetër demokrat, Senatori Richard Blumenthal nga Kenektikat, tha të mërkurën se ishte “thellësisht i shqetësuar” për fitoren e Biden-it në zgjedhje, të cilat ai i quajti ekzistenciale për vendin.

“Kam besim të plotë se Joe Biden do të bëjë gjënë patriotike për vendin. Ai do ta marrë këtë vendim”, tha për gazetarët Senatori Tim Kaine, demokrat nga Virxhinia.

Kuvendi kombëtar i Partisë Demokrate pritet të mbahet në mes të gushtit ku do të emërohet zyrtarisht kandidati i tyre për president.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE: Nuk ka vend në bllok për mohuesit e gjenocidit, në Srebrenicë
Artikulli tjetër Anëtarët e NATO-s i premtojnë Ukrainës avionë luftarakë dhe ndihmë shtesë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.