KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Bordi i Paqes” premton 7 miliardë dollarë për Gazën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Bordi i Paqes” premton 7 miliardë dollarë për Gazën
AktualeAnalizeFinanceKryesorePolitike

“Bordi i Paqes” premton 7 miliardë dollarë për Gazën

Përditësimi i fundit: 20 Shkurt, 2026 9:16 am
394 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi të enjten (19.02.) takimin inaugurues të “Bordit të Paqes”, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga mbi 40 vende dhe vëzhgues nga disa shtete.

Trump tha se nga nëntë anëtarë të organizatës janë premtuar 7 miliardë dollarë për një paketë ndihme për Gazën. Kjo përbën vetëm 10% të 70 miliardë dollarëve që nevojiten për rindërtimin pas shkatërrimeve të dy viteve luftë.

Presidenti amerikan premtoi gjithashtu 10 miliardë dollarë, por pa sqaruar se ku do të shkonin këto fonde.

Premtimet për Bordin e Paqes

Trump tha se Kazakistani, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku, Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani dhe Kuvajti janë vendet që kanë ofruar fonde për paketën e ndihmës të Bordit të Paqes për Gazën.

“Çdo dollar i shpenzuar është investim për stabilitetin dhe shpresën për një rajon të ri dhe harmonik,” tha presidenti amerikan.

Kurse Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria deklaruan se do të dërgojnë edhe trupa në Gazë për të qenë pjesë e një force stabilizuese.

Ç’është “Bordi i Paqes”?

I shtuquajturi “Bordi i Paqes” është një nismë e shpallur nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe i prezantuar si një mekanizëm ndërkombëtar për të koordinuar përpjekjet për stabilizim dhe rindërtim, sidomos pas luftës në Gazë pas marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Edhe pse bordi fillimisht u krijua si një organ i posaçëm për rindërtimin e Gazës, statuti i tij evoluoi në një mandat më të gjerë dhe më të paqartë. Statuti themelues, i nënshkruar në Davos më 22 janar 2026, nuk e përmend në mënyrë të qartë Gazën. Komentet e paqarta të Trumpit kanë shkaktuar kritika se ai po përpiqet të anashkalojë OKB-në, nga e cila ai gjithashtu ka tërhequr një pjesë të madhe të financimit amerikan.

Megjithatë kjo organizatë funksionon shumë ndryshe nga OKB-ja. Anëtarët e saj janë të detyruar të paguajnë 1 miliardë dollarë për ta zgjatur anëtarësimin e tyre përtej dy viteve të para, dhe Trumpi e ka emëruar veten kryetar, që do të thotë se ai do të vazhdojë ta kontrollojë këtë organizatë edhe pas largimit nga detyra si president.

Përveç aleatëve të dukshëm të Trumpit, si udhëheqësit e Izraelit, e Hungarisë dhe Argjentinës, ka edhe vende si Pakistani që janë bashkuar me bordin, sepse synojnë të përfitojnë favore nga Shtëpia e Bardhë.

Gjermania, Italia, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të tjera dërguan vëzhgues në vend të përfaqësuesve zyrtarë. Ndërsa Franca ka refuzuar çdo pjesëmarrje dhe e ka kritikuar BE-në për dërgimin e zyrtarëve në takimin e Bordit të Paqes.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm tete
Artikulli tjetër “Sulmet e politikanëve ndaj SPAK nuk duhet të vazhdojnë”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.