KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Cilat janë pritshmëritë nga mandati i dytë i Presidentit Trump
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Cilat janë pritshmëritë nga mandati i dytë i Presidentit Trump
BotaOpinionPolitike

Cilat janë pritshmëritë nga mandati i dytë i Presidentit Trump

Përditësimi i fundit: 6 Nëntor, 2024 6:45 pm
124 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Republikani Donald Trump është fituesi i zgjedhjeve presidenciale, duke siguruar një rikthim të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, i hedh një vështrim politikave të kaluara të Presidentit Trump dhe qëndrimit aktual për të ofruar një pasqyrë se si mund të jetë presidenca katërvjeçare e republikanit Trump.

Ish Presidenti Donald Trump, 78-vjeçar, do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë.

Ashtu si Presidenti Grover Cleveland në fund të viteve 1800, Presidenti Trump do të shërbejë dy mandate të shkëputura, si presidenti i 45 dhe 47 i Shteteve të Bashkuara.

Por si do të jetë mandati i dytë i Presidentit Trump, duke patur parasysh presidencën e kaluar dhe premtimet gjatë kësaj fushate. Emigracioni ka një përparësi të madhe për zotin Trump dhe politikat e tij kufizuese janë të lidhura me pikëpamjet e tij nacionaliste “Amerika e para”.

Shtatë ditë pasi mori presidencën në vitin 2017, zoti Trump vuri një kufizim 90 ditor, që ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të shtetasve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

“Po vendosim masa të reja verifikimi për të mbajtur jashtë Shteteve të Bashkuara terroristët islamikë radikalë. Nuk i duam këtu”.

Gjatë fushatës presidenciale të këtij viti, zoti Trump foli me forcë për atë që ai e quan “pushtim nga emigrantët”, duke e bërë sigurinë kufitare një çështje kyçe elektorale. Gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut ai u shpreh se çfarë do t’i thoshte presidentes së re të Meksikës.

“Do ta informoj atë se nëse nuk e ndalon valën e kriminelëve dhe drogës që futet në vendin tonë, do të vendos menjëherë një tarifë 25% për gjithçka që dërgojnë në Shtetet e Bashkuara”, tha republikani Trump.

Gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump vuri tarifa ndaj importeve kineze dhe duket se nuk ka gjasa të ndryshojë taktikat.

“Ata na kanë dëmtuar, duke shkaktuar humbje të vendeve të punës dhe pastaj eksportojnë në Shtetet e Bashkuara prodhimet e tyre duke shmangur taksat. Kështu që ne humbasim. Humbasin kompanitë amerikane dhe mbyllen vendet e punës. Kështu bëhemi humbës të mëdhenj”, tha zoti Trump duke folur mbi tarifat ndaj Kinës.

Presidenti Trump e tërhoqi Uashingtonin nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015, një traktat ndërkombëtar që trajton ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale

“U zgjodha për të përfaqësuar qytetarët e Pitsburgut, jo të Parisit”.

Zoti Trump thotë se politika e tij energjetike do të përqendrohet tek rritja e nxjerrjes së naftës në vend dhe eliminimin e disa rregullave mjedisorë.

“Ditën e parë, orën e parë, ne mund të bëjmë shumë gjëra, por fillimisht do të nxjerrim naftën në vend”, tha zoti Trump.

Në mandatin e tij të dytë si president, republikani Trump po premton një qasje më proteksioniste dhe izoluese sesa katër vitet e fundit të Presidentit Joe Biden.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm The Guardian: Frika triumfon mbi shpresën, ndërsa Trump fiton presidencën
Artikulli tjetër Scholz shkarkon ministrin e Financave, koalicioni qeverisës në rrezik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.