Deputetë të PD-së kanë protestuar sot para Parlamentit Evropian në Strasburg, për të sensibilizuar siç tha deputet, Tritan Shehu se, çfarë po ndodh në Shqipëri. Shehu u shpreh se demokracia në Shqipëri është deformuar rëndë.
“Ne jemi këtu për të sensibilizuar PE për atë që po ndodh në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë edhe për mbështetjen reale të partnerëve ndërkombëtare për të dalë nga ky qefull. Prandaj jemi këtu, për të sensibilizuar këta miq, për rrugën që Shqipëria ka marrë. Kjo është betejë jo e lehtë. Në Shqipëri duhet të kërkohet lëvizje popullore mosbindje civile për të arritur që demokracia të rivendoset”, tha Tritan Shehu
Disa prej deputetëve mbanin pankarta në duar.
Deputetja Dhurata Cupi mban një pankartë në anglisht ku thuhet “Duam t’i bashkohemi Europës, jo me varka”.
Ndërsa, deputetja tjetër e PD-së Elda Hoti mbante një pankartë “Lironi deputetin Salianji”!