KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fondet e BE-së në Shqipëri: Mes besimit të munguar dhe dështimit institucional
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fondet e BE-së në Shqipëri: Mes besimit të munguar dhe dështimit institucional
AnalizeFinanceKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Fondet e BE-së në Shqipëri: Mes besimit të munguar dhe dështimit institucional

Përditësimi i fundit: 30 Janar, 2026 11:24 am
50 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Fondet e Bashkimit Evropian përbëjnë një nga instrumentet kryesore të mbështetjes financiare për vendet kandidate, me synimin për të nxitur reformat strukturore, forcimin e institucionev dhe zhvillimin socio-ekonomik. Për Shqipërinë, instrumente si IPA, IPARD dhe mekanizmat e përbashkët të investimit nuk përfaqësojnë vetëm burime financiare, por edhe një test konkret të kapaciteteve institucionale, transparencës, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit.

Përmbajtja
WBIF: Zhvillim me kredi dhe rrezik për borxhin publikNjë cikël negativ që rrezikon integrimin

Një raport i Qëndresës Qytetare, nënvizon se pavarësisht alokimeve të konsiderueshme financiare në kuadër të IPA II dhe IPA III, Shqipëria vijon të karakterizohet nga vonesa sistemike në zbatim, probleme strukturore në menaxhim, nivel i ulët i absorbimit dhe raste të përsëritura parregullsish, veçanërisht në sektorët e bujqësisë dhe infrastrukturës.

Të dhënat për IPA II (2014-2020) tregojnë një qasje formalisht të barabartë të Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova përfituan alokime të ngjashme, rreth 650 milionë euro secila, ndërsa Serbia kryesoi listën me rreth 1.5 miliardë euro, reflektim i peshës së saj demografike, rolit gjeopolitik dhe kapaciteteve më të konsoliduara administrative.

Por, ky barazim në letër nuk u reflektua në praktikë. Ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi arritën të shfrytëzojnë më mirë fondet përmes strukturave më të qëndrueshme menaxhimi dhe përvojës nga ciklet e mëparshme IPA, Shqipëria u përball me probleme të vazhdueshme në kontraktim, disbursim dhe transparencë. Raportet e auditimit dhe gjetjet e OLAF evidentuan mangësi serioze në mbikëqyrje dhe kontroll, të cilat rrallë u pasuan nga ndjekje penale efektive në nivel kombëtar.

IPA III: Rënie relative dhe sinjal mosbesimi

Në kuadër të IPA III (2021-2027), Shqipëria shfaq një rënie relative në peshën e financimit, duke u renditur pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, pavarësisht nevojave të konsiderueshme infrastrukturore dhe zhvillimore. Ky ndryshim reflekton një zhvendosje të qartë në qasjen e BE-së, ku besueshmëria institucionale, sundimi i ligjit dhe historiku i menaxhimit të fondeve po marrin një peshë më të madhe sesa statusi formal i vendit kandidat.

Problematikat e konstatuara nga OLAF, mungesa e ndëshkimit për abuzimet me fondet e BE-së dhe vonesat e gjata në projekte strategjike, si rasti i hekurudhës Tiranë–Durrës kanë ndikuar drejtpërdrejt në pozicionin e Shqipërisë në ndarjen e fondeve IPA III. Në këtë kontekst, reduktimi i mbështetjes financiare funksionon si një sinjal politik i qartë: Fondet nuk ndjekin vetëm nevojat, por mbi të gjitha besimin.

WBIF: Zhvillim me kredi dhe rrezik për borxhin publik

Edhe në kuadër të WBIF, ku Shqipëria ka përfituar investime të konsiderueshme (rreth 4.5 miliardë euro), struktura e financimit ngre shqetësime serioze. Pjesa dërrmuese e mbështetjes vjen përmes kredive, ndërsa grantet mbeten relativisht të kufizuara krahasuar me vende si Bosnje dhe Hercegovina apo Maqedonia e Veriut.

Në kontrast, Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina kanë arritur të ndërtojnë një balancë më të qëndrueshme mes granteve dhe huave, duke ulur presionin afatgjatë mbi financat publike. Shqipëria, përkundrazi, shfaq një model ku vonesat në zbatim, ndryshimet kontraktuale dhe problemet e menaxhimit çojnë shpesh në hua shtesë, duke transferuar riskun financiar te buxheti i shtetit dhe në fund, te taksapaguesit.

Një cikël negativ që rrezikon integrimin

Shqipëria nuk penalizohet për mungesë fondesh, por për mungesë besueshmërie në zbatim. Sa më shumë probleme në menaxhim dhe transparencë, aq më e ulët mbështetja me grante dhe aq më e madhe varësia nga kreditë. Ky cikël negativ rrezikon të thellojë borxhin publik, të vonojë projektet strategjike dhe të minojë më tej kredibilitetin e vendit në procesin e integrimit evropian.

Pa një forcim real të kapaciteteve institucionale për menaxhimin indirekt të fondeve IPA, pa mekanizma të detyrueshëm llogaridhënieje dhe ndjekje penale për abuzimet, si dhe pa një rishikim të thellë të skemave si IPARD, për të garantuar përfshirjen reale të fermerëve të vegjël, fondet e BE-së rrezikojnë të mbeten një burim borxhi dhe konfliktesh, më shumë sesa një motor zhvillimi.

 

Marrë nga ACQJ [Albanian Center for Quality Journalism]

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit

Moska regjistron reshjet më të dendura të borës, në më shumë se 200 vjet

Belinda Balluku ‘kërkon’ pasaportën

Biznesi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura

Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tregu i zemrës/ Çmimet e frikshme të kardiokirurgjisë
Artikulli tjetër Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skema mashtruese, me kredi të rreme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Rama dhe Balluku firmosin lejen e radhës për çunat e APEX-it
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Pas goditjes së grupit të Beqirit, Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 30 Janar, 2026
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skema mashtruese, me kredi të rreme
Aktuale Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.