KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjimnazistët dhe studentët “zotër” të rrugëve! Deputetët e PS fshihen, Rama kërcënon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjimnazistët dhe studentët “zotër” të rrugëve! Deputetët e PS fshihen, Rama kërcënon
AnalizeFokusKryesorePolitikeSociale

Gjimnazistët dhe studentët “zotër” të rrugëve! Deputetët e PS fshihen, Rama kërcënon

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2026 9:38 am
35 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Mijëra e mijëra gjimnazistë e studentë vërshuan në rrugët e Tiranës ditën e sotme (15 tetor) kundër qeverisë Rama. Pakënaqësia ndaj qeverisë është tejet e madhe saqë sot, në ditën e tretë të protestës studentore, pothuajse të gjithë studentët dhe gjimnazistët nga e gjithë Shqipëria janë në bojkot.

Protestuesit i kanë lënë afat kryeministrit Edi Rama deri sot, në orën 13:00, për të dhënë dorëheqjen. Ndërsa paralajmërojnë kryeministrin Rama se, nëse nuk jep dorëheqjen deri në orën 13:00, ata do t’i drejtohen Presidencës, ku do të kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit.

Në Tiranë mijëra protestues kanë bllokuar rrugët duke u kthyer në “zotër” të tyre. Gjimnaze të shumta dhe Universitetet janë në bojkot dhe po shprehin revoltën e tyre.

Protestuesit janë ndalur te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke thyer xhamat e godinës, ndërsa situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar.

Mijëra gjimnazistë nga Kamza janë nisur në drejtim të kryeqytetit me brohoritje kundër qeverisë Rama që e ka zhytyr vendin në varfëri dhe ka lënë shëndetësinë e arsimin në mëshirë të fatit.

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës mësimi është bojkotuar dhe po protestohet kundër një qeverie të korruptuar.

Qindra gjimnazistë dhe studentë kanë dalë në protestë këtë të enjte edhe në qytetin e Korçës. Të rinjtë janë solidarizuar me protestat e studentëve në kryeqytet që po protestojnë këtë të enjte në ditën e tretë.

Gjatë marshimit të tyre, protestuesit kanë bllokuar bulevardin kryesor të qytetit teksa po shkojnë drejt Bashkisë. Gjatë marshimit janë hedhur kapsolla dhe lëndë piroteknike në rrugë.

Frika nga protesta e studentëve, qeveria Rama anulon seancën në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë parashikonte të mblidhej sot, më 15 tetor, në seancë plenare, në orën 10:00, por burime për Boldnews.al bëjnë me dije se seanca u anulua. Si duket, frika nga protesta e studentëve ka kapluar qeverinë e Ramës.

Në rendin e ditës ishin parashikuar katër interpelanca me ministra, shqyrtimi i disa projektligjeve, si dhe votimi i projektvendimit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

Rama nis me kërcënimet

Edi Rama ka reaguar për protestat dhe incidentet e regjistruara në Tiranë duke deklaruar se dhuna nuk përfaqëson studentët dhe duke akuzuar opozitën për nxitjen e akteve të dhunshme.

Nga godina e Kolegjit të Evropës, e cila një ditë më parë u dogj nga të rinjtë, kreu i qeverisë kërcënoi protestuesit, duke thënë se përgjegjësit do të dalin para ligjit dhe kushdo që ka dorë në këtë katrahurë do të paguaj.

Pasi mohoi që protestuesit të jenë studentë, Rama harron dhe deklaron se gjithsesi qeveria është e gatshme të dialogojë me ta dhe të diskutojë për gjetjen e zgjidhjeve për kërkesat e tyre.

“Kjo nuk është dora e studenteve. Studentët janë të mirëpritur dhe për ta ne jemi gati të ulemi, të flasim dhe të diskutojmë për gjerat që kërkojnë zgjidhje., këto janë të tjera duar, duar që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë. Janë duart e një opozite, e cila me maska të verbërish përpara, me zjarr dhe hekur kërkon ta rikthejë Shqipërinë, aty ku Shqipëria nuk do të rikthehet kurrë, në humnerën nga ne të gjitha bashkë e nxorëm dhe ku po e ngjisim në majën historike, në BE.

Qëlloi që kjo zyrë e Kolegjit të Evropës të jetë sot simbol i gjithckaje që Tirana dhe Shqipëria panë po shohin në këto orë të vështira, por janë orë që do ti kalojmë.

Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e saj për Evropën e të gjithë vajzave dhe djemeve të saj. Kurrë më nuk do të bjërë në ato duar që e kanë kapur opozitën shqiptare, dhe nuk do të thotë se do ta kapin për fyti Shqipërinë. Kushdo që mendon se ligji është larg, gabon. Përgjegjësia para ligjit është e gjithësecilit dhe kushdo që ka dorë në këtë katrahurë, do të paguajë.

Shqipëria nuk do të kthehet më pas, shqiptarët nuk do jenë kurrë pengje të së shkuarës dhe e kaluara që u rikthye me verbërinë e saj në këto orë në qendër të Tiranës, si një fantazmë që përpiqet të bëjë atë sa herë shqiptarët kanë dashur të ngrene kokën do të mbetet e kaluar. E ardhmja është e studenteve, e ardhmja është e Shqipërisë dhe e shqiptarëve”- tha Rama.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dje mbështetën protestën, sot Delegacioni i BE kërkon vetëpërmbjatje nga studentët
Artikulli tjetër Tirana, qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.