KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata Speciale përballë kritikave për pavarësinë dhe transparencën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Gjykata Speciale përballë kritikave për pavarësinë dhe transparencën
FokusKomentKryesoreOpinionPolitikeRajoniZhvillim

Gjykata Speciale përballë kritikave për pavarësinë dhe transparencën

Përditësimi i fundit: 21 Tetor, 2026 12:59 pm
37 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në Kosovë nxiti reagime një deklaratë e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e cila tha se Gjykata Speciale është e “fokusuar në përmbushjen e mandatit për drejtësi të pavarur”, duke tërhequr vëmendjen se, sipas saj, që prej themelimit të saj, “kjo gjykatë ka qenë cak i informacionit të rremë për pavarësinë dhe funksionimin e institucionit”. Debati rreth Gjykatës Speciale dhe reagimet e kundërreagimet rreth saj po vazhdojnë që kur Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet e ligjit për Dhomat e Specializuara, pas dënimit në shkallën e parë për krime lufte nga kjo gjykatë të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Trendafilova: Të fokusuar në garantimin e proceseve penale të pavarura

Ekaterina Trendafilova, kryetare e Gjykatës Speciale, në një videomesazh një ditë më parë tha se “Dhomat e Specializuara janë institucion gjyqësor me mandat të përcaktuar në Shkëmbimin e Letrave, Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, dhe se gjykatësit i zbatojnë konventat ndërkombëtare të përmendura në Kushtetutën e Kosovës. “Gjykata është e fokusuar në garantimin e proceseve penale të sigurta, të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase, e njëkohësisht në mbrojtjen e fuqishme të dëshmitarëve dhe viktimave. Në kundërshtim me informacionin e rremë në lidhje me Gjykatën, që shpërndahet vazhdimisht, Dhomat e Specializuara garantojnë të drejtat për gjykim të drejtë për të akuzuarit, në pajtim me standardet e njohura ndërkombëtare”, tha Trendafilova. Sipas saj, “gjyqtarët në këtë gjykatë janë nga shtete të Bashkimit Evropian dhe se ata detyrat i kryejnë në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të ndërgjegjshme, në shërbim të drejtësisë dhe sundimit të ligjit”.

Ekaterina Trendafilova tha se “rishikimi i vendimeve gjyqësore bëhet përmes apelimeve”, duke shtuar se “askush nuk mund t’u diktojë gjykatësve se si ta interpretojnë dhe zbatojnë ligjin”. “Si institucion gjyqësor i pavarur, Dhomat e Specializuara ushtrojnë mandatin e tyre pa konsiderata, preferenca, ndikim ose ndërhyrje politike”, tha Trendafilova.

Çitaku: Videoadresimi i Trendafilovës nuk i mbulon padrejtësitë e gjykatës

Deklaratat e kryetares së Gjykatës Speciale nxitën reagime nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo që inicioi në Kuvend ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ligj ky që tashmë është miratuar. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se “videoadresimi i Trendafilovës nuk i mbulon padrejtësitë e gjykatës”. “Nën drejtimin tuaj, Specialja e ka cenuar rëndë besimin në drejtësi. Një proces i padrejtë, mungesë transparence, llogaridhënie e pamjaftueshme dhe mangësi serioze në mbikëqyrje. Shqetësimet e ekspertëve ndërkombëtarë për barazinë e palëve, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe monitorimin e pavarur kërkojnë përgjigje konkrete”, tha Çitaku.

Duke iu drejtuar Trendafilovës, zonja Çitaku tha se “pavarësia nuk ju vendos mbi ligjin. Prejardhja ndërkombëtare e gjyqtarëve nuk është certifikatë pagabueshmërie. As titujt, as betimet dhe as videot nuk e zëvendësojnë profesionalizmin dhe drejtësinë që duhet të dëshmoni në vendimet tuaja”, shkroi Çitaku, duke shtuar se kryetarja e Gjykatës Speciale “ka edhe përgjegjësi personale për mungesë transparence”. Ajo ritheksoi se “Kosova nuk do të pranojë vendime kur bëhet krim kundër vetë drejtësisë”.

Ligji i ndryshuar dhe i miratuar në Kuvendin e Kosovës për Gjykatën Speciale ende nuk është dekretuar nga presidentja e Kosovës. Mirëpo, autoritetet kosovare tashmë kanë themeluar një grup punues për hartimin dhe bashkërendimin e një strategjie shtetërore lidhur me procedurat në shkallën e Apelit para Dhomave të Specializuara në rastin e ish-krerëve të UÇK-së. Grupi kryesohet nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca. Ligji i ndryshuar nga Kuvendi i Kosovës për Gjykatën Speciale, që pritet të dekretohet nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk e kufizon angazhimin e Gjykatës, por parasheh ngushtimin në disa fusha të mandatit të saj.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si ndryshoi narrativa e qeverisë, përballë protestave

Arrestimet të paligjshme/ Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit

Kosovë/ Bedri Hamza jep dorëheqje të parevokueshme si Kryetar i PDK-së

Anulohet nisja e studentëve të Kosovës, për në protestën në Tiranë

Mesazhi i fortë i studentëve për Ramën: “Nuk ka dialog, mes qafës dhe shpatës”,

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestat ndalin autobusët në Tiranë
Artikulli tjetër Gazeta zvicerane: Ja pse rinia shqiptare është rebeluar kundër Edi Ramës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bankat drej normalitetit
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Tetor, 2026
5 masat që qeveria po përgatit, ndaj protestuesve
Analize Fokus Kryesore Politike Sociale 21 Tetor, 2026
Big Brother Himara
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 21 Tetor, 2026
Protestat në Tiranë, gjykata liron 22 të arrestuar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.