KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë dot
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë dot
AktualeAnalizeEkonomiKomentKryesorePolitikeRajoni

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë dot

Përditësimi i fundit: 31 Gusht, 2026 5:17 pm
90 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Nga kjo e hënë, 31 gusht, në Greqi ka hyrë në fuqi një nismë kombëtare për uljen e çmimeve të produkteve bazë të konsumit. Më shumë se 1,740 kode produktesh janë përfshirë deri tani në skemë, me një ulje mesatare që arrin në 9.5%. Nisma e qeverisë greke u arrit pas negociatave me mbi 100 kompani furnizuese, 12 rrjete supermarketesh dhe tre zinxhirë të lodrave dhe artikujve shkollorë dhe do të zgjasë deri në fund të dhjetorit 2026.

Përmbajtja
Çfarë po ndodh në Shqipëri me çmimetPreteksti i Ramës për të mos ndërhyrë

Në listë janë 875 produkte të markave të njohura, ku ulja fillestare mesatare prej 6.6% arrin afërsisht në 9% pas kontributit të supermarketeve, ndërsa për produkte të veçanta zbritjet shkojnë nga 5% deri në 44%.

Janë përfshirë gjithashtu 405 artikuj shkollorë me ulje mesatare 12%, 360 produkte të markave private me ulje 8% dhe 100 kode mishi me reduktim mesatar rreth 7.5%.

Qeveria greke e ka shmangur vendosjen e një çmimi tavan për të përcaktuar se sa duhet të kushtojë buka, qumështi apo mishi, duke shmangur konfliktin me biznesin. Në vend të kësaj ka bërë diçka shumë më praktike: ka negociuar me prodhuesit, furnitorët dhe supermarketet dhe ka ndërtuar një skemë vullnetare, por të organizuar, ku kompanitë marrin përsipër ulje konkrete për produkte konkrete dhe për një periudhë të përcaktuar.

Ministri grek i Zhvillimit, Takis Theodorikakos duke folur për mediat greke e përshkroi masën si një ndërhyrje të drejtpërdrejtë për të lehtësuar familjet.

“Nisma kombëtare për të ulur çmimet e produkteve bazë të konsumit të përditshëm dhe furnizimeve shkollore u jep një frymëmarrje familjeve dhe qytetarëve që po sprovohen nga kostoja e lartë e jetesës”, tha ai, duke shtuar se bëhet fjalë për “1,740 produkte me një ulje mesatare çmimesh prej 9.5%”.

Produktet që janë pjesë e kësaj liste çmimesh të kontrolluara do të kenë shenjë të posaçme në raft, ndërsa përmes platformës shtetërore në internet “PosoKanei” konsumatori mund të shohë çmimet, përqindjen e uljes, kompaninë dhe supermarketin ku aplikohet. Synimi është që ulja të jetë e matshme dhe e kontrollueshme.

Çfarë po ndodh në Shqipëri me çmimet

Prej disa javësh, mediat që kanë në fokus ekonominë raportojnë bazuar në të dhënat e Eurostat se çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri janë në rritje të vazhdueshme. Në korrik këto u rritën me 3.2% krahasuar me një vit më parë. Në Bashkimin Europian, rritja ishte vetëm 0.6%. Thënë ndryshe, ushqimet në Shqipëri po shtrenjtohen me një ritëm pesë herë më të lartë se mesatarja europiane.

Edhe krahasimi me shtetet e rajonit, e nxjerr qytetarin e Shqipërisë me një barrë të konsiderueshme mbi supe. Në korrik, Shqipëria kishte rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Ballkanin Perëndimor. Kosova regjistroi 2.7%, Mali i Zi 2.3%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut çmimet ishin 0.3% më të ulëta se një vit më parë dhe në Serbi 5.6% më të ulëta.

Pesha e çmimeve shtohet po të bësh krahasimin me të ardhurat. Të dhënat e Eurostat-it tregojnë se në vitin 2025 niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri arriti në 102.9% të mesatares së Bashkimit Europian. Praktikisht, një shportë me ushqime që kushton 100 euro mesatarisht në Bashkimin Europian, kushton afro 103 euro në Shqipëri.

Por të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë vetëm rreth 43% e mesatares. Pra të ardhurat janë shumë më të ulëta se Europa, ndërsa ushqimet kushtojnë më shumë se mesatarja europiane.

Preteksti i Ramës për të mos ndërhyrë

Pesha e rënduar e çmimeve në xhepat e shqiptarëve është e njohur nga qeveria. Por duhet thënë se sa më shumë të rriten çmimet, aq më shumë taksa paguajmë ne, aq më shuma para ka në arkën e shtetit, aq më shumë para qarkullojnë në duart e qeveritarëve. Jo rastësisht, përgjigjja e kryeministrit Rama për krizën e çmimeve nuk është ndërhyrja, por është thjesht “transparenca”.

Pas mbledhjes me ministrat në Pogradec një javë më parë, kryeministri Edi Rama tha se po punon për një mekanizëm informimi të qytetarëve mbi çmimet e produkteve bazë. A thua se qytetarët nuk i dinë çmimet e ushqimeve që blejnë përditë.

Rama përjashtoi logjikën e ndërhyrjes, me pretekstin se shteti nuk përcakton çmimet në një ekonomi tregu.

“Jetojmë në një sistem ku nuk kemi asnjë praktikë të përcaktimit të çmimeve nga shteti, por kemi një plan për të bërë transparencë për qytetarin lidhur me çmimet e ushqimeve bazë, që do ta prezantojmë kur të jetë i konsoliduar”, u shpreh Rama në një komunikim me qytetarët nga Facebook.

Por nëse është kështu, përse ndodh ndërhyrja në treg në shtetin fqinj? Përse grekët ia dalin t’i vënë nën kontroll çmimet nëpërmjet shtetit të tyre, ndërsa në Shqipëri këtë e ndalon “sistemi”?

Kuptihet se për sa kohë të dyja vendet janë ekonomi tregu, dallimi nuk është sistemi ekonomik ku kemi zgjedhur të jetojmë, por frika.

Në Athinë, qeveria ka frikë se nëse e rëndon qytetarin me çmime të kripura, atëherë do të përballet me pakënaqësinë e shtetasve të saj; do të ndëshkohet me votë ose me protesta në rrugë. Ndërsa në Tiranë, qeveria nuk e vë ujin në zjarr. Se votën e blejnë, ndërsa protestuesin ende e shohin të dobët, si një forcë që mund ta përçajnë, ta kompromentojnë me para apo ta linçojnë.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj protestës

Qendrat e refugjatëve/ Amnesty International: Modeli Itali-Shqipëri mund të kthehet në precedent të rrezikshëm për BE-në

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Bashkitë mbledhin dyfishin e taksave nga qytetarët

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Messi lë Argjentinën: “Është fundi i një epoke”
Artikulli tjetër Atletit David Nikolli: Federata nuk më dërgoi në Lojërat Mesdhetare, sepse dola në protestë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Duhen rreth 8.4 miliardë euro për t’u përballur me ndryshimet klimatike
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Nesër në Selanik firmoset Korridori Vertikal i gazit/ Shmanget Shqipëria dhe Kosova
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
Richard Grenell bën lëmsh LDK-në politikën kosovare
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni 3 Shtator, 2026
Ka nxënës që paguhen deri një mijë dollarë, që të shkojnë në shkollë
Aktuale Analize Bota Sociale Te Tjera 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.