KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Il Fatto Quotidiano”: Qendrat në Shqipëri, problemet arrijnë kulmin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Il Fatto Quotidiano”: Qendrat në Shqipëri, problemet arrijnë kulmin
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

“Il Fatto Quotidiano”: Qendrat në Shqipëri, problemet arrijnë kulmin

Përditësimi i fundit: 20 Nëntor, 2025 11:33 pm
156 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Me pjata me levrek deti dhe luleshtrydhe të egra, të rrethuar nga një grup i madh ministrash, Edi Rama dhe Giorgia Meloni nënshkruan një sërë marrëveshjesh dypalëshe në Villa Pamphili. Kultura, siguria kibernetike, trafiku i drogës dhe një mori çështjesh të tjera në të cilat nuk do të ndalemi (16 gjithsej) sepse qendra e të gjithave ishin, janë dhe do të jenë qendrat, tani famëkeqe të emigrantëve, përtej Adriatikut, në Shëngjin dhe Gjadër, të cilat kushtuan gati 700 milionë euro plus 70 milionë euro të tjera të parashikuara në Buxhetin e ri.

Giorgia Meloni e ul zërin, por nuk i ndryshon fjalët një vit pas asaj thirrjeje ogurzezë në “Atreju”, të shqiptuar me ton nga ballkoni i Piazza Venezia: “Punoni dhe ato do të punojnë”.

Kryeministrja pohon se kur Pakti i ri i BE-së për Migracionin dhe Azilin të hyjë në fuqi, qendrat “do të funksionojnë ashtu siç ishin menduar që nga fillimi. Do të kemi humbur dy vjet për të përfunduar pikërisht ashtu siç filluam”.

Përgjegjësia, siç thotë ajo, “nuk është e imja; secili do të marrë përgjegjësinë e vet” (magjistratë, kini kujdes). Dhe, duke iu drejtuar sërish gjyqtarëve, ajo shpjegon: “Shumë kanë punuar për të ngadalësuar ose bllokuar projektin, por ne jemi të vendosur të ecim përpara”.

Koha nuk ka qenë e dobishme, as modifikimi obsesiv i legjislacionit përmes dekreteve: dy qendrat e kushtueshme strehojnë rreth 20 emigrantë, pavarësisht shifrave madhështore që u thanë pas marrëveshjes (3 mijë në muaj).

Pas këtij daljeje publike, të mbushur me lajkat e zakonshme të kryeministrit shqiptar, dy lajme në dukje të parëndësishme hedhin dyshime mbi siguritë e kryeministres. Më 5 nëntor, Gjykata e Apelit e Romës nënshkroi një urdhër referimi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, duke kërkuar sqarime mbi juridiksionin e Italisë për të nënshkruar marrëveshje si ajo me Tiranën.

Gjyqtarët e Romës vënë në dyshim nëse – duke marrë parasysh Traktatin për Bashkimin Evropian dhe Traktatin për Funksionimin e BE, “sipas të cilit BE-ja ka kompetencë ekskluzive për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare kur një përfundim i tillë mund të ndikojë në normat e përbashkëta ose të ndryshojë fushëveprimin e tyre” – marrëveshja Itali-Shqipëri është nënshkruar në mënyrë legjitime.

Nëse Gjykata vendos përsëri në favor të gjyqtarëve italianë, Protokolli me Shqipërinë do të jetë i pavlefshëm. Ekziston edhe një padi tjetër që ka të bëjë me juridiksionin e Gjykatave të Apelit për të vendosur në shkallë të parë mbi kërkesat e azilkërkuesve.

Siç dihet mirë, qeveria ka bërë gjithçka që mundet për të anashkaluar urdhrat e gjykatave që kishin rrëzuar dekretet “Cutro” dhe atë për “Vendet e Sigurta” (të mbështetura gjithashtu nga një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë gushtin e kaluar). Një nga shumë dekretet kishte zhvendosur juridiksionin nga gjykatat e shkallës së parë në Gjykatat e Apelit të cilat gjykojnë në shkallë të dytë.

Tani Gjykata e Apelit e Leçes ka apeluar dekretin në Gjykatën Kushtetuese sepse emigrantët e prekur nga masat nuk mund ta apelojnë vendimin para një gjyqtari të apelit, por vetëm para Gjykatës Supreme të Kasacionit.

E drejta për mbrojtje – të cilën e dimë se është shumë e rëndësishme për partinë “Vëllezërit e Italisë” – është “e kufizuar në mënyrë të paarsyeshme”. Një apelim është i mundur brenda një afati kohor “jashtëzakonisht të shkurtër”, 5 ditë, dhe pikërisht “vetëm për shkelje të ligjit”.

E gjithë kjo – thonë gazetarët dhe analistët – është shumë teknike dhe e ndërlikuar për t’u kuptuar nga qytetarët. Mund të përmblidhet në një fjali të thjeshtë: “Kjo qeveri shpërfill gjyqësorin kur pengon vendimet e saj dhe përpiqet të anashkalojë vendimet e gjyqësorit, i cili zbaton ligjet e nxjerra nga Parlamenti, me dekrete që nuk i plotësojnë kurrë kërkesat e jashtëzakonshme të urgjencës dhe domosdoshmërisë të përcaktuara nga Kushtetuta”.

Por meqenëse as masat e detyruara nuk funksionojnë, futen reforma të ndryshme për të frenuar gjyqësorin: dhe lamtumirë sundimit të ligjit. Nuk mund të jetë më e thjeshtë…

 

Marrë nga Il Fatto Quotidiano

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

E djathta franceze kundër Sanchez

Bota fantastike e rrëfimit progresiv

Kush janë kandidatët që synojnë karrigen e shefit të OKB-së?

“One Albania” pengoi policinë të zbulojë Call Center-at mashtrues

Gjirokastër/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vuçiç akuzohet se ka vrarë civilë gjatë rrethimit të Sarajevës
Artikulli tjetër Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga Kryeministria

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si e pasur
Aktuale Analize Kryesore Sociale 21 Prill, 2026
Rrokadë kullash në Tiranë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Prill, 2026
Deputetët e Melonit kërkojnë “sukses” në Gjadër
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 21 Prill, 2026
Migrimi i paligjshëm i shqiptarëve drejt Britanisë bie ndjeshëm në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.