KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Irani dhe SHBA vënë kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Irani dhe SHBA vënë kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit
AnalizeBotaPolitikeSocialeZhvillim

Irani dhe SHBA vënë kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit

Përditësimi i fundit: 11 Gusht, 2026 5:37 pm
22 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Si reagim ndaj kërkesës së Iranit që Uashingtoni të plotësojë disa kushte para nënshkrimit të çdo marrëveshjeje, ndër to edhe kompensim për dëmet nga sulmet amerikane dhe izraelite,

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që Irani të paguajë kompensim për viktimat që, sipas tij, Teherani ka shkaktuar gjatë konflikteve, sulmeve dhe shtypjes së protestave ndër vite.

Kjo deklaratë shënon një përshkallëzim të retorikës mes dy vendeve dhe zbeh shpresat për njëmarrëveshje të afërt për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Në një postim në rrjetin e tij “Truth Social” Trump shkroi se edhe SHBA-ja do të kërkojë kompensim nga Irani për personat e vrarë dhe të plagosur rëndë nga minat në Ngushticën e Hormuzit ddhe për konfliktet ku, sipas tij, Teherani ka luajtur rol.

Ai shtoi se kërkesa do të përfshihet në çdo negociatë të ardhshme me Iranin dhe do të përfshijë edhe familjet e protestuesve që sipas Trumpit janë vrarë nga regjimi iranian.

Presidenti amerikan përmendi gjithashtu familjet e marinarëve të vrarë në sulmin ndaj luftanijes amerikane USS Cole në vitin 2000 në Jemen, edhe pse sulmi në fjalë i është atribuar organizatës terroriste Al Kaida dhe jo Iranit.

Irani: SHBA-ja duhet të përmbushë kushtet tona

Irani përsëriti se nuk do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit derisa Shtetet e Bashkuara të përmbushin kushtet e vendosura nga Teherani.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se tani është radha e SHBA-së të ndalojë veprimet që Irani i konsideron të paligjshme dhe të dëmshme, si dhe të ndërmarrë hapa për t’i korrigjuar ato.

Sipas një deklarate të publikuar gjatë fundjavës nga një anëtar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe komandant i Gardës Revolucionare, kërkesat kryesore të Teheranit përfshijnë ndër të tjera:

  • Garanci se SHBA-ja nuk do të kërcënojë më Iranin
  • Pagesa kompensimi për dëmet e luftës
  • Dhënien fund të përhershme konfliktit kundër Iranit dhe aleatëve të tij në rajon, përfshirë Hezbollahun në Liban, rebelët Huthi në Jemen dhe Hamasin në Rripin e Gazës
  • Heqjen e bllokadës ndaj porteve dhe anijeve iraniane në Ngushticën e Hormuzit dhe tërheqjen e pranisë ushtarake amerikane nga zona
  • Heqjen e sanksioneve dhe lirimin e aseteve të ngrira iranian

Bisedime të vështira

Irani po zhvillon bisedime me Omanin për krijimin e korridoreve të reja detare dhe një zgjidhje të përkohshme për qarkullimin e anijeve, por ka theksuar se çdo rihapje e plotë e Ngushticës së Hormuzit varet nga rezultati i negociatave me SHBA-në.

Nga ana tjetër në një intervistë për grupin mediatik “Axios” Trumpi e minimizoi të dielën rëndësinë e kontakteve aktuale me Teheranin. Sipas mediave amerikane ai tha se SHBA-ja po zhvillon “gjysmë-negociata” me Iranin dhe se “ne thjesht po e vëzhgojmë Iranin, me inflacionin e tij të lartë dhe faktin që nuk ka para.”

Megjithatë presidenti amerikan u shpreh optimist se do të arrihet një zgjidhje: “Do të funksionojë. Gjithmonë funksionon. Është si lojë shahu,” tha Trump, duke iu referuar mosmarrëveshjeve me Iranin.

 

Marrë nga DPA.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sa reale është që të punohet deri në moshën 67 vjeç?
Artikulli tjetër Itali, një tjetër valë e nxehtë do të prekë qytetet kryesore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.