KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Islanda iu thotë “jo” negociatave, me BE-në
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Islanda iu thotë “jo” negociatave, me BE-në
AnalizeBotaKryesorePolitikeSociale

Islanda iu thotë “jo” negociatave, me BE-në

Përditësimi i fundit: 30 Gusht, 2026 4:51 pm
4 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Goditje për Brukselin, i cili i mirëpriste bisedimet e anëtarësimit. Islanda nuk dëshiron të rifillojë bisedimet për anëtarësim në BE.

Islanda nuk do të rifillojë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Pas referendumit të zhvilluar të shtunën, 52,8 për qind e qytetarëve të ishullit nordik votuan kundër rifillimit të bisedimeve me BE, njoftoi të dielën transmetuesi publik RUV pas numërimit të të gjitha votave. Në favor të rifillimit të negociatave u shprehën 47,2 për qind e votuesve. Diferenca mes dy kampeve ishte rreth 12 600 vota.

Ky rezultat përbën një humbje për kryeministren socialdemokrate Kristrún Frostadóttir, e cila kishte premtuar se qeveria do të respektonte vullnetin e qytetarëve. Që në marrjen e detyrës, në fund të vitit 2024, ajo kishte folur për mundësinë e zhvillimit të një referendumi mbi rifillimin e negociatave me Bashkimin Europian.

BE e mirëpriste Islandën

Rezultati i referendumit shihet si goditje e rëndë për Brukselin, pasi BE-ja ka shprehur interes të madh për anëtarësimin e Islandës. Vendi me afro 400.000 banorë kishte paraqitur kërkesën për anëtarësim në BE pas krizës financiare të vitit 2009. Negociatat u ndërprenë në vitin 2013, kur në Reykjavik erdhi në pushtet një qeveri euroskeptike.

Kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për të aneksuar Grenlandën fqinje, lufta në Ukrainë, si dhe inflacioni në rritje dhe normat e larta të interesit, i kanë bërë disa islandezë të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre ndaj BE-së.

Megjithatë, veçanërisht në sektorin e peshkimit, i cili është jetik për ekonominë e vendit, vazhdon të mbizotërojë kundërshtimi ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, debati në këtë shtet ishullor me rreth 400 000 banorë u përqendrua më shumë te industria e peshkimit, i cili është jetik për ekonominë e vendit, sesa te shqetësimet për sigurinë. Nga rreth 270 000 qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrja ishte 82.5%, niveli më i lartë i regjistruar në një proces zgjedhor në Islandë që nga viti 2009.

Islanda është tashmë pjesë e tregut të përbashkët të BE-së dhe zonës Shengen, e cila mundëson lëvizjen pa kontrolle kufitare. Anëtarësimi i plotë në BE do ta përfshinte vendin në unionin doganor dhe, në një fazë të mëvonshme, do të sillte edhe adoptimin e euros.

 

Marrë nga Politico.eu

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas “boom”-it, tregu i pronave jep sinjale frenimi, çmimet janë rritur 120% në 5 vjet

Sot dita e 92 e rezistencës, qytetarët: Nuk largohemi pa dorëheqjen e Ramës

Ngjitja dhe rënia e Ergys Agasit

Trump njofton rimbushjen e rezervave të SHBA-së me naftë venezueliane

Rritja e kostove po shkrin biznesin e akullores vendase

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Koncesioni kriminal i skanimit – Olti Peçini, në 3 vite fitoi 10 milion euro me dy firma
Artikulli tjetër Përmbytet anija me 267 persona në bord në Qipro, të paktën 6 viktima

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nën hijen e Beratit, beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 30 Gusht, 2026
Skandali me 6 mln eurot e Startup-eve: Shpallen fitues që nuk plotësojnë kriteret
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Sociale 30 Gusht, 2026
Leksione se si ulen çmimet
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Gusht, 2026
Fierzë nën 275 metra, bien prurjet dhe tkurret rezerva hidrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.