KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kallas: Po analizojmë gabimet e dialogut Kosovë – Serbi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kallas: Po analizojmë gabimet e dialogut Kosovë – Serbi
AktualeOpinionPolitikeRajoni

Kallas: Po analizojmë gabimet e dialogut Kosovë – Serbi

Përditësimi i fundit: 8 Prill, 2025 8:35 am
223 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Bashkimi Evropian është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, tha të hënën në Podgoricë shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas.

E pyetur për ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Kallas tha gjatë një konference për media se “ajo çfarë po bëjmë këtë muaj është analizimi” së bashku me të dërguarit e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, i cili e mori detyrën në shkurt.

“Çfarë është me rëndësi për neve është normalizimi i marrëdhënieve, sepse pa këtë asnjëra nga to nuk mund të ecë përpara ne rrugën drejt BE-së”, tha Kallas.

Kallas nuk dha më shumë hollësi se cilat mendon që ishin gabimet apo çfarë nuk ka shkuar deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku.

Me gjithë dialogun e zhvilluar ndër vite dhe nënshkrimin e marrëveshjeve, procesi ka ngecur dhe tensionet janë rritur.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, në vitin 2023 Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Por, prej atëherë, blloku i ka kritikuar ato të dyja vendet se nuk e kanë zbatuar marrëveshjen pavarësisht se ajo është e detyrueshme për to.

Kallas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 2 prill, ka thënë se Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër.

“Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm [për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen] në ditët në vijim”, kishte thënë Kallas.

Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.

Me vizitën në Podgoricë, Kallas e nisi turin zyrtar në shtetet e Ballkanit Perëndimor – të parin në rajon në cilësinë e saj si shefe e diplomacisë evropiane.

Nga nga 7 deri më 9 prill, Kallas do të qëndrojë edhe Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Kallas tha se është e shqetësuar për stabilitetin rajonal dhe paralajmëroi se kjo çështje do të diskutohet nesër në Sarajevë.

“Nuk mund të tolerohen sulmet ndaj unitetit dhe rendit kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës. Politikanët kanë përgjegjësi të madhe që të punojnë së bashku dhe të bëjnë që vendi të përparojë drejt BE-së. Ata duhet t’i kapërcejnë ndarjet, e jo t’i thellojnë ato, gjë që është shumë e rëndësishme për stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës dhe të rajonit”, tha Kallas.

Ajo nuk ka paralajmëruar vizitë në Kosovë dhe Serbi.

Kallas i bëri thirrje Malit të Zi që t’i përkushtohet reformave

Gjatë konferencës për media, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiç, Kallas tha se Mali i Zi ka shënuar përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian, por se ende mbetet shumë për t’u bërë dhe se fokusi duhet të qëndrojë te reformat.

“E përshëndes përkushtimin sepse për procesin e anëtarësimit nevojiten reforma. E dimë se nuk ka rrugë të shkurtëra, reformat duhet të zbatohen. E përshëndes marrëveshjen me opozitën që i mundëson Kuvendit të vazhdojë punën”, tha Kallas.

Ajo shprehu falënderim që Mali i Zi e mbështet Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për Ukrainën dhe që e respekton integritetin territorial të saj:

“Është shumë e rëndësishme të qëndrojmë besnikë ndaj këtyre vlerave. E dimë se mund të llogarisim në përkrahjen e Malit të Zi”.

Kryeministri malazias Spajiç tha se viti i kaluar ishte më i suksesshmi për sa i përket integrimeve evropiane të Malit të Zi.

“Mali i Zi nuk ka dilema, Bashkimi Evropian është rruga jonë strategjike dhe nuk ekziston asgjë që mund të na largojë nga ajo”, tha Spajiç.

Ai theksoi se Mali i Zi është lider në procesin e integrimeve evropiane.

“Shpresoj që këtë vit të mbyllim edhe disa kapituj negociues me BE-në. Viti i kaluar ishte shumë i suksesshëm. Faleminderit për mbështetjen dhe gjithçka që bëni për ne”, tha Spajiç.

Pas Podgoricës, Kallas do të zhvillojë një takim në Cetinjë me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviç, për marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Malit të Zi, drejtimin strategjik të vendit dhe përparimin në procesin e anëtarësimit në BE.

Sipas paralajmërimeve, shefja e diplomacisë së BE-së do të takohet edhe me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe do të zhvillojë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Podgoricë.

Është paralajmëruar gjithashtu se Kallas do të paraqesë në aeroportin ushtarak në Podgoricë mbështetjen e BE-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe, në prani të ministrit të mbrojtjes, Dragan Krapoviq, do të prezantojë pakon e mbështetjes për Ushtrinë e Malit të Zi nga Fondi Evropian për Paqe.

Mali i Zi është në negociata për anëtarësim me Bashkimin Evropian që gati 13 vjet. Deri më tani, nga gjithsej 33 kapituj, ka mbyllur gjashtë.

Pritet që edhe disa kapituj të mbyllen në takimin e qershorit të Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel.

Deri në fund të vitit, sipas paralajmërimeve të kryenegociatorit me BE-në, Predrag Zenoviç, mund të mbyllen deri në nëntë kapituj.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë, deputetët e pakicave: S’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë
Artikulli tjetër Trump takim me Netanyahun: Lufta në Gazë duhet të marrë fund shpejt

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.