KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kandidati i opozitës në zgjedhjet e Himarës kallëzon në SPAK rivalin e shumicës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Kryesore > Kandidati i opozitës në zgjedhjet e Himarës kallëzon në SPAK rivalin e shumicës
KryesorePolitike

Kandidati i opozitës në zgjedhjet e Himarës kallëzon në SPAK rivalin e shumicës

Përditësimi i fundit: 27 Korrik, 2024 6:47 pm
108 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kandidatin e Partisë Socialiste, Vangjel Tavon.

Kallëzimi nga ana e Gjikurisë është bërë, pasi ai pretendon se Tavo ka transferuar në mënyrë të paligjshme gjendjen civile nga Dropulli në Himarë. Për më shumë se një javë Himarë do të zgjedhë kryebashkiakun e ri.

KALLËZIM PENAL

KALLËZUES: Petraq Gjikuria i biri Epminonda dhe Zaharrulla i datelindjes 08.08.1964 lindur dhe Banues ne Dhermi Himare me shtetesi Shqiptare dhe Amerikane, Kandidati per Kryetar Bashkie ne zgjedhjet vendore te dates 4 gusht ne Himare.

OBJEKTI:

KUNDER: Vangjel Tavo, ish-Prefekt I Qarkut Vlorë, Kandidat i Partise Socialiste ne zgjedhjet vendore per Bashkine Himare me banim ne Palase Himare.

Grigor Tavo, Harrallamb Tavo, Pavllo Tavo, Redjan Gjini, Eftalia Gjini, Nisli Gjini, Mustafa Gjini, Fatbardha Gjini, Bleona Gjini, Ahilea Kristofor Decka, Eli Vasil Decka, Eli Taqi Decka, Kristina Ahilea Decka te gjithe banues ne Borsh Himare.

Drejtuar : Prokurorise se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar

I Nderuar z./znj/Prokuror/e

Une kallezuesi jam regjistruar si kandidati i Opozites se Bashkuar ne zgjedhjet e pjesshme vendore per Bashkine Himare qe do te mbahen ne daten 4 gusht 2024.

Edhe komuniteti i OMONIA-s ka denoncuar më 22 korrik një listë sipas tyre që Vangjel Tavo i ka regjistruar si votues në Himarës, me qytetarë jo të Himarës por qyteteve tjera si Sranda, Dropulli apo Tepelena.  Në deklaratën e Omonias thuhet se ka regjistruar në Borsh të Himarës familjen e vëllait të vet, Grigor Tavos. Gjithashtu thuhet se ka ka regjistruar edhe familjen e ish-kryetarit të bashkisë Dropull, Ahilea Kristofor Decka. Ata shprehen se këta persona as nuk jetojnë dhe as nuk kanë banesa në Himarë, por kanë ardhur të manipulojnë zgjedhjet.

Zgjedhjet në Himarë u caktuan pasi më 5 korrik KQZ vendosi t’i heqë mandatin kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit. Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

Shqiptari i dënuar për vrasje rikthehet në Angli. pas ekstradimit në Shqipëri

Indeksi i cilësisë së jetës mbulon me turp shifrat ekonomike

Peter Magyar sulmon pronarin e One duke e quajtur oligark

Lufta “shpëton” eksportet shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm VOA: Kërcënohen deputetët e partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut
Artikulli tjetër Hezbollahu godet me raketa Izraelin, të paktën 11 adoleshentë e të rinj të vrarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Integrimi në BE, mes polarizimit politik dhe mungesës së transparencës
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Maj, 2026
Si përdoren mediat për të mbrojtur të akuzuarit për korrupsion?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Si amplifikohen narrativat ruse në mediat shqiptare?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 18 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.