KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kina po “vlerëson” ofertën e SHBA-së për bisedime për tarifat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kina po “vlerëson” ofertën e SHBA-së për bisedime për tarifat
AktualeBotaEkonomiPolitike

Kina po “vlerëson” ofertën e SHBA-së për bisedime për tarifat

Përditësimi i fundit: 2 Maj, 2025 8:32 am
145 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pekin është “duke vlerësuar” një ofertë nga Uashingtonit për të zhvilluar bisedime lidhur me tarifat prej 145 për qind të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, tha Ministria kineze e Tregtisë më 2 maj. Megjithatë, kjo ministri paralajmëroi SHBA-në që të mos përfshihet në “shantazh dhe kërcënime”.

Uashingtoni dhe Pekini janë përfshirë në një luftë të tensionuar tregtare, teksa të dyja palët nuk duan të duken se po tërhiqen ose të duken se janë pala e para që pranon të ulet për të negociuar për tarifat, që kanë trazuar tregjet globale dhe kanë prekur zinxhirët e furnizimit.

Ministria e Tregtisë e Pekinit tha se SHBA-ja i ka kërkuar Kinës bisedime mbi tarifat e Trumpit, duke shtuar se dera e Kinës është e hapur për diskutime, duke sinjalizuar mundësinë e uljes së tensioneve sa i përket luftës tregtare.

Kjo deklaratë vjen një ditë pasi në një llogari në mediat sociale, e lidhur me mediat kineze, u tha se Uashingtoni ka kërkuar që të nisin bisedimet, dhe vetëm një javë pasi Trump tha se bisedimet veçse po zhvilloheshin, gjë që Pekini e mohoi.

“Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë marrë iniciativën në shumë raste për të dërguar informacion te Kina, përmes palëve të rëndësishme, duke thënë se shpresojnë të bisedojnë me Kinën”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Pekini është duke e “vlerësuar” këtë.

“Përpjekja për përdorimin e bisedimeve si pretekst për t’u angazhuar në shantazh dhe kërcënime nuk do të funksionojë”, shtoi Ministria kineze e Tregtisë.

SHBA-ja duhet të jetë e përgatitur që të ndërmarrë veprime për të “korrigjuar praktikat e gabuara” dhe të anulojnë tarifat e njëanshme, tha Ministria e Tregtisë e Kinës, duke shtuar se Uashingtoni duhet të tregojë “sinqeritet” në negociata.

Kina ka mohuar vazhdimisht se po kërkon të negociojë një zgjidhje për tarifat e vendosura nga SHBA-ja dhe me gjasë insiston që Uashingtoni duhet të bëjë hapin e parë.

Vendimi i Trumpit për të vendosur taksa të larta doganore mbi importet nga Kina vjen në një moment veçanërisht të vështirë për këtë të fundit, e cila po përballet me deflacion si pasojë e rritjes së dobët ekonomike dhe një krize të zgjatur në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Zyrtarët amerikanë, përfshirë sekretarin e Thesarit, Scott Bessent, dhe këshilltari për ekonomi i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hasset, po ashtu kanë thënë se shpresojnë që të ketë përparim në uljen e tensioneve tregtare.

“Kam besim që kinezët duan që të arrihet një marrëveshje. Dhe, siç kam thënë, ky do të jetë një proces me shumë hapa. Së pari, na duhet të ulim tensionet dhe më pas duhet të nisim të përqendrohemi në një marrëveshje më të madhe tregtare”, tha Bessent gjatë një interviste të dhënë gjatë kësaj jave për Fox Business Network.

Ndërkaq, Trump deklaroi të mërkurën se beson se “ka gjasa të mira” që administrata i tij mund të arrijë një marrëveshje me Kinën, disa orë pasi presidenti kinez, Xi Jinping, u bëri thirrje zyrtarëve që të ndërmarrin veprime për t’u përshtatur me ndryshimet në mjedisin ndërkombëtar, pa përmendur në mënyrë specifike SHBA-në.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Përshkallëzon kriza e mbetjeve në Kukës

Dosja “Balluku”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar

Dosja ‘Onkologjiku’/ SPAK dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT-së dhe dy mjekë

ARRSH hap tender 21 milionë euro. për stabilizimin e rrëshqitjes në Librazhd

“Revanshi” i prokurorisë ndaj Shullazit dhe Avdylajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Të rinjtë e Kosovës përballen me papunësinë
Artikulli tjetër Rubio: Ukraina dhe Rusia ende larg marrëveshjes për paqe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nënshkruhet marrëveshja/Fincantieri do të prodhojë anije në Pashaliman
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Incineratori i Tiranës, Lefter Koka kundërshton rillogaritjen e dënimit
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore 30 Prill, 2026
Rasti Spiropali: A mund të kritikosh publikisht pa u quajtur tradhtar?
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
Llatja i Elbasanit krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale
Analize Korrupsion Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.