Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga PDK-ja.
Nisma parasheh, ndër të tjera, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burg, mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme dhe mbajtjen e dënimeve në Kosovë.
Projektligji shqyrtohet një ditë para afatit për zgjedhjen e presidentit – proces që PDK-ja e ka lidhur me miratimin e ndryshimeve – dhe mes protestave në mbështetje të nismës.
Marrë nga Kosovapress.com