KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë/ Partitë pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa po skadon afati
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosovë/ Partitë pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa po skadon afati
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitikeRajoni

Kosovë/ Partitë pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa po skadon afati

Përditësimi i fundit: 28 Shtator, 2026 3:00 pm
77 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Partitë parlamentare ende nuk janë përcaktuar për një emër të cilin do ta mbështesnin për president të ardhshëm të Kosovës, pavarësisht se një afat kushtetues për zgjedhjen e presidentin mbaron kah fundi i javës së ardhshme.

Në një aktgjykim të 23 shtatorit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës sqaroi se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht, nga dita kur u konstituua Kuvendi, dhe përfundon më 6 tetor. Për këtë çështje kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza bisedoi të dielën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Hamza u tha të hënën gazetarëve se në atë takim ku u shtjelluan edhe tema tjera të situatës politike, biseduan për çështjen e presidentit pa folur rreth emrave konkretë për këtë pozitë. Ai tha se partia e tij është e gatshme të diskutojë më tutje çështjen e presidentit me Lëvizjen Vetëvendosje, nëse miratohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Nuk kemi shkuar për emrat, nuk i kemi folur, nëse kalohet ligji jemi të hapur edhe për tema tjera”, tha ai.

Për momentin ky projektligj është në Qeveri, tek e cila është dërguar për një mendim më 25 shtator. Që nga 4 prilli, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit. Ky funksion, sipas Kushtetutës, nuk mund të ushtrohet më shumë se gjashtë muaj nga ushtruesi i detyrës. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është shprehur e gatshme për të kontribuuar në zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha se partia opozitare ka vullnet për t’i konkretizuar hapa që të zgjidhet secili problem në mënyrë që të funksionojnë të gjitha institucionet.

“Ne nuk jemi në situatë që mund të themi që jemi pro ose kundër një kandidati. Por jemi të gatshëm që të kontribuojmë për zgjedhjen e presidentit”, tha ajo.

Pas bisedimeve mes LVV-së dhe LDK-së së Lumir Abdixhikut, palët arritën një marrëveshje në fund të gushtit për një president konsensual, dhe dy partitë propozuan Bekim Sejdiun.

Megjithatë, një ditë pas njoftimit për marrëveshjen u bë e ditur se gjashtë deputetë të LDK-së nuk e përkrahnin këtë kandidaturë duke bërë që, në praktikë, Sejdiu të mos kishte 81 votat e nevojshme – dy të tretat e Kuvendit me 120 ulëse, që kërkohen për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Si pasojë, më 14 shtator Sejdiu u tërhoq nga kandidatura për president për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme për zgjedhjen e tij. Aleanca, e cila përfaqësohet me shtatë deputetë në Kuvend, ka refuzuar të takohet me liderin e LVV-së, Albin Kurtin rreth çështjes së presidentit, teksa kishte paraqitur gjashtë kushte në këmbim të mbështetjes.

Deputeti i kësaj partie, Ramush Haradinaj tha se Kurti “është tallur” me liderët opozitarë në këto takime, pasi sipas tij qëllimi ka qenë shkuarja në zgjedhje.

“I ka ftuar në takime i ka tallur dhe në fund i ka lënë pa marrëveshje”, është shprehur Haradinaj para mediave të hënën, duke shtuar se Aleanca “nuk bëhet pjesë e lojërave të Kurtit”.

Kosova rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të reja – që do të ishin të katërtat që nga shkurti i vitit 2025 – nëse partitë nuk gjejnë ujdi që ta zgjedhin kreun e ri të shtetit para afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rregullorja e re përçan gjyqtarët
Artikulli tjetër Deklarata e ambasadores amerikane trondit Athinën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.