KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryeministri britanik, Keir Starmer, jep dorëheqjen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kryeministri britanik, Keir Starmer, jep dorëheqjen
AktualeAnalizeBotaPolitike

Kryeministri britanik, Keir Starmer, jep dorëheqjen

Përditësimi i fundit: 22 Qershor, 2026 11:39 am
100 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga ajo e udhëheqësit të Partisë Laburiste.

Ai u zotua se do të bëjë gjithçka që është në dorën e tij, për të garantuar një transferim të rregullt të pushtetit.

Duke folur para Zyrës së Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar në Londër, e njohur si Downing Street 10, ai tha se marrja e detyrës, dy vjet më parë, ishte “momenti më krenar” i jetës së tij.

Ai tha se u fut në politikë për të pasur mundësinë që të përmirësojë jetën e miliona njerëzve, dhe shtoi se çdo vendim i tij ka pasur për qëllim të vendosë në plan të parë “vendin që e do”.

Starmer mori pushtetin pas zgjedhjeve të përgjithshme më 4 korrik 2024, kur Laburistët fituan bindshëm dhe u dhanë fund 14 vjetëve të qeverisjes konservatore.

Ai tha se procesi për zgjedhjen e pasardhësit do të fillojë më 9 korrik, ndërsa rivali i tij, Andy Burnham, shihet si kandidati kryesor.

“Pyetja që partia ime po më bën tani, është nëse unë jam personi më i përshtatshëm për të na udhëhequr në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Unë e kam dëgjuar përgjigjen e grupit tim parlamentar për këtë pyetje dhe e pranoj atë me mirësi”, tha Starmer.

Largimi i tij e çon Britaninë drejt liderit të saj të shtatë në dhjetë vjetët e fundit.

Presioni në rritje

Presioni ndaj Starmerit ishte rritur prej muajsh, por u thellua të premten e kaluar, kur Andy Burnham, kryetar i bashkisë Greater Manchester, fitoi bindshëm një zgjedhje parlamentare për t’u rikthyer në Uestminster, apo Parlamentin britanik.

Ai mposhti një kandidat nga partia Reform UK e Nigel Farage, e cila ka kryesuar sondazhet kombëtare për më shumë se një vit.

Kjo fitore forcoi bindjen brenda Laburistëve se Burnham – një politikan me përvojë dhe aftësi të forta komunikimi – mund ta ringjallë partinë, e cila ka humbur mbështetje nën drejtimin e Starmerit.

Starmer i falënderoi kolegët e tij për mbështetjen dhe tha se, pas largimit nga “posti më i madh në vend”, do të kalojë më shumë kohë në “detyrën më të rëndësishme”.

“Të jem bashkëshorti më i mirë që mundem për gruan time të jashtëzakonshme Vic, e cila ka qenë një mbështetje e fortë e imja në kohë të mira dhe të vështira”, tha ai.

“Dhe, të jem babai më i mirë që mundem për fëmijët e mi të mrekullueshëm, të cilët janë krenaria dhe gëzimi im”, shtoi kryeministri në largim, duke përqafuar bashkëshorten e tij përpara se të kthehej brenda në Downing Street 10.

Starmer dhe Ballkani Perëndimor

Starmer e ka cilësuar Ballkanin Perëndimor si vend ku testohet siguria e Evropës.

Duke mirëpritur Samitin e Procesit të Berlinit në tetor të vitit të kaluar, ai ka thënë se Ballkani Perëndimor, për një kohë të gjatë, ka qenë rrugë transiti për bandat kriminale të kontrabandës.

“Nuk do të dëshironit që këto banda të operonin në territorin e juaj, sepse do t’i vuanit pasojat e veprimeve të tyre”, ka thënë ai atëkohë.

Gjatë një vizite në Tiranë në maj të vitit të kaluar, Starmer ka paralajmëruar se Britania e Madhe do t’i intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë emigrimin e paligjshëm.

Në vitin 2022, shqiptarët ishin grupi më i madh i migrantëve që mbërrinin në Britani me varka të vogla, por që atëherë ky numër është ulur dukshëm, pjesërisht si pasojë e një marrëveshjeje për dëbim, të nënshkruar nga Qeveria e mëparshme konservatore.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “New York Times”: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump
Artikulli tjetër Serbia shpëton një kompani kineze nga sanksionet amerikane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.