KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kurti nis bisedimet me pakicat për qeverinë e re
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kurti nis bisedimet me pakicat për qeverinë e re
AktualeAnalizePolitikeRajoni

Kurti nis bisedimet me pakicat për qeverinë e re

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2025 8:25 am
241 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) – parti e cila i fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në vend – ka nisur takimet me partitë politike të pakicave, për t’u konsultuar rreth formimit të qeverisë së re të vendit.

Ky proces ka nisur pas certifikimit të rezultatit të votimeve, dhe fillimit të afateve kushtetuese drejt formimit të legjislaturës dhe qeverisë së re, teksa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti ka bërë të ditur se të mërkurën është takuar me kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, njëherësh zëvendëskryeministre në detyrë, Emilija Rexhepi.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Rexhepi “konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit” me LVV-në, dhe mbështetjen e Kurtit në përpjekjet e tij për formimin e qeverisë së re.

Po të mërkurën, Kurti është takuar edhe me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, njëherësh ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

“Përgjatë diskutimit, ministri Rashiq e përsëriti mbështetjen e tij ndaj kryeministrit Kurti për formimin e qeverisë së re dhe vazhdimit të bashkëpunimit”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Kryeministria.

LVV-ja pretendon se mund t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Ndërkohë, dy parti opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me LVV-në, kurse Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë vendosur vija të kuqe për koalicione.

Asnjëra nga partitë politike nuk ka mjaftueshëm vota për të formuar e vetme qeverinë e re.

LVV-ja, por edhe tri subjektet tjera politike shqiptare që renditen pas saj, llogarisin në komunitetet joshumicë, të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvend.

Lista Serbe, me nëntë deputetë, nuk është pjesë e përllogaritjeve të asnjërës prej partive politike shqiptare për një koalicion të mundshëm qeverisës.

 

Marrë mga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Letër Marta Kos-it për protestat në Shqipëri

Presionet ekonomike që qëndrojnë pas protestave në Europë

Bankat me orare të reja – Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?

Moska i përgjigjet Ramës: Nuk kemi dorë në protestat e Shqipërisë

Protestuesit e Kurbinit dhe Mirditës bllokojnë hyrjen për në rrugën e Kombit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mediat serbe në Kosovë, “në shënjestër” të një portali nga Serbia
Artikulli tjetër Tarifat doganore të SHBA-ve, frikë nga një luftë tregtare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Alarm për bombë në Kryeministri dhe disa institucione shtetërore
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Mësuesit dhe studentët në Greqi dalin në protestë për përmirësimin e arsimit
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 19 Tetor, 2026
Si u “zhduk” fitimi i minierës së Spaçit nga TETE Albania përmes manovrave me kredinë e BKT?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 19 Tetor, 2026
Mesazhet skandaloze/ PS kthehet në njësi paramilitare, Rama kopjon skenarin e Vuçiçit
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.