KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush është kryediplomati i ri i Britanisë së Madhe?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Kush është kryediplomati i ri i Britanisë së Madhe?
BotaPolitike

Kush është kryediplomati i ri i Britanisë së Madhe?

Përditësimi i fundit: 6 Korrik, 2024 6:32 am
155 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Laburisti David Lammy bëhet sekretari i ardhshëm i jashtëm i Britanisë, ku zotohet të rivendosë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe të shtyjë për një armëpushim në Gaza, ndërsa kërkon të ndërtojë lidhje me Partinë Republikane të Donald Trump.

Partia Laburiste e qendrës së majtë fitoi një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të së enjtes, duke i dhënë fund 14 viteve të qeverisë konservatore dhe duke u zotuar të sjellë ndryshime në Britani. Ndërsa 6 prioritetet fillestare të premtuara në manifestin e tij zgjedhor përqendroheshin në çështjet e brendshme, një listë e gjatë çështjesh ndërkombëtare është në tavolinën e punës së kryediplomatit të ri.

Laburistët kanë thënë se paqja dhe siguria afatgjatë në Lindjen e Mesme do të ishte një fokus i menjëhershëm. Partia është zotuar të njohë një shtet palestinez si një kontribut për një proces të rinovuar të paqes që rezulton në një zgjidhje me dy shtete.

51-vjeçari që merr çelsat e diplomacisë zhvilloi disa udhëtime pune para zgjedhjeve, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku ai ka punuar për të ndërtuar lidhje me republikanët, pasi dikur shkroi në revistën Time se Trump ishte një “sociopat neo-nazist që urrente gratë”. Ai ka takuar figura republikane, duke përfshirë Pompeo-n, që shihen si kandidatë në hije në kabinetin e ri të Trump, nëse ai vjen në pushtet.

Lammy ka lidhje të forta me eksponentë të rëndësishëm të demokratëve, dhe është mik i ngushtë i ish-presidentit Barack Obama, shoqëri që daton nga vitet studentore në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard. Duke iu referuar situatës në SHBA, Lammy tha se do të kërkojë të gjejë një kauzë të përbashkët me Donald Trump. Duke iu referuar këtij të fundit, Lammy tha se: “Nuk besoj se ai po argumenton se SHBA duhet të braktisë Evropën. Ai dëshiron që evropianët të bëjnë më shumë për të siguruar një Evropë më të mbrojtur”.

Lammy, djali i emigrantëve gujanez, përfaqëson një zonë elektorale të Londrës dhe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij politike duke bërë fushatë për drejtësi sociale dhe racore.

Ai mbështeti qëndrimin e Britanisë në Bashkimin Evropian në referendumin e vitit 2016. Ndërsa laburistët kanë premtuar se Britania do të qëndrojë jashtë bllokut, Londra dëshiron të rivendosë marrëdhëniet dhe të kërkojë të thellojë lidhjet, duke përfshirë një pakt të ri sigurie Mbretëri e Bashkuar-BE.

Ai nuk i ka kursyer fjalët e ashpra as ndaj Marine Le Pen, duke e konsideruar lideren e Frontit Nacional në Francë, si një udhëheqëse ksenofobe dhe keqdashëse.

“Franca është një nga aleatët më të afërt të Britanisë dhe ne do të punojmë me këdo që të zgjidhet. Është një demokraci dhe varet nga populli francez që i qeveris ata,” u tha Lammy gazetarëve në fillim të kësaj jave. “Do të presim të shohim se çfarë do të ndodhë në raundin e dytë më 7 korrik”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rusia nuk garanton më, askënd

Incident te Gjykata e Durrësit, shkëputet pllaka nga fasada e institucionit

Skandali i ‘skllavit seksual’ në JPMorgan, drejtuesja shqiptare padit ish-bankierin për shpifje

Irani dëshiron t’ia dorëzojë Rusisë rezervën e uraniumit të pasuruar

Shkurtimet e vendeve të punës në Britani arrijnë nivelin më të lartë në pesë vjet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zyrtare, Vata firmos me Watford
Artikulli tjetër Anglia i falet penalltive, “Tre Luanët” kalojnë Zvicrën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Më pak nxënës dhe maturantë në Shqipëri
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
“Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?
Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.