Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për të përjashtuar me 60 ditë nga punet e Parlamentit, kreun e Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi dhe deputetin Klevis Balliu.
Ky vendim u morr, pas tensioneve në Kuvend në seancën e 8 Tetorit, ku mazhoranca kaloi me 85 vita draftin për reformën territoriale që përfshin shkrijen e 15 Bashkive.
Pas vendimit të Komisonit të Etikës, reagoi edhe deputeti Klevis Balliu, i cili tha se vendimi është me urdhër të Edi Ramës, duke u shprehur se veza u cilësua mjet piroteknik, teksa shtoi se ishin deputetët e mazhorancës që qëlluan të parët me shishe në drejtim të deputetëvë të PD.
Deputeti Sajmir Korreshi argumentoi se vendimi i Komisionit të Etikës është në shkelje të rregullores
Seanca e 8 Tetorit u shoqërua me tensione brenda sallës, teksa jashtë Parlamentit qytetarët protestonin kundër shkrires së 15 bashkive.
Marrë nga Syri.net