KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ‘Mburoja Evropiane për Demokracinë’ duhet të na mbrojë nga Rama
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > ‘Mburoja Evropiane për Demokracinë’ duhet të na mbrojë nga Rama
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

‘Mburoja Evropiane për Demokracinë’ duhet të na mbrojë nga Rama

Përditësimi i fundit: 13 Tetor, 2026 12:55 pm
66 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Para se Edi Rama të nisej për në Luksemburg për të marrë pjesë në konferencën e radhës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, Marta Kos shpalli me të madhe se vendi ynë do të bëhej pjesë e një nisme me emrin ‘Qendra Evropiane për Rezistencën Demokratike’.

Kjo qendër, që synon së pari të ndalojë përpjekjet për dobësimin e institucioneve demokratike, është pjesë e një nisme akoma më të madhe, e cila njihet me emrin pompoz: Mburoja Evropiane për Demokracinë.

Thonë se nismat dhe qendrat me emra të mëdhenj si këto shërbejnë më së shumti për të thithur fonde e për të abuzuar me to, por kjo është vetëm një shprehi e gojëve të liga.

Në mënyrë paradoksale, Edi Rama po udhëton drejt Brukselit për t’u bërë pjesë e Mburojës Evropiane të Demokracisë pikërisht pak ditë pasi ka ‘përdhunuar’ publikisht institucionin më të rëndësishëm demokratik në vend, parlamentin shqiptar.

Duke ndjekur parimin e çdo lideri autokratik në botë ‘frikë dhe shpërblim’, ai vuri në rresht deputetët e partisë së tij për të votuar në mënyrë të njëanshme reformën territoriale.

Për ironi, miratimi në mënyrë konsensuale i reformës territoriale ishte kërkuar nga vetë Bashkimi Evropian në raportin e progresit të vitit të kaluar.

Kjo bëri që opozita shqiptare të bëhej pjesë e komisionit të posaçëm për reformën territoriale, i cili funksionoi shumë mirë deri në momentin kur Edi Rama vendosi papritur e në mënyrë të njëanshme të miratojë i vetëm reformën territoriale sipas oreksit të tij elektoral.

‘Përdhunimi’ i parlamentit, duke shuar edhe ato pak zëra nga krahu i tij që dolën kundër kësaj reforme me pasoja të rënda jo vetëm për qytetarët, por edhe për demokracinë e vendit, do jetë ‘dhurata’ e Edi Ramës në tavolinën e bisedimeve në Luksemburg.

Nuk dimë se si do ndjehen evropianët dhe vetë Marta Kos pas kësaj, por ky ishte veçse skandali i fundit i Edi Ramës.

Nëse i shtojmë edhe skandalin e Vlora Hysenit, historinë e KAYO-s, çështjen e Belinda Ballukut, forcimin e narkoshtetit e me dhjetëra të tjera, e kupton shumë mirë se Mburoja Evropiane i duhet Shqipërisë për ta mbrojtur nga Edi Rama, i cili nuk ka lënë institucion demokratik pa kontrolluar dhe shkatërruar në vendin tonë.

Derisa BE ta kuptojë një gjë të tillë, do ngjajë më së paku si hipokrite në sytë e shqiptarëve.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Shqipoëria 1
Artikulli tjetër Ekzekutimi mafioz në Athinë, u krye nga banda shqiptare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.