KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Media gjermane analizon qeverinë Meloni dhe marrëveshjen me Shqipërinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Media gjermane analizon qeverinë Meloni dhe marrëveshjen me Shqipërinë
AnalizeBotaOpinionPolitike

Media gjermane analizon qeverinë Meloni dhe marrëveshjen me Shqipërinë

Përditësimi i fundit: 28 Tetor, 2024 9:24 am
127 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Opozita paralajmëron një “Orbanizim” të vendit. Në Itali kjo nuk është dhe aq e largët sa në Hungari, megjithatë, ajo që është e sigurt është se ka gjithmonë përpjekje për të kufizuar të drejtat me ligje të reja.

Ishte 22 tetor 2022, kur qeveria aktuale e qendrës së djathtë, e drejtuar nga Giorgia Meloni, kryeministre dhe udhlheqëse e partisë postfashiste Fratelli d’Italia (FdI), mori drejtimin e Italisë.

Që atëherë kanë kaluar dy vjet.

Asgjë nuk ka ndryshuar në politikën e jashtme, por politika e brendshme ka ndryshuar. Sidomos kur bëhet fjalë për kodin penal.

E përditshmja liberale “Il Foglio” e quan këtë “mania e arrestimit”. Në 24 muaj ajo identifikoi 48 krime të reja, që nënkuptonin 417 vite burg shtesë.

Kushdo që sulmon personelin mjekësor, gjë që po ndodh gjithnjë e më shpesh, përballet me gjashtë vjet burgim. Ka po ashtu një dënim me gjashtë vjet për “tërbimet” e paligjshme dhe kushdo që sulmon mësuesit dhe stafin e shkollës në përgjithësi merr një dënim me katër vjet burg.

Deri këtu, normale. Por ajo që shqetëson shumë njerëz janë përpjekjet e përsëritura për të kufizuar të drejtat civile.
Shembulli më i fundit dhe më i spikatur është marrëveshja Shqipëri-Itali.

Ndër të tjera, kjo parashikon që në Shqipëri mund të sillen vetëm emigrantë nga vendet e sigurta të origjinës. Ata duhet të aplikojnë për azil atje. Dymbëdhjetë emigrantët e parë që zbarkuan në qendrën e pritjes në Shqipëri të mërkurën e kaluar erdhën nga Egjipti dhe Bangladeshi, dy vende që janë shtete të sigurta për Romën, por jo për Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Gjyqtarët në Romë ndoqën rregullat e saj (Gjykatës Evropiane të Drejtësisë shën. i përkth), prandaj emigrantët duhej të silleshin në Itali.

Meloni dhe partnerët e saj të koalicionit shprehën zemërim, akuzuan gjyqtarët për paragjykime politike dhe premtuan të marrin masa të menjëhershme.

Çështja Itali-Shqipëri është pasoja e fundit e politikës kufizuese të migracionit të qeverisë Meloni. Menjëherë pas marrjes së detyrës, u nxorën rregullore për të vështirësuar operacionet e shpëtimit për OJQ-të.

Që atëherë, anijet lejohen të kryejnë vetëm një operacion shpëtimi dhe më pas duhet të shkojnë menjëherë në portin e caktuar, që zakonisht është disa ditë lundrim larg. Kushdo që e shkel këtë duhet të presë që anija t’i konfiskohet deri në 60 ditë dhe të vendoset një gjobë nga 2,000 deri në 10,000 euro.

Një masë tjetër e miratuar nga Parlamenti javën e kaluar ka të bëjë me çështjen e “nënave sorrogato”. Kjo është e ndaluar në Itali që nga viti 2004. Ligji parashikon një dënim me burg nga tre muaj deri në dy vjet dhe një gjobë nga 600,000 deri në një milion euro. Tani është shtuar një paragraf i ri që e shpall zëvendësimin një “krim universal”.

Kjo do të thotë se shtetasit italianë kryejnë një vepër penale edhe nëse e kryejnë atë jashtë vendit.

“Sigurisht që mund të jeni kundër praktikës së surrogacisë”, thotë sociologia e familjes Chiara Saraceno në një intervistë për ntv.de. 

“Kjo qeveri nuk është realisht e interesuar për këtë, por për të zbatuar vizionin e saj për familjen.”
Se ku e ka vërtetë qëllimin, kjo mund të shihet në bonusin prej 100 eurosh që do të paguhet këtë vit, përveç bonusit të Krishtlindjes. Por jo për të gjithë, por vetëm për çiftet e martuara me fëmijë. Çiftet që kanë fëmijë, por nuk janë të martuar, mbeten duarbosh. Ashtu si dhe martesat e të njëjtit seks, të cilat janë nën vëmendjen e qeverisë edhe për një arsye tjetër.

Po për të drejtën për të demonstruar?

Vetëm pak muaj pasi mori detyrën, ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi urdhëroi që vetëm nëna ose babai biologjik të regjistrohej si prind për çiftet e të njëjtit seks. Në vend të kësaj, partneri juaj duhet të paraqesë një kërkesë për birësim.

“Nuk ka të drejta universale për këtë qeveri, por vetëm të drejta që u jep atyre që janë të prirur ndaj saj”, thotë politologia Nadia Urbinati në një intervistë për ntv.de.

Për shembull, ekziston e drejta për të demonstruar. Gjatë fjalimit të saj të parë në Senat, Meloni siguroi se nuk do ta prekte këtë të drejtë. Ajo vetë mori pjesë në shumë demonstrata kur ishte e re. Megjithatë, premtimi tani po lëkundet. Këtë e tregojnë incidentet e shkurtit të kaluar.

Në demonstratat pro Palestinës të organizuara nga studentët në Firence dhe Piza, forcat e sigurisë u ndjenë të ngacmuar nga studentët dhe u kundërpërgjigjën duke i rrahur pa mëshirë.

Paketa e sigurisë e miratuar një javë më parë kufizon më tej të drejtën për të demonstruar. Opozita e quan paketën “ligji anti-Ghandi” sepse kërcënon demonstruesit paqësorë të ulur që bllokojnë trafikun me deri në dy vjet burg.

Meloni ka pohuar vazhdimisht se qeveria e saj nuk do të ndryshojë ligjin ekzistues për abortin. Megjithatë, në deklaratën përfundimtare të samitit të G7 në verë, ajo pengoi një angazhim të qartë për këtë të drejtë. Në Itali ligji në fakt nuk ka ndryshuar deri më tani. Por gratë që zgjedhin të bëjnë një abort tani janë nën presion më të madh. Mbi të gjitha për shkak të organizatave Pro-Vita, anëtarët e të cilave i kontrollojnë para dhe pas konsultimit të detyrueshëm dhe i bëjnë presion që të rishqyrtojnë vendimin e tyre.

Dhe pastaj është kapitulli i medias dhe gazetarëve. Meloni përgjithësisht jep intervista vetëm për mediat e lidhura me qeverinë. Ndryshe, ajo preferon video mesazhe përmes llogarive të saj sociale.

Shumica e qeverive italiane janë përpjekur të ndikojnë në raportimin e transmetuesit publik televiziv dhe radiofonik RAI. Megjithatë, ajo që është risi është guximi me të cilin kjo po ndodh tani. Një ditë para festës kombëtare të 25 prillit, në të cilën italianët festojnë çlirimin e tyre nga fashizmi nazist, një artikull i shkrimtarit Antonio Scurati, autor i një trilogjie për Musolinin, u anulua përfundimisht.

Pse? Ne ende nuk e dimë këtë sot.

Këtë javë, Matteo Salvini u lejua të kundërshtojë gjyqtarët që sollën emigrantët në Shqipëri në Itali gjatë lajmeve të mbrëmjes për plot katër minuta. Opozita po paralajmëron tashmë një “orbanizim” të Italisë. Kjo mund të jetë një ekzagjerim. Ende.

 

Marrë nga NTV.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presidentja e Gjeorgjisë: Nuk e njoh rezultatin e zgjedhjeve
Artikulli tjetër Derbi i Italisë dhuron spektakël, por jo fitues

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.