KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mekanizmi politik i prodhimit të territorit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mekanizmi politik i prodhimit të territorit
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Mekanizmi politik i prodhimit të territorit

Përditësimi i fundit: 7 Korrik, 2026 10:57 am
105 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Nga Doriana Musai

 

Territori nuk prodhohet vetëm nga arkitektët dhe investitorët. Përpara se një kullë të ngrihet, një resort të shtrihet në bregdet apo një projekt të zërë një hapësirë publike, duhet të jetë prodhuar vendimi që e lejon. Duhet një ligj, një VKM, një institucion që miraton dhe një leje që e bën projektin të ndërtueshëm. Arkitektura është ajo që shohim. Mekanizmi që e prodhon është shumë më pak i dukshëm.

Në Shqipëri, gjatë qeverisjes së Edi Ramës, ky mekanizëm është centralizuar gjithnjë e më shumë. Ndërsa planet rregulluese u braktisën si instrumente të qeverisjes së territorit, Rama përqendroi te KKTU-ja, që drejtohet prej tij, një pjesë gjithnjë e më të madhe të vendimmarrjes për zhvillimin dhe lejet e ndërtimit. Njëkohësisht, si Kryetar i Këshillit të Ministrave, drejton qeverinë që ndryshon VKM-të; si kryetar i mazhorancës politike, udhëheq 83 mandatet që miratojnë ndryshimet ligjore në Parlament. Ndërkohë, zhvilluesit privatë financojnë projektet e “arkitektëve me yll”, të përzgjedhur në një sistem ku vetë pushteti politik ka rol qendror në promovimin dhe legjitimimin e tyre. Kështu mbyllet qarku: projekti, investitori, akti nënligjor, ligji dhe leja takohen në të njëjtën strukturë pushteti.

Atëherë, pyetja nuk është më nëse një ndërtesë është e bukur apo nëse arkitekti është i famshëm. Pyetja është: nga do të anojë ky pushtet i përqendruar, nga interesi publik apo nga interesi privat?

Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit është ndryshuar vazhdimisht që prej vitit 2014 dhe, përmes këtyre ndryshimeve, vendimmarrja mbi territorin është përqendruar gjithnjë e më shumë në nivelin qendror dhe në KKTU. Në të njëjtën kohë, është dobësuar pesha reale e aktorëve lokalë: pushtetit vendor, grupeve të interesit, komuniteteve dhe vetë qytetarëve. Pushteti vendor ka humbur kontrollin efektiv mbi zhvillimet që ndodhin në territorin e tij, grupet e interesit janë zhvendosur në periferi të procesit, konsultimi publik është reduktuar në procedurë dhe qytetari hyn në proces kur projekti është tashmë i ndërtuar politikisht dhe institucionalisht. Pra, nuk kemi vetëm shtim kompetencash për KKTU-në, por një zhvendosje përfundimtare të vendimmarrjes mbi territorin drejt një strukture të centralizuar, të drejtuar nga Kryeministri.

Dhe pikërisht këtu lind pyetja: kur ka përqendruar vendimmarrjen dhe ka dobësuar aktorët lokalë dhe mekanizmat e kontrollit publik, si e provon qeveria interesin publik të një projekti?

Interesi publik nuk shpallet me një vendim dhe as provohet duke thënë se projekti “sjell investime”, “sjell turistë” apo “hap vende pune”. Ai duhet të argumentohet. Cila është nevoja publike që zgjidh projekti? A përputhet me dokumentet e planifikimit? Cilat alternativa janë shqyrtuar? Cila është kostoja territoriale, mjedisore dhe sociale? Kush përfiton dhe kush humbet? Ku është analiza që krahason përfitimin publik me koston që paguajnë territori dhe komuniteti? Sepse interesi publik duhet të jetë i matshëm, i argumentuar dhe i kontrollueshëm nga publiku.

Nëse këto prova mungojnë, atëherë kemi të drejtë të pyesim: interesin e kujt përfaqëson qeveria kur i shton vazhdimisht pushtet KKTU-së? Dhe për kë punon KKTU-ja kur e trajton territorin si një telajo të bardhë, sikur aty të mos kishte lumenj, bregdet, male, trashëgimi, tradita dhe komunitete? Territori nuk është telajo e bardhë e Kryeministrit. Qytetarët nuk janë pengesa që hiqen nga projekti. Dhe interesi privat nuk mund të vishet me gjuhën e shtetit për t’u shpallur interes publik.

Tetë vjet më parë, më 5 korrik 2018, Parlamenti, i drejtuar edhe atëherë nga mazhoranca e Edi Ramës, miratoi një ligj special, të njohur publikisht si “Ligji Fusha sh.p.k.”. Një ligj i dizenjuar si kostum për interesin e një kompanie private, ndërsa argumenti qeverisës mbështetej te figura e “star-arkitektit” dhe te narrativa se pengesë për zhvillimin ishin qytetarët që protestonin në sheshin e Teatrit. Pas më shumë se dy vitesh presion nga shoqëria shqiptare, ligji u tërhoq nga Parlamenti. Por projekti nuk u tërhoq. Ai thjesht ndryshoi rrugë. Nga Parlamenti kaloi në qeveri dhe, përmes një VKM-je, prona e Teatrit iu transferua Bashkisë së Tiranës. Brenda 72 orësh, Teatri u dorëzua në tepsinë e shembjes nga Erion Veliaj, sot në qeli.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, operacioni i mjegullës dhe errësirës tregoi deri ku mund të abuzohet me pushtetin kur institucionet vihen në dispozicion të një vendimi politik dhe policia përdoret kundër qytetarëve paqësorë. Teatri Kombëtar u shemb në orën 4:30 të mëngjesit. Por ajo që u shemb atë mëngjes nuk ishte vetëm një ndërtesë. U bë i dukshëm një model: kur ligji pengon, ndryshohet ligji; kur Parlamenti nuk mjafton, përdoret qeveria; kur prona duhet transferuar, përdoret VKM-ja; dhe kur qytetarët qëndrojnë në shesh, përdoret policia.

Sot, tetë vjet më pas, shoqëria nuk është më ajo që u mbyll në shtëpi nën frikën e COVID-it, ndërsa pushteti përdori lockdown-in për të shembur Teatrin. Shoqëria i ka shëruar plagët e Teatrit dhe ka rigjetur forcën për të dalë jo më kundër një vendimi, një VKM-je apo një ligji të vetëm, por kundër vetë modelit të qeverisjes që i prodhon ato.

Ky është ndryshimi që pushteti nuk arrin të lexojë. Prandaj propaganda qeverisëse është disa hapa pas protestës. Sepse qytetarët nuk po protestojnë më vetëm kundër projektit. Po vënë në diskutim sistemin që prodhon projektin, ligjin që e përshtat, institucionin që e miraton dhe pushtetin që e imponon.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dosja Veliaj/ Ajola Xoxa kërkon pezullimin e gjyqit: Jam me leje lindje
Artikulli tjetër Skemë kontrabande e naftës Shqipëri–Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.