KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ministrat e Jashtëm të NATO-s mblidhen në Suedi, në fokus trupat amerikane dhe Ukraina
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ministrat e Jashtëm të NATO-s mblidhen në Suedi, në fokus trupat amerikane dhe Ukraina
AktualeAnalizeBotaPolitike

Ministrat e Jashtëm të NATO-s mblidhen në Suedi, në fokus trupat amerikane dhe Ukraina

Përditësimi i fundit: 22 Maj, 2026 7:29 am
45 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Ministrat e Jashtëm të NATO-s zhvillojnë një takim dyditor në Helsingborg të Suedisë. Nevoja urgjente për diskutime lidhet kryesisht me të ardhmen e ushtarëve amerikanë në Evropë dhe mbështetjen për Ukrainën.

Është një takim në sfondin e disa krizave ndërkombëtare: në Helsingborg të Suedisë kanë filluar bisedimet dyditore të ministrave të jashtëm të NATO-s. Në fillim, në kështjellën Sofiero, ishin të pranishëm edhe kryeministri suedez Ulf Kristersson dhe mbreti Carl XVI.

Fillimisht synohej që të përgatitej kryesisht samiti i NATO-s në fillim të korrikut në Ankara, por për shkak të luftës kundër Iranit dhe tërheqjes së pjesshme të planifikuar të trupave amerikane nga Evropa, rendi i ditës mund të ndryshojë.

Në rendin e ditës në takim pritet të shtrohen disa çështje të hapura si: pyetjet e evropianëve për sekretarin amerikan të shtetit, por edhe pyetje të evropianëve për vetveten. Fillimisht për partnerin nga ana tjetër e Atlantikut. Si duhet kuptuar tërheqja e 5.000 ushtarëve të SHBA-së nga Gjermania, e shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump? A është kjo në të vërtetë një tërheqje nga Evropa? Apo është një tërheqje nga Gjermania në fund vetëm një riorganizim brenda njësive evropiane?

Ka indikacione që ushtarët amerikanë mund të zhvendosen në krahun lindor, ndoshta në Poloni. Dhe a do të ketë më shumë prej tyre? Gjenerali amerikan dhe komandanti suprem i NATO-s Alexus Grynkewich ka deklaruar se numri do të mbetet 5.000. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, siguron se kjo nuk do të ndikojë në aftësinë mbrojtëse.

Rubio: “SHBA shumë e zhgënjyer nga NATO”

Që para mbërritjes së tij në takimin e ministrave të NATO-s, Sekretari amerikan i Shtetit Rubio e bëri të qartë qëndrimin e vendit të tij, se është i zhgënjyer dhe pret përfitime për SHBA-në. Përndryshe, vihet në pikëpyetje anëtarësia.

SHBA-ja fillimisht nuk ishte e përfaqësuar në nivel të lartë, por Sekretari i Shtetit Marco Rubio vendosi tonin pak para nisjes së tij për në Suedi. “Nuk besoj se dikush është i befasuar që Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht presidenti aktualisht janë shumë të zhgënjyer nga NATO dhe nga ajo që ajo përfaqëson.”

Nuk kërkohet “të dërgojnë avionë luftarakë”

Si një arsye, Rubio përmendi refuzimin e vendeve si Spanja për të lejuar ushtrinë amerikane të përdorë bazat për sulme kundër Iranit. Anëtarësimi në një organizatë duhet të ketë vlerë për SHBA-në. Një vlerë qendrore janë bazat në Evropë, sepse ato i mundësojnë SHBA-së të ushtrojnë forcë ushtarake në raste krize. Nëse përdorimi i bazave refuzohet, atëherë shtrohet pyetja pse një vend është pjesë e NATO-s, tha Rubio.

Ai gjithashtu kritikoi sërish mungesën e mbështetjes nga shtetet e tjera të NATO-s në luftën kundër Iranit. Presidenti Donald Trump nuk kërkon “që ata të dërgojnë avionët e tyre luftarakë”, tha Rubio. “Por ata refuzojnë të bëjnë çfarëdo qoftë,” kritikoi ai. “Ne jemi zemëruar shumë për këtë.”

Wadephul e sheh Gjermaninë në një rol udhëheqës

Për Gjermaninë merr pjesë ministri i Jashtëm Johann Wadephul. Para nisjes, ai theksoi se Gjermania e sheh veten, në funksion të një roli më të madh të Evropës në NATO, në një “pozicion udhëheqës”. Qëllimi është “një shpërndarje e re e barrës që i përgjigjet potencialit ekonomik dhe ushtarak të Gjermanisë dhe Evropës”.

Përveç rolit të Evropës dhe samitit të NATO-s në Ankara, në Helsingborg do të diskutohet ndër të tjera edhe për mbështetjen e Ukrainës si dhe për zgjerimin e kapaciteteve të armatimit.

Rutte kërkon ritëm më të shpejtë në armatim

Por do të trajtohen edhe pyetjet që evropianët i bëjnë vetvetes. Për shembull: si mund të përshpejtohen ndjeshëm zhvillimi dhe prokurimi në industrinë vendase evropiane të mbrojtjes? Rutte u kujton partnerëve se vitin e kaluar, në samitin e NATO-s në Hagë, u mor vendimi historik për pesë për qind, dhe tani kërkon shumë më tepër shpejtësi në zbatimin e tij.

Kush negocion për Ukrainën?

Një rol mund të luajë edhe pyetja se kush, nga pala evropiane, mund të ulet në tryezë për bisedime mbi një armëpushim apo madje për paqe në Ukrainë – ndoshta edhe në krye të tryezës, nëse Shtëpia e Bardhë tërhiqet gjithnjë e më shumë nga çështja e luftës në Ukrainë.

Propozimi i paraqitur nga presidenti rus Vladimir Putin për Gerhard Schröderu refuzua unanimisht për shkak të konfliktit të interesit. Ish-kancelarja Angela Merkel e përjashtoi kategorikisht një rol të tillë për veten, duke argumentuar se duhet të jetë dikush nga rrethi i parë politik, një person në detyrë me pushtet konkret.

Herë pas here përmendet emri i Alexander Stubb, presidentit të Finlandës. Ai ka mbështetur bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë dhe njëkohësisht ka lidhje të mira me Donald Trump. Kjo gjithashtu mund të jetë e dobishme.

Mbështetje për ngushticën e Hormuzit

Bisedimet në Suedi pritet të lehtësohen politikisht dhe në aspektin e atmosferës nga mbështetja e premtuar e evropianëve për sigurimin e ardhshëm të ngushticës së Hormuzit.Nën drejtimin e Francës dhe Britanisë së Madhe, disa shtete po përgatiten për ta bërë këtë rrugë të rëndësishme tregtare përsëri të aksesueshme për lundrim të lirë.

Gjermania merr pjesë ndër të tjera me anije për pastrimin e minave – por vetëm nëse armët heshtin dhe nëse ekziston një mandat ndërkombëtar.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Dhunohet drejtori i AKU Shkodër

Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

Digjen gjatë natës katër betoniere në Dukat

Merz propozon: Ballkani Perëndimor si vëzhgues në BE, Ukraina si anëtare e asociuar

Kush është aleati kryesor i Rusisë në Ballkan?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turkut Veysel Sahin i bllokohen 500 mln USD, në Shqipëri operon në Call Centera
Artikulli tjetër Irani po çimenton kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Irani po çimenton kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit
Aktuale Analize Bota Opinion Sociale 22 Maj, 2026
Turkut Veysel Sahin i bllokohen 500 mln USD, në Shqipëri operon në Call Centera
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 21 Maj, 2026
Përbindëshi Albanian Digital Solution/ Më keq se AKSHI
Analize HI-Tech Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 21 Maj, 2026
Gara pa rivalë e Berishës për drejtimin e PD-së rrezikon ta fundosë politikisht partinë
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 21 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.