KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ministri i Bujqësisë Andis Salla, do të trajnojë në restorante 50 fermere femra
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ministri i Bujqësisë Andis Salla, do të trajnojë në restorante 50 fermere femra
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, do të trajnojë në restorante 50 fermere femra

Përditësimi i fundit: 2 Tetor, 2026 8:15 am
61 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ministri Andis Salla e ka gjetur mënyrën se si t’i kthejë sytë nga bujqësia, duke organizuar takime në restorantet më luksoze në vend, me antipasta, mish dhe verë. Megjithëse i gjithë sektori lëngon nga skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë, fillimisht me programin IPARD e aktualisht me mbështetjen e “miqve” me skemat kombëtare, Salla ka menduar që të organizojë evente.

Në vend që paratë të hidhen drejtpërdrejt për fermerët, të mbështeten dhe të financohen, vetë pikat e bujqësisë në rrethe, me urdhër direkt të kreut të ministrisë, bëjnë tendera se si të kënaqin fermerët. Kësaj herë, me valën e madhe në Tiranë me videot intime, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje vendosi të trajnojë 50 fermere (femra).

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, kjo qendër do të bëjë një tender me vlerë deri në 10 milionë lekë të vjetër me objekt “trajnime të grave fermere”. Kërkesat janë që restorantet të kenë ambiente, fillimisht kërkojnë disa salla konference me mikrofonë, dosje e transport.

Trajnimet do të bëhen në Berat, në zonën e Roshnikut, dhe në Gjirokastër, teksa nga specifikimet e kërkesat, s’do mënd që dihet edhe fituesi apo vendi ku do të bëhet “trajnimi” në Roshnik, megjithëse tenderi do të zhvillohet në datën 5 tetor.

Kërkesat e tjera janë që lokali apo vendi të ketë kafe e ujë, mini ëmbëlsira 2 herë. Por, vëmendja më kryesore e të gjithë trajnimit do të jetë dreka e fermereve femra.

Ministria e Bujqësisë kërkon një dreke tepër të bollshme për fermeret femra. Në specifikimet e tenderit kërkohet drekë për 50 persona, në Berat, Roshnik. Pjata e parë të ketë antipasta të ndryshme, sallatë mix, sallatë cesar, brusketa mix. Pjata dytë të ketë mish keci 500 gramë dhe garniturë. Pjata e tretë byrek në saç dhe patate furre. Më pas ëmbëlsirë dhe fruta. Dreka do të ketë pije freskuese, verë apo birrë.

Ndërkohë, në të njëjtin tender specifikohet se çfarë do të konsumojnë këto fermere në Gjirokastër. Sërish kërkohet drekë për 50 persona, me antipasta të ndryshme në pjatën e parë. Në pjatën e dytë të ketë mish qengji ose keci, sërish 500 gramë dhe garniturë. Pjata e tretë të ketë qifqi me oriz dhe patate furre. Më vonë ëmbëlsirë dhe fruta si dhe pijet pa limit.

“Trajnimi do të jetë një ditë në zonën e Beratit dhe një ditë në zonën e Gjirokastrës”, thuhet në tender.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 124 ditë protesta/ Qytetarët përplasen me policinë, gjatë marshimit
Artikulli tjetër Kullë te Tajvani, çfarë parashikojnë projektet në garë për Tirana Fountain Plaza

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.