KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Miratohet me 73 vota falja e borxheve, për 10 vjet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Miratohet me 73 vota falja e borxheve, për 10 vjet
AktualeAnalizeFinanceKryesorePolitike

Miratohet me 73 vota falja e borxheve, për 10 vjet

Përditësimi i fundit: 12 Dhjetor, 2025 9:27 am
108 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Duke filluar nga 1 janari do të nisë dhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me një normë tatimore prej 5%.

Pavarësisht propozimeve të deputetëve për një normë më të ulët tatimi, amendamentet janë rrëzuar.

Projektligji “për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë” – 73 vota pro, 0 abstenim, 14 vota kundër.

Me miratimin edhe të projektligjit për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore, me 73 vota pro, 0 abstenim dhe 14 kundër, merr këtu vulën përfundimtare dhe paqja fiskale. Të dy projektligjet janë miratuar me shumicë votash në seancën maratone, teksa votohet nen për nen paketa fiskale.

Ky projektligj është kritikuar ashpër nga opozita, e cila ka kërkuar nga qeveria të bëjë publike listën e përfituesve. Por asnjë nga amendamentet nuk u miratua, por morën kundërshtimin nga mazhoranca.

Sipas këtij ligji, që mori dritën jeshile pas mesnate në seancën maratonë në Kuvend, të gjitha detyrimet e krijuara deri në 31 dhjetor 2014 fshihen automatikisht, me përjashtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Janë afro 2 miliardë euro që preken nga kjo nismë e miratuar, nga të cilat 1 miliardë euro borxhe që falen automatikisht pasi janë me vjetërsi mbi 10 vite, pa përfshirë detyrimet për sigurimet shoqërore.

Ndërsa borxhet e krijuara si doganore, ashtu edhe tatimore nga 2015-2024 do të lehtësohen vetëm nëse paguhen detyrimet.

Eno Bozdo: Nga fshirja e detyrimeve përfitojnë persona që kanë në pronësi kompani, edhe nëse ato kanë përfituar tendera e kontrata publike. Individët duhet të përjashtohen nga fshirja dhe shuarja; kategoritë e tilla duhet përjashtuar.

Kemi kërkuar që 3 mijë biznese që përfitojnë më shumë të publikohen në faqen online, që komuniteti publik të dijë kush ka përfituar nga falja. Kjo nuk ka lidhje me privatësinë e të dhënave. Si tatimet dhe doganat mund të nxjerrin debitorët në faqet e tyre.

Milva Ikonomi: Në komision, një pjesë është vendosur për t’u marrë në konsideratë nga kjo listë.

Niko Peleshi: I votuam sipas propozimeve; shihet rezultati.

Agron Shehaj: Me këtë projektligj ka dyshime të forta që është falja e gjobave ndaj Bankers Petroleum. E papranueshme që mos të ketë transparencë për një gjobë 120 milionë euro. Kemi pyetur dhe Ministrinë e Financave dhe nuk na është përgjigjur. Kjo është për të shpëtuar këtë kompani. Të ndryshohet ky nen që të përjashtohet kompania Bankers nga përfitimi i faljes së gjobave.

Petrit Malaj: Ju sqarova me gjobën e Bankers; nëse përfiton, është e shkruar në ligj që ata që janë në hetim nuk përfitojnë nga ligji i shuarjes. Për sa i përket gjobës së doganave, drejtoria e doganave po merr të gjitha masat për të vjelur këtë gjobë.

Agron Shehaj: Z. Ministër, sapo konfirmuat që Bankers nuk e ka paguar akoma gjobën. Z. Ministër, a ka para Bankers për të paguar? Çfarë po prisni? 2 vjet për 120 milionë euro?

Ju jeni të gatshëm të garantoni që me kalimin e këtij projektligji, 120 milionë euro të Bankers do të kalojnë në buxhetin e shtetit? Mund të dilni garant, z. Ministër? Vëmendje, të mbani fjalën?

Kërkojmë që lista e përfituesve të publikohet në faqen e institucioneve.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit

Moska regjistron reshjet më të dendura të borës, në më shumë se 200 vjet

Belinda Balluku ‘kërkon’ pasaportën

Biznesi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura

Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një tërmet i dytë godet Japoninë, brenda pak ditësh, rritet alarmi për cunami
Artikulli tjetër Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli, opozita braktis sallën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Rama dhe Balluku firmosin lejen e radhës për çunat e APEX-it
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Pas goditjes së grupit të Beqirit, Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 30 Janar, 2026
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skema mashtruese, me kredi të rreme
Aktuale Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.