KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Miratohet rezoluta kundër embargos amerikane ndaj Kubës, Shqipëria abstenon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Miratohet rezoluta kundër embargos amerikane ndaj Kubës, Shqipëria abstenon
AnalizeBotaKryesorePolitikeZhvillim

Miratohet rezoluta kundër embargos amerikane ndaj Kubës, Shqipëria abstenon

Përditësimi i fundit: 29 Tetor, 2026 8:18 am
8 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Për herë të 34-t, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i japin fund embargos ekonomike, tregtare dhe financiare ndaj Kubës. Por këtë vit, rezoluta mori mbështetjen më të ulët në dy dekadat e fundit.

Në votimin e së mërkurës, 130 vende u shprehën pro, 17 kundër dhe 25 abstenuan. Mes atyre që abstenuan ishte edhe Shqipëria, e cila kësaj here nuk iu bashkua vendeve që kërkuan heqjen e bllokadës amerikane ndaj Havanës.

Abstenimi shënon një ndryshim nga qëndrimi që Shqipëria ka mbajtur tradicionalisht në këtë votim. Ky qëndrim i Shqipërisë vjen në një periudhë kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Havanës mbeten të tensionuara, ndërsa qëndrimi pro-rus i Kubës ndaj luftës në Ukrainë është përdorur nga disa vende perëndimore si argument kundër rezolutës.

Votimi pasqyron edhe ndarjet mes vendeve anëtare të OKB-së për mënyrën se si duhet trajtuar Kuba dhe për vazhdimin e sanksioneve amerikane, të cilat Havana i konsideron një pengesë të rëndë për ekonominë e vendit.

Embargoja amerikane ndaj Kubës daton që prej vitit 1960, kur Uashingtoni vendosi kufizimet e para tregtare, pas përplasjeve me qeverinë e Fidel Kastros dhe shtetëzimit të pronave amerikane në ishull. Në shkurt të vitit 1962, presidenti John Kennedy e zgjeroi embargon në pothuajse të gjithë tregtinë mes dy vendeve.

Në dekadat që pasuan, kufizimet u forcuan më tej me ligje të miratuara nga Kongresi amerikan, veçanërisht në vitet 1992 dhe 1996. Pavarësisht disa lehtësimeve të përkohshme, embargoja mbetet në fuqi edhe sot, më shumë se gjashtë dekada pas vendosjes së saj.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

‘Mos i kurseni!’/ Plumbat e gomës kundër protestuesve dhe gazetarëve

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, gabim njerëzor

Ndryshimet në paketën fiskale/ Qeveria pranon se u diktuan nga pakënaqësitë e studentëve

Netanyahu del i pari, por s’i mjaftojnë 53 mandate/ Opozita shpreson te koalicioni me partitë arabe

Brnabiç ngre alarmin: Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm The Times: “Vuçiç ishte pranë grushtit të shtetit”/ U tërhoq pas telefonatave nga qeveritë europiane
Artikulli tjetër Brnabiç ngre alarmin: Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

The Times: “Vuçiç ishte pranë grushtit të shtetit”/ U tërhoq pas telefonatave nga qeveritë europiane
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Tetor, 2026
Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Marco Rubios kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion
Fokus Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Akti normativ i Qeverisë/ Hyjnë në fuqi masat “anti-dhunë”
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 29 Tetor, 2026
Sjhqiptarët e Luginës së Preshevës, të hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por…
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.