KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga burgu i Fierit, Beleri merr pjesë në mbledhjen e eurodeputetëve të Mitsotakis
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Nga burgu i Fierit, Beleri merr pjesë në mbledhjen e eurodeputetëve të Mitsotakis
PolitikeZhvillim

Nga burgu i Fierit, Beleri merr pjesë në mbledhjen e eurodeputetëve të Mitsotakis

Përditësimi i fundit: 9 Korrik, 2024 6:22 pm
153 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Në mbledhjen e eurodeputetëve grekë të organizuar me iniciativën e Delegacionit të Përhershëm Grek në Bruksel, mori pjesë edhe eurodeputeti, Fredi Beleri. Për t’i bërë të mundur pjesëmarrjen e tij për disa minuta me anë të zoom-it, u desh që edhe një herë të paraqitej një kërkesë e veçantë pranë Drejtorisë së Burgjeve të Fierit, ku ai po vuan dënimin, shkruan Protothema. Avokatët e Belerit kanë paraqitur një kërkesë zyrtare për leje pesëditore, në mënyrë që ai të betohet si eurodeputet në seancën plenare të Strasburgut më 16 korrik.

Beleri është një nga eurodeputetët e “Demokracia e Re”, partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, në Parlamentin Europian, pjesë e grupimit të EPP-së. Beleri, do të qëndrojë në burg deri në tetor, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit në Shqipëri, e cila gjykoi çështjen e tij në shkallë të dytë në Tiranë. Gjykata vendosi të lërë në fuqi dënimin fillestar prej 24 muajsh. Ai u dënua si në shkallë të parë ashtu edhe në shkallë të dytë për korrupsion aktiv.

Nëse vendimi i apelit ia ul dënimin në 20 muaj ose më pak, atëherë ai do të lirohej menjëherë. Ndërkohë më 5 korrik Beleri u shkarkua edhe si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, pasi KQZ vendosi t’i heqë mandatin. Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas humbjes në zgjedhje, Le Pen në hetim nga Prokuroria e Parisit
Artikulli tjetër Kryeministri sllovak kthehet në punë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.