KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Opozita propozon zgjedhjen e Avokatit të Popullit, PS shprehet kundër
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Opozita propozon zgjedhjen e Avokatit të Popullit, PS shprehet kundër
AktualeKomentPolitike

Opozita propozon zgjedhjen e Avokatit të Popullit, PS shprehet kundër

Përditësimi i fundit: 17 Mars, 2025 12:49 pm
255 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në një sallë pothuajse të boshatisur nga ana e opozitës, mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të futur në rendin e ditës në seancën e sotme plenare dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi kërkoi që të respektohej tradita parlamentare, që palët të futen në një proces diskutimi mbi propozimet e opozitës, para  se të shkohet në votimin në Kuvend. Ai shtoi se janë të gatshëm që ta votojnë që në seancën e radhës plenare në Kuvend, por duke nisur diskutimet, pasi sipas tij, opozita nuk ka respekt për ta dhe e bën si “fakt të kryer”.

“Opozita ka kërkuar të fusë në rendin e ditës zgjedhjen e avokatit të Popullit. Ne kemi kërkuar të ndërtojmë një proces sipas traditës parlamentare, meriton të kemi një proces ku përfaqësuesit tanë dhe të opozitës diskutojnë me emrat dhe arrihet një konsensus. Ne nuk kemi propozime tonat, duam të diskutojmë mbi propozimet e opozitës. Unë e kam bërë disa herë këtë ftesë, deri tani nuk kemi asnjë reagim nga grupi parlamentari opozitës. Edhe njëherë theksoj gatishmërinë tonë, edhe që sot të fillojnë procesin dhe ta miratojmë në seancën e radhës. Propozoj të fillojmë sot negociatat, mbi bazën e propozimeve dhe jemi të gatshëm ta votojmë në seancën e radhës, por jo kështu si duan ta  bëjnë fakt të kryer dhe në mungesë respekti për maxhorancën që në fund të fundit, pa votat e opozitës nuk zgjidhet dot”, tha Peleshi.

Në përgjigje të Peleshit, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili tha se nuk ka nevojë për diskutime pasi opozita e ka deklaruar publikisht se mbështet një kandidaturë të  vetme. Ai akuzoi maxhorancën se nuk ka vullnet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“Opozita e ka bërë të qartë publikisht se cila është kandidatura që mbështet. Procesi për herë  të parë hy në ngërç. Kjo s’ka nevojë për asnjë proces dhe s’ka ndonjë proces formal të veçantë parlamentar. Meqë ka një konsensus që opozitës i jepet mundësia, është fokusuar  te një kandidaturë e vetme, çfarë procesi do hapim? Këtu mund të thuhet shumë thjeshtë që nuk ka vullnet. Ne sot jemi në një situatë të turpshme që për 3 vite rresht nuk zgjedhim dot një Avokat Populli. E vetmja gjë që mund të bënte maxhoranca, ishte të votonte dhe t’i jepte fund këtij turi 3-vjeçar”, u shpreh Vasili.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit në Kuvend kërkon 84 vota, teksa Erinda Ballanca po e ushtron detyrën përtej afateve kushtetuese, pasi i ka mbaruar mandati prej Marsit të vitit 2022.

Në garë për postin e Avokatit të Popullit janë 7 kandidatë: Besim Ndregjoni, Vitore Tusha, Tartar Bazaj, Bledar Dervishaj, Dardan Mustafaj, Edison Frangu dhe Erald Aga. Opozita deklaroi se kishte propozuar emrin e Besim Ndregjoni, por siç duket, më pas u tërhoq nga ky emër.

 

Marrë nga Gijotina.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Quo Vadis, Shqipëri?

Rinia e ka vrarë frikën, nuk i druhet regjimit autokratik të Ramës

Tensione gjatë protestës në Kurbin, i vihet zjarri Bashkisë

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve gjatë protestave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Jep dorëheqje kryetari i komunës së Koçanit
Artikulli tjetër Leskaj kundër Bankës së Zhvillimit: Ka rrezik ekonomik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 19 Tetor, 2026
Deputetja Marjana Koçeku letër ambasadave: Protestuesit janë marrë me forcë nga civilë
Aktuale Fokus Koment Kryesore Opinion Politike 19 Tetor, 2026
Krimi i rëndë në Kamëz me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Pretendimet që shoqërojnë protestat në Shqipëri
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Politike Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.