Një marshim-protestë po zhvillohet sot në qytetin e Shkodrës nga qytetarë, simpatizantë dhe deputetë të PD-së.
Protesta vjen pas ngjarjes së ndodhur dy ditë më pare në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy persona dhe një kalimtare.
Deputeti Luçiano Boçi, u shpreh se Shkodra duhet të shprehë revoltën, zemërimin dhe nuk ka kohë për të heshtur. “Duhet një mosbindje civile dhe politike”, theksoi ai. Ndërsa sekretari i përgjithshëm Flamur Noka u shpreh se “Policia ka dalë nga binarët e ligjit”.
Protestuesit po marshojnë drejt teatrit dhe më pas do të rikthehen sërish në pedonale.
Ata mbajnë në duar një pankartë ku shkruhet: “Qytetnimi është ma i fortë se krimi. Po na vrasin, duhet reagim!”. Ndërkaq nuk mungojnë as thirrjet politike si “Rama ik!”, apo “Poshtë diktatura!”